Një i ri nga fshati Zall Dajt në Tiranë ka humbur jetën në rrethana fare të paqarta.
22 vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Viktima i Identifikuar me inicialet Xh.H ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij.
Policia e informuar për vdekjen nga spitali, njofton se është duke hetuar lidhur me ngjarjen.
I pyetur nga blutë e kryeqytetit, i vëllai i viktimës tregon se shkak i vdekjes ka qenë rrëshkitja nga një lartësi e konsiderueshme.
Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.
Paraprakisht pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vdekjes si pasojë e rënies nga lartësia.