Nazarko mbrojti gjatë gjithë kohës në Zululand idenë që Agolli si tregimtar e si poet ishte i bërë njësh me tabanin, ai ishte ADN-ja e shqiptarëve, ai ishte me të gjitha veset e vrituet e shqiptarëve”.
Nano vetë tha se “e çmonte Agollin si poet (jo si tregimtar), e çmonte edhe në pikëpamje humane, por një pjesë e madhe e veprës së tij ka qenë në shërbim të diktaturës komuniste”.
Pas kësaj, Nano rrëfeu një anekdotë nga jeta e tij mbi Agollin e Kadarenë:
“Në fillim të viteve ’80, kur isha student, kam qenë në një takim që Kadare ka bërë në korpusin qëndror të universitetit. I pyetur pse nuk shkruan më poezi, Kadare u shpreh se ‘nuk kishte ndërmend të shkruante më poezi, poezia është një fushë krijimi që për shkrimtarin ka limit’. Pas disa kohësh jam ndodhur në një takim që Agolli bënte me lexuesit, dhe aty u çova dhe i thashë atë që Kadare kish thënë lidhur me poezinë. Reagimi i Agollit ishte në nivelet e propagandës komuniste. ‘Kjo është një tezë revizioniste: ai e ka thënë këtë në kërkim të suksesit në vendet borgjeze e revizioniste’.”
Teksa po diskutohej mbi ballafaqimin Kadare vs Agolli, edhe Nazarko bëri një rrëfim mbi Kadarenë.
Në përgjigje te idesë së Nanos se Agolli ishte i tabanit, ndërsa Kadare, ndonëse është i lidhur fort me vendin e vet, nuk ka lidhje me tabanin, Nazarko tregoi se në një koncert të bërë në Paris nga një grup popullor shqiptar, kur grupi po këndonte këngën ‘Janinës ç’i panë sytë’, Kadaresë, që ishte aty, i doli një pikë loti nga sytë’.”
“Kjo është e pabesueshme”, ia bëri Nano. “Kështu duket, e pabesueshme, por e kam parë vetë që i ka dalë loti”, tha Nazarko.
Nuk mund t’i kuptoj disa tipa si Nano të cilët kanë gjithë të drejtën për të shprehur mendimin e tyre kundër një qeverie, partie a personaliteti. Po shpesh njeriu i saktë nga mendja duhet ta mati edhe madhësinë e vet (jo madhështinë) jo nga hija e ndonjë kanali televiziv, por nga truri i vet. Shqipëria për fat të keqa nuk ka pasur ndonjë aradhe mendimtarësh, poetësh, piktorësh, aktorësh a personalitete të tjera aq të shumta sa Zuzulandi i Nanos të mund të përzgjedh. Ishte Hygo më i madh se Balzaku, apo Gi de Mopasan më i madh se….Ilir Meta, Jemi aq të varfër në pasurinë e kulturës sonë, të maja a kodrave të personaliteteve sa nuk mund të kërkojmë baba tjetër kur e kemi me emër dhe mbiemër. Dritëroi nuk është Kadare, sepse Shqipëria nuk është Francë. Dhe ne jemi duke folur për një humbje të madhe që pësoi bash..SHQIPËRIA dhe jo Zheji e Qimekuqi, jo prof.askushi Marko Polo por ne të tjerët, mijëra lexuesit e adhuruesit e këtij njeriu që e rriti vërtet Partia e Punës, por në një kohë kur nuk kishte parti tjetër. Ne na ngopi, na kënaqi, na bëri të qeshim, na ndihmoi të ecnim ( ata të letërsisë e arteve), por edhe heshti për mizoritë e diktaturës. Fatëkeqësia e tij ishte se vdiq në prag të zgjedhjeve sepse edhe adhuruesit e heshtur duan të bëhen dikushi në qeverinë e ardhshme, prandaj nuk u lipset aspak emri dhe figura e Dritë..të rrojit
Edhe hienat do ti kishin zili keta pseudoanalistet tane qe kane 10 dite te shtruar ne gosti ,e po shqyejne kujtimin e Driteroit akoma pa ju tretur mishi e kockat.