Policia ka zbardhur identitetin e autorit të gjashtë të grabitësve që vodhën paratë e bankës gjatë transportimit të tyre drejt Rinasit.
Bëhet me dije se personi i gjashtë është shtetsasi Admir Çerpja, i cili gjatë komunikimit me bashkëpuntorët përdorte emrin Jetmir.
Çerpja është shpallur në kërkim një ditë më parë nga Policia e Tiranës, pas një aksioni të mirëkordinuar ku u vunë në pranga 4 pjesëtarë të bandës së grabitësve.
Më herët është mësuar edhe identiteti i grabitësit të pestë që është identifikuar si Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës.
Në bazë të të dhënave, policia ka njoftuar se edhe identitetin e peronave të tjerë të cilët janë implikuar në ngjarje
• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.