Mijëra njerëz marshuan sot në Moskë për të përkujtuar kritikun e Kremlinit dhe ish-zëvendëskryeministrin e Rusisë, Boris Nemtsov, i cili u vra para dy vitesh. I ndjeri Nemtsov, i cili ishte një nga zërat më të fortë ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u ekzekutua në një urë afër Kremlinit, më 27 shkurt të vitit 2015.
Pesë persona nga rajoni i trazuar i Çeçenisë në Rusi u paraqitën në gjykatë në tetor të vitit të kaluar, të akuzuar lidhur me vrasjen e Nemtsovit. Ata i kanë hedhur poshtë akuzat.
Mbështetësit e Nemtsovit mendojnë se kushdo që e ketë urdhëruar këtë vrasje, kurrë nuk do të sillet para drejtësisë.
Disa pjesëmarrës në marsh kanë mbajtur fotografi të Boris Nemtsovit dhe parulla ku shkruante “Lufta në Ukrainë është krim i Putinit”.
U CA AKULLI SOVJETIK VITIN TJETER IKEN PER LESH PUTIN MUZHIKU
:d :d