Vatikani ka njoftuar se zotëron “të drejtat e autorit” për figurën e Papa Françeskut.
Kisha Katolike ka marrë këtë vendim, e nervozuar nga përhapja e bluzave me tematika papale, nga rruzujt e borës për zbukurim apo peshqirët e duarve anembanë botës.
Vatikani ka paralajmëruar se ka për qëllim “të mbrojë” imazhin e Atit të Shenjtë dhe “të ndalë situatat e jashtëligjshme që mund të zbulohen”. Gjithashtu do të mbrohet edhe emblema e çelësave të kryqëzuar të Selisë së Shenjtë.
“Sekretari i Shtetit do të ndërmarrë një mbikëqyrje sistematike me synimin për të monitoruar mënyrën sesi përdoren imazhi i Atit të Shenjtë dhe emblemat e Selisë së Shenjtë, duke ndërhyrë me masat e duhura kur të jetë e nevojshme”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.