Ky është momenti dramatik kur një person i armatosur me një sëpatë u bllokua nga policia angleze, në dalje të një qendre tregtare të mbushur plot me njerëz.
Rinemo Burrowes, 22 vjeç alarmoi agjentët në Birmingham, të cilët përdorën pistoletë me elektricitet për ta paralizuar dhe prangosur atë.
Ai u dënua me 18 muaj heqje lirie për rezistencë ndaj policisë dhe posedim të armëve të ftohta.
Rinemo u shpreh se ai e mori sëpatën sepse i duhej të bënte disa rregullime në shtëpi.