Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbardhen pseudonimet e 20 spiunëve të Sigurimit

26 Shkurt 2017, 23:25Politika TEMA

Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist. Hapry për herë të parë dosja dhjetëra vjeçare e disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura.

Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës.

Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura, e cla hapet per here te pare nga TCH Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:

“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”.

“Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve

1.BAMJPJEKUR

2.SORKADHJA

3.LULE ZAMBAKUT

4.ÇAJUPI

5.REFERATI

6.NJË-ZAMBUTKA

7.SHKËNDIJA

8.BRISKU

9.KALAJA

10.RRUFEJA

11.BESNIKU

12.PIKTORI

13.LISI

14.MEDIKAMENTI

15.MOTORRI

16.BESA

17.MUNELLA

18.MALI

19.APARATI

20.PLLUMBI

“Musineja kishte një vizion tjetër për të ardhmen dhe ky ishte ai konflikti për të cilën ajo u arrestua. Aty gjenden të gjithë bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Zakonisht këta bashkëpunëtorë ishin mbi 18 vjeç, por ka patur raste që ishin edhe më të vegjël. Janë pseudonime dhe emra. Me aprovimin e këtij ligji, do griset ajo perdja e këtyre njerëze. Kanë qenë afro 20 ata që kanë survejuar Musinenë. Ka pas edhe Brenda në burg, por edhe pas burgut, kur u internua në rrëshen. Ajo ka bërë jetë të mbyllur, njerëzit kishin frikë ta takonin, edhe familjarët. Mund të kishin pasoja, edhe familjarët nqs shkonin ta takonin, do kishin pasoja. Ka qenë një luftë e tmerrshme klasash. Ajo bënte një rrugë të gjatë, shëtiste vetëm sepse shihej si armike e partisë”, shprehet Simon Mirakaj, Anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit.

Musineja njihen ndër radhët e bashkëpunëtorëve me epitetin “Armike e Rrezikshme’.

“Se çfarë rreziku vjen nga intelektuale si Musineja, vetëm ai lloj sistemi bën të tilla arsyetime”, vë në dukje Mirakaj.
Vdekja e saj ishte ashtu si vetë jeta:

 “Ajo ka vdekur në 1983, ashtu sic jetoi e vetmuar edhe vdekja e saj ishte e vetmuar. E kanë hipur në një riportabël, është makinë me një karroceri prej hekuri që ngarkon beton për ndërtime. Është varrosur nga njerëzit e komunales”, shton Mirakaj.

“Kjo dosje, që është dosja formulare e Musinesë, është hapur nga sigurimi shtetit në 1945, për 39 vjet ajo është ndjekur, para bugrut, në burg dhe pas, gjatë periudhës së internimit në Rrëshen, shprehet Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit.

Ajo çka familja kërkon të dijë është kush e ka përgjuar Musine Kokalarin, kush e ka përndjekur hap pas hapi për gati 4 dekada? Ishin të afërm, miq të saj?

“Përgjithësisht bashkëpunëtorët zgjidheshin nga të afërm, rrethi i miqve sepse ishin ata që kishin akses dhe mund të informonin për aktivitetin e saj”, thotë Altin Hoxha.

Dosja e Musine Kokalarit ka vetëm 119 faqe. Nuk përbëhet vetëm nga raportet e hartuara në ato vite nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit por edhe nga detyra, plane biografi, një sërë metodash të përdorura në atë kohë për ndjekjen e personave. Top Channel publikon për herë të parë atë çka në dosjen për Musine Kokalarin njihet si “Koncepti i Social-Demokracisë”, material që përmblidhet në 23 faqe, që ishte edhe platforma që Musineja kishte hartuar për vendin.

“Njerëzit që duhet të qeverisin vendin duhet të vijnë nga rradhët e arsimtarëve, mjekëve, artistëve….për 6 muaj me rradhë një grup prej tyre, duhet të shkojnë në terren, në cdo cep të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, të njohin realitetin e tyre, pastaj të ulen të gjithë bashkë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët. Më pas, po aty të shkojë një grup tjetër, të bëjnë të njëjtën gjë për 6 muaj, të kthehen dhe vetëm kështu mund të kemi një program të denjë politik dhe ekonomik”, citat nga dorëshkrimi i Musinesë.

Për këtë platformë Musineja u dënua me burg.

Pas dënimit, e internuar në Mirditë, ku nisi të punonte me beton tulla e llaç. Një koleg i saji, spiun e bashkëpunëtor i shtetit, i kërkonte gjatë orarit të punës, për të bërë pushim, duke i thënë “mjaft se u lodhëm, fundja ne shumë pak paguhemi”. Dhe Musineja, shkruhet më tej në dosje, I citon një fjali të shkrimtarit francez Zhan Zhak Ruso: “Papunësia është shkak për vese të këqija”. Bashkëpunëtori i sigurimit edhe në raportin e bërë për atë ditë shkruante, Musineja më foli më një Zhak, por nuk e di për kë e kishte fjalën.

“Ju patë platformën e Musinesë për social demokratët. Material 23 faqe, iluminues dhe I pjekur. Është për tu admiruar se si një vajzë vetëm 28 vjece, ishte në gjendje të artikulojë aq mirë. Kërkesa tjetër e familjes ka të bëjë me materialin tërësor, ato duan nëj kopje. Bëhet fillimisht një process kërkimor pëtr gjithë personat e përmendur në dosje dhe më pas fshirja e emrave të personave që janë palë të treta, që sjanë përfshirë në raportin prekur-bashkëpunëtorë. Ishin disa dhjetëra persona. Identiteti i tyre bëhet i palexueshëm. Kemi bërë disa axhustime të shpejta. Hapi tjetër, zbulimi i identitetit të bashkëpunëtorëve”, shprehet Genta Sula, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

“Misioni hnë kryesor është që s’do ketë më të fshehta, që të keqpërdoren. Familjarët do njihen me dhimbjen dhe ata që kanë shkaktuar dhimbjen. Dosjet s’do përdoren më as për shantazh, as për të trilluar dhe as për inskenime”, thotë Altin Hoxha.

Por në qoftë se për familjarët apo vetë Autoritetin për hapjen e dosjeve, ky proces do të hedhë dritë mbi të shkuarën qe vijon te mundoje edhe sot, Fatos Klosi, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë se përveç shuarjes së kuriozitetit, hapja e dosjeve nuk shërben për asgjë.

“Dosjet po të ishin hapur dhe të kishin efekt për shoqërinë shqiptare, duhet të ishin hapur që në vitin 1991-1992. Që mbase kishte efekt direkt. Por sot, hapja e dosjeve ka vetëm natyrën e shuarjes së një kurioziteti. Nuk mund të influencojë në shoqërinë shqiptare, çfarë do bëjë? Ja u hapën dosjet…ja dolën dhe ca pseudonime. Edhe pastaj? Nëse ata bashkëpunëtorë, duke qenë në shërbim të atij regjimi, thjesht kanë thënë të vërtetën, unë nuk shoh ku është krimi. E vërteta, hap dosjet, kanë thënë kështu kështu. Asnjë se di, përveç Musinesë vetë, cila është e vërteta. Bashkëpunuesit s’kanë ç’duhen për t’ju mësuar emrat, ata nuk dënohen dot as me ato ligje, as me këto që kemi sot. Ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese”, shpjegon ish- kreu i SHISH.

Për Fatos Klosin, ata që njiheshin si bashkëpunëtorë të sigurimit, në atë kohë ishin njerëz të nderuar.

“Kush ishte bashkëpunëtor, regjimi e konsideronte të nderuar, njeri që i shërbente shtetit, që e ndihmonte shtetin në luftën kundër gjithë armiqve që ishin turrur atëherë. Kjo ishte propaganda”, shton Klosi.

Klosi thotë se një pjesë e dosjeve ende sot nuk duhen prekur.

“Dosjet e zbulimit si ka ngarë njeri. Ato janë të rëndësishme se lidhen me aktivitetin e botës kundër Shqipërisë. Dosjet e kundërzbulimit janë edhe më interesante se është lufta e bërë nga shërbimet e huaja brenda Shqipërisë. Nuk do hapen këto, do ishte një gafë shumë e madhe të prekeshin ato”

Por si e kujton sot familja e Musien Kokalarit këtë “kundërshtare të regjimit komunist”?

“Unë e kam njohur Musinenë pak por e kam njohur shumë nga tregimet e gjyshes time. Ajo fliste përditë, pra ky lloj edukimi ka qenë i përditshëm. Ajo më fliste përditë për gjyshin, për Musinenë, për jetën që ata kishin përpara tragjedisë, pra para vitit ’44”, tregon Linda Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit.

Linda kujton takimin e parë me të pas shumë vitesh, kur ajo dergjej në spital nga sëmundja, sërish e vetme.

“Në atë takim u përqafuam gjatë të dyja. U përqafuam shumë gjatë. U emocionova. Ajo më tërhoqi vërejtje. Më tha asnjëherë mos të të shoh me lot në sy. Kishte ndryshuar sigurisht por më shumë kisha ndryshuar unë. Unë e njoha menjëherë”, thotë ajo.

Mbesa e Musinesë, vajza e të vëllait me të cilin shkëmbente vazhdimisht letra dhe ishte shumë e lidhur kujton një fjali të shkrimtares, kur ajo ka qenë vetëm 20 vjeç.

“Lirinë unë e kërkova gjithandej dhe e gjeta Brenda vetes. Pra flasim për vitet 1940-1942. Parakohshmëria e Musine Kokalarit është e pakrahasueshme. Ajo ishte shumë para kohës së vet. Musine Kokalari qëndron diku lart, është një figurë e përkryer, e paatakueshme, sipas mendimit.”, shprehet Linda Kokalari.

Linda, në emër të familjes Kokalari i ka kërkuar Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, zbardhjen e të vërtetës për jetën dhe vdekjen e saj. Por a do të mjaftojë kjo për të shuar dhimbjen e familjes?

“Nuk di të them do shuhet dhimbja apo jo. Të dalë e vërteta. Të dihet se kush është kush”, shprehet ajo.

20 bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, që për 40 vjet përndoqën e spiunuan Musine Kokalarin, së shpejti do të kenë një emër dhe “Shkëndija” apo “Piktori” do të përballen me të vërtetën publike.

Ky është një proces që sapo ka nisur dhe duket se do të ketë një rrugë të gjatë edhe pse është me shumë vonesë tek ne.

Debati për hapjen e dosjeve e ka shoqëruar politiken dhe shoqërinë shqiptare gjatë këtyre 27 viteve të demokracisë. Në disa vende ish-komuniste dosjet u hapën dhe u panë si çlirim nga e shkuara.

Ndërkohë në Shqipëri dosja e Musine Kokalarit është e para. Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur grumbullimin e të gjitha materialeve.

Koha do ta tregojë se sa i vështirë apo i lehtë do të jetë ky proces dhe cilat dosje nuk janë prekur deri më sot dhe mbi to do të mësohet e vërteta, apo cilat dosje janë zhdukur ndër vite dhe a do të ketë çlirim për shoqërinë gati 3 dekada pas rënies së Komunizmit.

14 komente në “Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbardhen pseudonimet e 20 spiunëve të Sigurimit”

  1. Tahir Gashi says:

    Anti kamunisti ma i madh ne univers, Doktor Sa leh Berisha ka pas tager me hap dosjet!

  2. Lugati says:

    o bari lopesh ka ta njofesh ti e une kush osht zhak zhak ruso..enver hoxha i vuni gjithe njerzit ne pozite..bari lopesh..pidha motre kriminel pa pike morali…kto ishin njerzit e enver kancerit..kto mjapin mu pseudonimet e zonjes…du emrat e atyne pidhamotrash qe e kan perndjek..emrat..fotografine ne tv…ku rrishin edhe cin kane femije e nipa o ju qifsha rracen

  3. Durrsaku says:

    Jam plotësisht dakord me zotin Klosi. Çfarë vlere ka hapja e dosjeve sot përveç kuriozitetit dhe demagogjisë?
    Nëse informatori i sigurimit të shtetit ka thënë të vërtetën kush është “krimi” i tij? Në këtë rast ai ka mbrojtur rendin kushtetues të kohës , i bindur se po i shërbente atdheut të tij. Në shkelje të ligjit ishte Musineja, pavarësisht se sot ato ligje janë abroguar me të drejtë me vullnetin e popullit shqiptar. Por për kohën që ato ligje ishin në fuqi është e padrejtë të akuzosh informatorët si përgjegjës të pasojave që rënduan mbi shkelësit e ligjeve të kohës.
    Edhe sot ka plot informatorë që ndihmojnë policinë e shtetit për identifikimin e kultivuesve apo trafikantëve të kanabisit, e madje opozita çirret çdo ditë për luftën kundër këtij fenomeni. Çfarë do të ndodhë me këto informatorë nëse pas disa vitesh në Shqipëri legalizohet kanabisi? Do ti demaskojmë dhe do ti lançojmë si spiunë? Për informatorët e diktaturës nuk përjashtohet mundësia që për arsye të ndryshme të kenë dhënë informacione të deformuara me qëllim dhe keqdashje duke rënduar pozitën e personave të dyshuar si shkelës të ligjit.
    Këto raste nuk mund të verifikohen pas kaq vitesh por edhe nëse ka mundësi verifikimi, këtë mund ta bëjë vetëm një gjykatë e paanshme dhe profesionale.
    Gjatë këtyre 26 viteve demokraci unë nuk kam dëgjuar asnjë ish të burgosur politik që të pohojë se është dënuar me të padrejtë ndonëse ai ishte pro regjimit por kam degjuar plot të tillë që deklarojnë se ishin kundër regjimit komunist por janë dënuar me prova të sajuara nga informatorët e sigurimit të shtetit.
    Nëse hapja e dosjeve do të ishte kryer në vitin 1992 do shërbente për të demaskuar ata njerëz që ndonëse i kishin shërbyer me zell regjimit komunist, po e shisnin veten si antikomuniste të betuar duke siguruar ndoshta edhe poste të larta në administratën publike. Janë pikërisht këta të fundit që i zhdukën dosjet e tyre dhe sot shijojnë frytet e “antikomunizmit” të tyre.

  4. why ? says:

    Te harrohen dhe te mbulohen krimet berishiane qe jane te fresketa dhe te hapen letrat e viteve 50-60 eshte tradheti kombetare.Ky eshte artikulli i 15 qe i kushtohet Kokalarit..dhe jane mbyllur krimet e salicarit

    .Te ishte viti 1992-1993 dhe te hapeshin dosjet e sigurimit kishte nje fare kuptimi por tani qe shumica e “spiuneve” kane vdekur ose jane ne moshen e trete nuk rendesi.Fundja derisa sa po dekorohen dhe diversantet e CIA-s qe u perdoren si kavie eksperimnetale ne ate vend ka humbur dhe llogjika minimale dhe eshte kaluar ne kanibalizem:
    .
    Pse eshte harruar Remzi Hoxha i zhdukur nga Sali elezbiberishat ?
    .
    Pse nuk merret njeri me nipin e gjeneralit te UDB Flamur Noka qe po sfidon jo vetem ligjet e shtetit shqiptar por po perdhos dhe dipllomate perendimore.

    Si nuk u hap asnje dosnje e ndonje spiuni te UDB ose Asfalise Greke per gjysem shekulli ?
    .
    Fundja sa krime-tradheti qe ka bere dyshja monstruoze bash berisha nuk ka ne bere gjithe hafijet qe ne fund te fundit mendonin se benin detyren ne ate kohe.Jam i sigurte se neqofte se do cohej nga varri Musine Kokalari te paret qe do peshtynte ne surrat do ishin ata terroriste mediatike qe botojne lajme te tilla.
    .
    Te dytet do ishin keto keto pinjollet e sistemit te Enver Hoxhes qe kane marre frenat e PD-PS-LSI..
    .
    Te tretet peshtyma do ti drejtohej klasave te permbysura te perndjekurve dhe demonktateve qe si para 90 dhe pas saj po tregohen jo vetme hipokrite por dhe frikacake.
    .
    Te katertet do ti drejtohej ketyr Jakobsoneve e deri te donaldluve qe luften kunder ‘kamunizmit” e kan ektheyr ne nje teater te felliqur.
    **
    LE TE NJOHIM PAK SHQIPTARET HARRAQE SI ESHTE PUNA E KETYRE “JAKOBSAVE”
    ***
    Dihet nga historia qe ne 1944 Enver Hoxha erdhi ne pushtet nga Anglo amerikanet kjo eshte aksiome dhe nuk ka nevoje per vertetim:
    .
    Ne fund te 1944 Enver Hoxha kishte kete renditje ne mendjen e tij:

    1 Amerika
    2 Bashkimi Sovjetik
    3 Anglia (qe kishte penetruar me agjentet e saj serbe)
    ***
    per te vertetuar kete cdo shqipfoles eshte i lutur te ndjeke nje dokumetar teper interesant me Titull:
    .

    ”BUKA E THYER ME AMERIKANET””
    .
    http://www.youtube.com/watch?v=AFsJFBnEPeE……ku tregohet se perfaqsuesi amerikan Tomas ishte me i preferuari i Enverit dhe intervista e pare e Enverit ishte ndaj nje Amerikani ku premtoi cimentimin e marrdhenieve me Ameriken..Por cfare ndodhi me pas ??
    Enveri me plot gojen u tradhetua nga amerikanet pasi ata ja lane ne dore Anglise Ballkanin dhe kjo e fundit e ndau me Stalinin duke e konsideruar si placke lufte..
    Biles Amerika nuk e ftoi as si ndegjuese Shqiperine ne San Franciko ne 1945..biles qeverine e Enver Hoxhes amerika e njohu e fundit..
    Ne kete dokumentarin me lart del qarte se Jakobsi dhe HARRY FULLCI i kerkonin urgjentisht qeverise amerikane te njihte pa kushte Hoxhen se do kalonte ne preherin e Stalinit ..dhe keshtu ndodhi…
    .
    Ishte pikerisht indiferentizmi i qeverise amerikane dhe qendrimi teper armiqsor i Anglise per coptimin e shqiperise pas 1945-1946 qe detyroi Enver hoxhen te mprihte shpaten jo vetem qe te shpetonte vendin por dhe kombin…
    .Aq me shume qe ne 1946 Ehoxha ishte teper i zene me konferencen e Parisit dhe likudimet ne 1945-1948 i kishte ne dore Koci Xoxe qe deh Enverit i kishte vene shenjestren per eleminim..me urdher te anglo-jugosebeve

    Prandaj e quaj terror mediatik te panevojshem “antikamunist” kete historine e Kokalarit qe po perdoret “Kufome per top” per qellime antishqiptare.
    ..
    Sorroristet antikomuniste deri ne kanibalizem si Edi Rama me MIRELAKUMABAREN e tij te na tregoje per krimet e berishes qe nga djegja e oficerit te shikut te gjalle ne makine(isa coba) te masakrimi i fisit haklajve qe i vrane deri pleq dhe femije..te gercesi i xenit de “amerikanit” fatmir medihoxha dhe mijra krime te tjera
    .
    Nqs se nuk keni bythe ti vini prangat perbindeshit berishe qe kerkone
    VARJE NE LITAR
    PER SHOSHORET
    DHE KOKALARET..

    JU LUTEM..mos e vrisni per here te trete Musine Kokalarin..mos u tregoni me te ndyre se vete kanibalet

    .

  5. Demostrataxhiu says:

    Se çfarë rreziku vjen nga intelektuale si Mysineja, vetëm ai lloj sistemi bën të tilla arsyetime – thotë z. Mirakaj.
    Po nqs atij sistemi nuk i vinte e keqja nga Mysineja, një intelektuale antikomuniste, e shkolluar në Itali gjatë viteve të pushtimit fashist të Shqipërisë e punësuar si mësuese në Tiranë nga qeveria kuislinge sapo mbaroi shkollën,
    propaganduese e tezës nuk ka ardhur koha për të luftuar, ideatore e krijimit të një partie socialdemokrate etj, nga kush do ti vinte e keqja atij sistemi?.
    Mos vallë nga fshataret e varfër dhe analfabete që me fitoren e komunizmit e panë veten të barabartë me të gjithë shtetasit shqiptarë duke llogaritur edhe Musinenë?

  6. Shaban Marina says:

    Nuk ka shtet pa sherbim te fshehet. Kater raste te mijat.
    1) Iu qepa (student jasht shtetit)nje shoku te aferte, qe nje dite me pare pat bere nje levizje te dyshimte dhe shpjegimi dhe arsyetimet e justifikimit ishin genjeshra me rrenjee jashte, Nga presioni im u detyrua te thoshte se personi qe qe takuar kishte ardhur nga Tirana dhe e kishte terehqur (me deklarate) ne bashkepunim)
    2) Po nje shok tjeter ne nje fakultet tjeter ne rrethana te ngjashme u detyrua te tregoje qe kishte kohe qe ishte terhequr si bashkepunetor i sigurimit. Ne si student bisedonim lirshem, jo me kuptimin e kundershtimit te ideologjise e poltikes se Partise, por per aspekte te ndryshme. Mku im agjent me porositi. Bisedo cfar te duash me te tjeret, por kur jam une prezent mos fol lirshem sepse une jam i detyruar te raportoj. Per filanin qe e ke shume shoke kam raportuar dhe aj pyetur nese e ke degjuar edhe ti se ç’thoshte ai. Ne nje bisede me kete shokun tim, ne nje pyetje qe me beri pak me spece, i thash se nuk kisha ndonje mendim tjeter dhe se shume dejt behej komenti ne gazete. Ai: “Mua nuk ma thua? Nuk ka mundesi te kesh mendim konformist……S’ma hedh dot”. Pas nje far dialogu i thash shkakun e supozuar qe kishte shkatuar ngjarjen dhe njoftimin ne gazete. Ai u acarua dhe mu pergjigj “Ti me keto mendime me beene varrin mua, po te heshte”. – Perse? – Se ku ta di une qe s’ka ndonje tjeter dhe te denoncon ty dhe e pesoj une per mos-informim”. Une: Denoncom pa merak, por do kthehesh ne Shqiperi Kapter , dhe jo inxhinier”. Ditet qe rrodhen vazhduam sikur s’kiish ndodhur nje bisede e tille dhe tere jeten ka qene nje nder shoket e aferte. Ndoshta ne qytetin ku punonte ai mund te kete vazjhduer informacionet.
    3) Kur ishim ne vitin e fundit, bashke me mua do ti iknin sigurimit edhe te dy gjentet. Per dreq, isha bere shume shok me njerin qe ishte ne vitin e dyte. Ne muhabete me te kuptova se kishte tiparet e sjelljes dhe biografike si te dy te pareve. I thshe: “Partia ka nevoje te madhe per informacion dhe informatoret e mundshem qe mbarojne studimet zevendsohen. Ka shume mundesi qe Partia te klet nevoje per te rekrutuar nje tip si ty. Mbas nja dy muajsh me vjen ter gezim dhe me thote “Me rekrutuan, faleminderit qe me ke rekomanduar”. Me kishte marre mua sikur isha agjent dhe e kisha propozuar me rastin e largimit tim.
    4) Kur punoja ne nje qytet periferik si inxhinier i ri ishim nja 3-4 qe banonim ne nje dhome beqaresh. Na afrohej si shume nje i 5te. Me thone: Kur eshte Filani fole gjera te pergjitheshme se eshte informator.

  7. Drejtësia says:

    Si ka mundësi që ja kanë falur jetën?
    Është një rast i veçantë.Shumë të tjerë janë pushkatuar për veprimtari më të vogël të tyre.
    Shpresoj të dalë dhe ky fakt kur të hspet dosja.

  8. ... says:

    APO nuk e rruante bythen ai sistem per kte , po ikni mer se naj shpifet me kte njeri , na çat trapin se kush e ka njeriun e vet nga kta te politikes sot kte femer apo ne media dhe nuk hapim dot gazetat se na del figura ksaj perpara sikur çoç ka ber, e ka propozuar ENVERI se na paskesh qen e bukur shum dhe kjo nuk i ka pranu, o njerez qesharak , çfar historish qesharake tregoni , çfar hallesh kan njerzit çfar i servirni ju , njerezve sot i esht shpifur me hajdutet e kti sistemi ju gjoja nxirni heronjt e vet , ku çante byth ai sistem per njerez si kjo , kte e kishin len me nje koprativ dhe e kishte mbuluar harresa asqe i binte njeriut ne mend per kte ne at koh se njerzia ishin ne pun , kta ishin njerez qe i kishin hipur gomarit per se mbrapçi , del nje idjot sot dhe thot tmerroi sistemin , ai sistem ta fuse koken ne byth ,nuk u tremb ne provokacionet e gushtit i dilte zot vendit perpara amerikes e rusis dhe nuk e rruante fare , kerkon dikush dhe ka interes ta bej heroin kte dhe naj shpifet , keni dy vjet ngeli neper gazeta qenka dikush qe nuk di te bej gje tjeter ne kte bot por vetem te meret me kte person dhe sajon lloj lloj historish te nje njeriu qe se kemi degjuar kurr dhe naj keni ber fiksim kot dy vjet duke e nxier per dit me nga nje histor te re po na del si robinhudi , mjaft se u bet qesharak me kto histori banale , mos na merni per injorant fare , ai sistem i hengri kokat burrave si MEMET SHEU qe çoç ishin ne kte vend , qe nuk kish burr ti dilte perpara per meritat qe kishte , naj nxirni kte njeher si dashnoren e enverit njeher sikur i ka ber nain ter botes dhe çuditerisht kjo ishte vetem nje e internuar, siduket njerzit e familjes vet kan len nje njeri apostafat vetem te heroinizoj kte njeri qe nu ka patur kurrfar vlere ne at koh flas , se sot ju mund ta mbani ne mur fotografin e vet ne vend te jar nishanit .

  9. Lugati says:

    si kane dale justifikusit…opo du gjithe njerzit qe e kane keqtrajtu me resme tv..venin ku rrishin o banonin e cin kane fmi nipa cm mbesa o rrace kurvash ta morin vesh brezat kush kane qene e kush jane sot..per mu jane ala tu komandu..sala ish sekretar..ai tjetri ce pyt nipi spiro kolekes

  10. Fiamuri Arberit says:

    Musineja e deshi vendin e vet me shume se sa Enveri me shoke!

  11. Fallo Madhi says:

    Megjithe respektin per Vuajtjet e saj,duket se Musineja nuk e kishte kuptuar se ne diktaturen e proletariatit po fole paguan,mos ti shkonte kunder xhaxhit ,sa per sistemin qe admironte Musineja e shofim kemi 27 vite.Vrit,prit,vidh&shit.Cdo sistem ka te mirat dhe te keqijat e tij.po jam i mendimit se sot po te lejohej vota e lire asnje nga hajdutet ne parlament nuk votoheshin me asnje nga te 150.

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    O Lugat,e shikoj qe qenke i tmerrshem,por mbasi t’ua rruash,mos harro aftershaven…
    Era e mire besoj se do te te zbuse…

  13. xx says:

    Hapjet e dosjes per Musinen mund te kene vetem interes publik, kot per kuriozitet sic thote Klosi, por jo ndonje interes familjar. Familja e Musines ne ate kohe as per ta takuar s’vente, tani bejne sikur u preken shume. Kur vdiq Musineja askush nuk i vajti pavaresisht se u be njoftim, dhe e lane ta varroste komunlja. Tani ne Demokraci duke pare qe i vjen ndonje perfitim nga emri i Musines, jane hedhur te gjithe sikur ju hap barku. Pinjolli i fisit te Musines, Bardhyl Kokali u dergua ne Suedi ambasador per kontributin e vetem se kishte babain perkthyes dhe ishte nga fisi i saj. Dhe e vetmja gje qe beri ishte te fliste ( si nje spiun i denje) kundra Kadarese ne Akademine Suedeze te Nobelit. Pasi mbaroj mandatin si ambasador s’u kthye kurre ne Shqiperi, por rri ne Suedi bashke me familjen, si nje ish-ambasador i denje i nje shteti bananesh. Ndaj cuditem kur bejne sikur te gjithe te prekur e sikur te ishin te ndjere. Ka patur dhe familje te tjera me te tilla probleme, por jo te gjitha jane sjell sic jane sjell keta me kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje