Një 18 vjeçare nga qyteti i Durrësit është keqtrajtuar fizikisht dhe më pas është përdhunuar.
Pas kësaj ngjarje, vajza me inicialet E.C ka bërë një kallëzim penal për agresorin.
Autori është larguar me shpejtësi nga zona duke ju fshehur punonjësve të policisë.
Blutë e qytetit janë vënë menjëherë në kërkim të tij.
Agresori është identifikuar me inicialet V.B 28 vjeç dhe është banues në fshatin Sukth i Ri të Durrësit.
Ende nuk mësohen rrethana të tjera se si ka ndodhur ngjarja.