Çfarë kanë të përbashkët Gruevski në Shkup, Meta dhe Basha në Tiranë, Thaçi e Veseli në Prishtinë? A do të jenë gjithë ish-liderë nga fundi i këtij viti? A do të jenë qytetarë të lirë, në bankën e të akuzuarve?
Nga Ilir Mirena
Është fascinante mënyra se si në Ballkan kurrë nuk flitet për gjërat e mëdha. Ç’është e vërteta, nëse i pyet, shumica e qytetarëve ballkanas do të ankohen se opinioni publik dhe liderët politikë flasin vetëm për temat e mëdha: për kombin, lirinë, çlirimin, historinë e krenarinë.
Por, këto nuk janë tema të mëdha. Madje, këto nuk janë tema fare. Ishin dhe janë vetëm dokrra hajdutësh. Shtetet e Ballkanit kurrë nuk u çliruan. Ato i çliruan. Saherë që diçka e tillë konsiderohej e domsdoshme.
Temë e madhe sot është operacioni i eliminimit të udhëheqjeve të banditëve që po zhvillohet simultanisht në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Kemi arsye të besojmë se është operacioni më i madh i këtij lloji në këtë çerek-shekull. Është i koordinuar nga shumë akterë ndërkombëtarë dhe i udhëhequr nga qeveria/ambasadat amerikane në rajon. Si edhe rëndom.
Ka shumë që flasin, raportojnë dhe analizojnë për atë që po ndodh në Shkup, Tiranë e Prishtinë. Mirëpo, deri sot, nuk u pa një shkrim i vetëm që merr guximin t’i ndërlidhë këto. Askush nuk e merr guximin ta pranojë se bëhet fjalë për operacion të organizuar me vite të tëra. Kjo, për faktin se pak-kujt i konvenon. Në Ballkan ka shumë pak të tillë të cilëve u konvenon eliminimi i këtillë, masiv dhe kolektiv, i elitave politike që sunduan paranë, kulturën dhe mendjen popullore për 25 vitet e fundit. Miliona njerëz në këto shtete tash e sa vjet janë klientë të devotshëm të këtyre elitave. Atyre ua kanë borxh karrierën, mirëqenien, perspektivën dhe ardhmërinë.
Pak-kush, pra, do ta pranojë se në këto çaste po zhvillohet faza e parë e eliminimit të bandave kriminale të politikës së Ballkanit jugperëndimor: çmontimi i fuqisë së nëntokës politike/financiare të Ilir Metës, Sali Berishës, Nikolla Gruevskit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, etj. Arsyetimet formale përmes të cilave po zhvillohet ky operacion i paparë deri sot janë sa formale, aq edhe të parëndësishme. Por, të tilla janë vetëm në sipërfaqe.
Protestat në në Shqipëri raportohet të jenë pasojë e mospajtimeve me komisionine vettingut. Përralla. Kriza në Maqedoni thuhet të jetë punë e numrave për koalicion të ri qeveritar. Përralla. Paraliza në Kosovë thuhet të jetë pasojë e luftës së papërgjegjshme për pushtet dhe, mbase, edhe e Gjykatës Speciale. Sërish, përralla. Janë këto vetëm arsyetime formalo-juridike të formuluara si perde tymi, për mediat analfabete dhe publikun e manipulueshëm. Pak-kush,e gati askush, nuk po merr guximin ta pranojë se që të gjitha janë të organizuara dhe të udhëhequra nga bashkësia ndërkombëtare, e sidomos nga qeveria amerikane.
Nëse ka sukses, do të jetë ky operacioni i parë – dhe, më i madhi që po e dëshmojmë – i transformimit të koordinuar të modelit të qeverisjes në këtë pjesë të botës. Me sa mund ta vërejmë, faza e tij e parë pritet të përfundojë me (së pari) eliminimin politik dhe (mbase, më vonë) me arrestimin e Ilir Metës, Sali Berishës, Nikolla Gruevskit, Hashim Thaçit e shumë liderëve të tjerë në rajon.
Nuk ka se si të interpretohet ndryshe ky shtetrrethim i butë –administrativo-byrokratik, në sipërfaqe – në të cilin sot ndodhen Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Nga deklarimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë – shembull, Johannes Hahn i BE-së, Ambasadori Donald Lu i SHBA, etj – diçka mund të konstatohet qartë: strukturat që ndodhen nën rrethim nuk kanë më gjasa të jenë në pushtet. As Gruevski në Maqedoni, as Basha e Meta në Shqipëri. Edhe pak javë do ta kuptojmë se e njëjta do të vlejë edhe për Hashim Thaçin dhe kamarillën e tij në Kosovë. Keni vetëm pak durim. Do të bindeni.
Pavarësisht arsyeve dhe arsyetimeve formale, ky operacion e ka vetëm një emërues të përbashkët: skadimi i kohës së përdorimit të elitave të deritashme. Ato duhet të shkarkohen, të çmontohen dhe të ndëshkohen – që të mund të fillojë një fazë e re e shtet-ndërtimit në Ballkanin jugperëndimor. Se çfarë do të jetë ai është çështje për ndonjë editorial të radhës.
Mirëpo, aktualisht, nuk ka fort lidhje nëse bëhet fjalë për po të njëjtat elita të cilat e fituan dhe e mirëmbajtën pushtetin falë bashkëpunimit me po këtë bashkësi ndërkombëtare. Nuk do të jenë as të parat e as të fundit në histori të cilat bashkëpunuan, u korruptuan dhe u ndëshkuan nga po kjo bashkësi ndërkombëtare (shembull, kujtoni Hossni Mubarakun në Egjipt, më 2011: pas gati 40 viteve të shërbimit besnik Perëndimit, u la në mëshirën e masave – apo, më saktë, në ‘vullnetin e popullit’. Apo, edhe Millosheviqin nga fundvitet ’80, kur ishte i përkëdheluri i bashkësisë ndërkombëtare.)
Asgjë e re. Siç edhe i ndodhë rëndom komunitetit politik perëndimor, me kalimin e kohës, elitat lokale me të cilat bashkëpunon nëpër botë shndërrohen nga një partner i besueshëm në pengesë për zhvillim
Andaj, duhet të shkarkohen dhe, mundësisht, të ndëshkohen. Të mos u lejohet hyrja në libra të historisë. Të fshihen nga kujtesa shoqërore. Të mos shndërrohen në shembull, por në vërejtje.
Në ditët dhe javët që do të pasojnë do ta shohim një teatër tragjikomik. Gruevski, Basha dhe Meta do ta humbin luftën. Qeveritë e reja në Maqedoni dhe Shqipëri do të detyrohen t’i çmontojnë oktopusët kriminalë që janë mirëmbajtur prej tyre gjatë viteve. Kjo s’do të thotë që Edi Rama dhe Ali Ahmeti do të shpëtojnë. Përkundrazi. Atyre do t’u vijë radha pak më vonë. Mbase, dy-tri vjet më vonë. Por, me rëndësi është se çfarë do të ndodhë sivjet.
Situata të njëjta me ato që po i shohim në Maqedoni e Shqipëri do t’i kemi edhe në Kosovë. Shpërndarje të Kuvendit në prag të Gjykatës Speciale, kërcënime, protesta dhe – akuza për ‘përzierje ndërkombëtare në çështje të brendshme’. Për ata që mbajnë mend, ishte po kjo frazë e cila e shënoi divorcin e Sllobodan Milosheviqit me Perëndimin. Është po kjo frazë që javë me herët e përmendi Ilir Meta dhe të cilën ditë më herët e vajtoi Nikolla Gruevski. Po e njëjta do të dëgjohet edhe nga ca liderë aktualë në Kosovë. Keni vetëm pak durim. Do ta shihni.
Sa për Kosovë, ekziston laryshi e madhe e arsyetimeve: prej Demarkacionit, Korrupsionit e Asociacionit – deri te Gjykata Speciale dhe krimet e luftës. Do të përdoret ai që është më i përshtatshmi. Me rëndësi është që operacioni të kryhet me sukses. Mjetet nuk kanë ndonjë rëndësi.
Natyrisht, nuk ka ndonjë arsye që t’i gëzoheni kësaj që po ndodhë. Siç e thamë, miliona njerëz në këto shtete tashmë janë klientë të këtyre strukturave. Rënia e tyre do të jetë edhe çmontim i mirëqenies dhe privilegjeve së qindra mijëra të tjerëve. Për këtë arsye, është ky operacion i ngadalshëm me përplot rreziqe. Po ashtu, është i udhëhequr nga struktura ndërkombëtare që kanë përplot kriza e paqartësi nëpër qendrat e tyre, nga Washingtoni deri në Bruksel. Megjithatë, deri sot, duket se po zhvillohet me përpikëri dhe këmbëngulësi. Duket se Hahn në Shkup dhe Lu në Tiranë nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen.
Mirëpo, rreziku i vërtetë pritet nga po këta qindra-mijëra njerëz të cilët në një moment do ta kuptojnë se bëhet fjalë (edhe) për mirëqenien e tyre. Reagimi i tyre mund të ndikojë në mbarëvajtje të operacionit. Ata pritet t’i mbushin rrugët me pankarta urrejtëse dhe thirrje për luftë. Kjo më së lehti vërehet nga përgatitjet e përkrahësve të Gruevskit në Maqedoni që t’i akuzojnë shqiptarët për shkatërrim të shtetit. Të ngjashme ishin edhe përpjekjet me Tren, Mur dhe Taxi në Kosovë gjatë janarit. Do të ketë edhe plot të tjera. Mirëpo, nëse duhet vënë bast, do të thoshim se nuk kanë gjasa të fitojnë.
Këtë herë, nuk janë në luftë me shoqërinë civile apo opozitën e dobët. Këtë herë, janë në luftë me ish-punëdhënësit.
Kush sundon përmes Perëndimit, do të rrëzohet prej tij.
Ne kete artikull del se te gjithe i paskan ditet e numeruara. Prandaj po bertasin e po zihen si miza ne qyp dhe s’po mund te dalin dot jashte saj se te gjithe jane te zhytur shume thelle ne qyp (korrupsion). Atehere, sipas ketij shkrimi, ne shqiptaret paskemi qen me fat qe perendimi ka interes ne ballkan, se po mos te kishin interes, do na linin prap te jetonim nen sundimin e krimit te organizuar.
Sa per paragrafin diku ne mes te artikullit se keta njerez nuk duhet te perfshihen ne librat e historise, eshte gabim. Te gjithe te korruptuarit, dhe te gjithe ata qe kontribojne qe shqiperia te mos te behet nje shtet normal dhe i paster, duhen te perfshihen ne librat e historise dhe mundesisht me germa te MEDHA! Politikanet duhet ta dijne se cfare vendi zene ne histori – si per mire e si per keq.
Vetem Basha ka fytyre sllavi. Keta te tjeret fut ketu edhe Gruevskin jane fytyra shqiptaresh. hahahah Basha duket qe eshte hibrid sllavesh. Thojini te beje anlizat e ADN dhe di ti dali prejardhja me shume se 50% sllave. Dallojne ngaterrstaret edhe nga forma e fytyres.
Te gjitha jane te drejta , sepse perendimi i njeh me mire se kush do tjeter . Miut po nuk i vendose dicka me hanger tek carku ,ai nuk bjen brenda . Tash te gjithe keta politikane kand rene ne CARK.
e mer e !
do hiqen ca kriminela qe dolen jasht binarve dhe do rekrutohen ca kriminela te tjeer qe do jen nen binary pra kriminela te ndershem.
dhe kur t vij koha edhe ata do behen kok Turku per tu zvendsu nga te tjer te rinj dhe me tjeter shije..
esht si puna e ushqimit qe duhet ndrru se behet monoton.
edhe kta,sherbtoret tan jan thot amerika,por duhen te rinj.
xhaketen grua se ka ardh p** I ri n fshat! tha ai I barcoletes.
duhet p.. I ri gjithnji
arif,,, je i forte,,, histori dafllakesh,evgjitesh te bardhe,,,, Amerika ka kaqe shume probleme,,,, sa nuk i shkon ne mendje,per
keta popuj hajvanesh,qe me shume prishin vet vehten se sa te tjeret.Si gjithmone arifi tim i lezecm,,,, te fundit.
Po ky Rama mos po sundon prej lindjes?
Kam pershtypjen qe ky artikull eshte fiks per Ramen!
Po ky Rama mos po sundon prej lindjes?
Kam pershtypjen qe ky artikull eshte fiks per Ramen!
Artikulli ka gjithcka brenda..Po mundohu te shkruash sa me shqip heren tjeter.. Redaktori???
Shkrim i sakte, por do shtoja, se qellimi eshte infiltrimi i frikes ne shoqeri, ku te gjithe do jene sherbetore te heshtur te nje elite perendimore!!!
Artikull me sens. Perendimi ka kohe qe meret me Ballkanin. Mgjse ka harxhuar kohe, energji dhe shume para, rajoni mbetet problematik dhe rrezik per sigurine evropiane. Mendoni vetem trupat paqerujtese ne Bosnje dhe Kosove, ku perendimi harxhon miliona dollare ne dite ndersa gjendja mbetet e njejte. Kur nacionalizmi dhe dasia po ushqehet nga liderat e ketyre vendeve. Keta duhen nderruar, prandaj ambasadoret jane bere me te drejteperdrejte dhe liderat kerkojne me shume sovranitet, nga presioni me te cilin nuk jane mesuar.