Qytetarët reagojnë për Vetting-un, nënshkruajnë masivisht peticionin

27 Shkurt 2017, 15:11Politika TEMA

Në disa rrethe të vendit ka vijuar në mënyrë intensive firmosja e peticionit për implementimin e ligjit të Vetting-ut.

Shumë qytetarë i janë bashkuar thirrjes së shoqërisë civile dhe kanë shkuar pranë stendave të ngritura enkas për firmosjen e këtij dokumenti.

Deri më tani vetëm në qytetin e Vlorës numërohen të paktën 1500 qytetarë që i kanë dhënë dritën jeshile procesit të Vetting-ut.
Firmosja ka vijuar sot edhe në Kukës, Durrës, Berat  dhe  Fier.

Në qytetin e Fierit, të rinjtë janë vendosur në pedonalen pranë Bashkisë ku kanë pritur qytetarë të moshave të ndryshme.

Ndërkohë në qytetin bregdetar të  Durrësit, pas nënëshkrimit qytetarët janë shprehur  se e japin firmën e tyre në emër të drejtësisë.

Bëhet me dije se pas mbledhjes së firmave të qytetarëve, peticioni do t’i dërgohet Presidentit dhe Parlamentit.

1 komente në “Qytetarët reagojnë për Vetting-un, nënshkruajnë masivisht peticionin”

  1. vaso says:

    Te firmosesh dicka pa qene kompetent ne gjykim.A e di ndonjeri per c’fare arsye behet reforma dhe c’fare do prodhoje ajo.
    Ecim perpara me firmen e fshatareve,cobaneve,shpellareve qe moren legalizimet per abuzimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje