Ish-deputeti Armando Prenga ka bërë publike dy dëshmi të reja penalitete të marra nga shteti Italian.
Në bazë të këtij dokumenti të gjykatës së Milanos, Prenga rezulton i pa inkriminuar.
Këto dëshmi janë marrë për dy identitete Armando Prenga dhe Mondi Prenga.
Ish-deputeti ka bërë edhe një koment lidhur me këto dëshmi.
“Këto janë dokumente të Italisë që tregojnë se nuk kam asnjë lloj dënimi. Të gjitha janë vetëm shpifje. Nuk ia kam dërguar prokurorisë dhe KQZ sepse ishte fundjavë dhe nuk kisha ku t’i merrja, më erdhën sot. Unë nuk kam asnjë lidhje me emër tjetër. Shenjat e gishtave janë unike, nuk kanë lidhje me emrat. Më të saktë se këto vërtetime nuk ka” tha Prenga.
Ai rezulton i njohur për policinë e vendit fqinj me 7 emra të ndryshëm.
Komentin e dëshmive të penalitetit Prenga e bëri për shqiptaria.com.
Nese edhe prenga ia del te relativizoje krimin e bere mes dites, ku ktheu stacionin e policise ne poligon qitje dhe plagosi disa persona, i bie te na kete pire e zeza
Eshte gjueti shtrigash e marre nga Llalla me urdher te Meta-Berisha! Kriminelet po mundohen te shpetojne! Fundi eshte i afert!