Brexit, Dhoma e Lordëve trondit qeverinë

2 Mars 2017, 11:40Bota TEMA

Qeveria britanike mori një goditje të fortë nga Dhoma e Lordëve, që aprovoi një amendament, përmes të cilit kërkon që të garantohen të drejtat e qytetarëve evropianë në Britani.

Sipas raportimeve të BBC, topi kalon tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilës i takon fjala e fundit. Amendamenti i mundëson kryeministres Theresa May që të zyrtarizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës dhe të fillojë negociatat me Brukselin.

Por dokumenti i miratuar me 358 vota pro dhe 256 kundër nga lordët, i kërkon qeverisë që të shpallë masat përkatëse brenda 3 muajsh nga fillimi i procesit të largimit nga BE-ja, për t’u garantuar të njëjtat të drejta qytetarëve të BE-së në Britani.

Qeveria britanike insiston se dëshiron të ruajë këtë linjë, por ngul këmbë në faktin se më parë duhet të nisin negociatat. Por Dhoma e Përfaqësuesve një variant të mëparshëm që e hedh amendamentin, ndaj dhe vota e lordëve mund të zhvlerësohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje