Një ndeshje boksi mes dy orangutangëve në një kopsht zoologjik në Tajlandë, ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale.
Ndeshja, e menduar si një mënyrë argëtimi për turistët, është cilësuar si abuzim me inteligjencën e këtyre primatëve.
Orangutangët konsiderohen si një nga speciet më inteligjente, të cilat ndajnë 97% të ADN-së së tyre me njeriun dhe kopshti zoologjik e ka shfrytëzuar këtë për të dhënë një spektaktël mizor.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, PETA u shpreh se shpesh orangutangët merren që të vegjël nga prindërit e tyre dhe detyrohen të kalojnë një proces stërvitjeje të dhunshëm dhe abuzues.
Po si nuk shkruajti njeri per spektaklet super mizore qe bejne boksieret njerez dhe qe shkojne deri dhe ne humbje jetesh.
Na dalin tani dhe shkruajne per spektakel mizor se u ndeshen dy primate me njeri tjetrin.
Tek e fundit,ata ne jeten qe bejne ne xhungel,vetem zihen dhe grihen me njeri tjetrin.
Ketu,ata u ferkuan dhe kaq.Tek e fundit morren dhe kenaqesi.