VIDEO/ Me çakmak bombol gazi dhe thikë, zjarrfikësit e lagin me ujë, policia e qëllon

14 Mars 2017, 12:41Bota TEMA

Ky është momenti dramatik kur policia në Kaliforni bllokoi një person, i cili paraqiste rrezikshmëri të lartë për komunitetin.

Michael Anthony Perez babai i gjashtë fëmijëve qëndron në makinë, por kur policia afrohet ai nxjerr një bombol gazi dhe një çakmak.

Frika e agjentëve ishte se mos ai i vinte flakën vetes, ose mos hidhte makinën ën erë, duke shkaktuar një tragjedi.

Për këtë arsye, zjarrfikësit përdorën zorrën e ujit për ta nxjerrë jashtë.

Amerikani doli nga makina dhe kërcënoi me thikë, kjo bëri që policia ta qëllonte me armë. Ai u plagos dhe humbi jetën një ditë më pas në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje