Agron Tufa kërkon prerjen e veshit të Dritan Hilës, reagon ashpër Rudina Xhunga: Në një vend normal, meriton burgun...

17 Mars 2017, 15:55Sociale TEMA

Një debat i ashpër ka nisur mes gazetarit Dritan Hila dhe shkrimtarit Agron Tufa.

Gjithçka nisi kur gazetari Dritan Hila mori në mbrojtje shkrimtaren Diana Çuli, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve kohët e fundit nga Agron Tufa dhe vazhdoi me polemikën për ndalimin e filmave të periudhës së regjimit komunist.

Por sot debati mes tyre është bërë tejet i ashpër, pasi Agron Tufa ka sulmuar jo vetëm Dritan Hilën, por dhe familjen e tij.

Madje Tufa ka përdorur edhe fjalë të rënda. “E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht.

Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit”, shkruante Tufa.

Pas sulmit të Tufës, ka reaguar edhe bashkëshortja  e Hilës, gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Gazetarja shkruan se pas kërcënimeve me jetë që ka bërë, nëse do ishim në një vend normal, Tufa do meritonte burgun.

Më herët se Xhunga reagoi edhe vetë gazetari Dritan Hila.

“Ato që thotë për ngacmime femrash nuk janë asgjë më shumë, vetëm se sajime te fantazisë se tij te varfër për ta bërë sulmin sa më të ndyrë, ose të manipuluara nga dosje të vjedhura për te cilat duhet të përgjigjet penalisht”, shkruan Hila.

1 komente në “Agron Tufa kërkon prerjen e veshit të Dritan Hilës, reagon ashpër Rudina Xhunga: Në një vend normal, meriton burgun…”

  1. KORÇARI says:

    Ky tufa është Idioti më i Madh. Ky duhet futur urgjentisht në ÇMËNDINË .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje