Balla reagon ndaj akuzave të LSI: Opozitën e vetme e kemi brenda së majtës

29 Mars 2017, 19:13Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla ka zgjedhur një takim me të rinjtë e Elbasanit për t’ju përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në arsim.

Duke e ironizuar, Balla thotë se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë. Ai i kujton deputetes aleate se deklaratat e saj bëhen me qëllim që të manipulojë brezin e ri.

“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- tha Ballla.

Pak ditë më parë, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

1 komente në “Balla reagon ndaj akuzave të LSI: Opozitën e vetme e kemi brenda së majtës”

  1. Treviso says:

    Keto jane frutet e partise prostitute. PS nuk duhet te habitet me opoziten brenda kualicionit qeverises.Martesa eshte bere pa aprovimin e shumices socialiste dhezeri i komentuesve nukeshte degjuar per 4 vjet. Partia prostitute nuk eshte çudi te dali e para duke marre dhe votat e militanteve te PD-s. Nese del e para prostituta Edi Rama duhet te dorzoje partine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje