Kryetari i KQZ-së Denar Biba theksoi se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit.
Partitë gjenden në llogoret politike, reforma zgjedhore nuk është realizuar. Çfarë përgjegjësie ka KQZ në mbarëvajtjen e konsensusit?
Në fjalën e tij Biba theksoi se nuk do të jetë “dashnor” i asnjë force politike, ndërsa sqaroi edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
“Nuk pres të jem i dashuri i asnjë partie. Unë do mundohem të jem avokati më i mirë i interesave të opozitës në KQZ. KQZ është në një pozitë relativisht të vështirë. Kemi dy rrugë.
Ose të bëjmë gati zgjedhjet. Nga ana tjetër kemi pozitë morale që na vë në siklet, si mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Mundësi ligjore mbetet vetëm ta procesin shtyjmë një javë.
E vetmja mundësi është ndryshimi i formulës ligjore që bëhet në parlament dhe me dakordësi politike të nivelit të lartë që kërkon 84 vota. Aktualisht nuk mund të ketë shtyrje po nuk ndryshoi ligji. Në një demokraci zgjedhjet nuk kanë pse shtyhen”. theksoi Biba, i cili ishte i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News.
O Denar Biba je burri ma zotni qe ka Kqz! Je i nderuar dhe 100 karat qytetari rezaton. Kenaqsi me te degju.
Të shtyra të pa shtyra PD do zhduket përfundimisht,jemi të vendosur që kurr më të mos egzistojnë parti monstra që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve.