Takimi i Lulzim Bashës me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Kongresin e Partive Popullore Europiane, natyrshëm që le një shije jo të mirë, që më tepër kur njeriu problematik për Europën promovohet si mbështetës i kauzës së “çadrës” opozitare në Tiranë, pra i vlerave demokratike siç mëtohet se strehohen aty.
Dhe nëse kërkon “t’i presësh drutë shkurt”, ai takim tashmë mund të quhet pa frikë si linjë referimi e qarqeve të njohura politike anti-perëndimore dhe jashtë linjës ku Shqipëria zyrtarisht është lineuar.
Orban, përveçse është njëri prej zyrtarëve të BE-së që ka kërkuar zyrtarisht heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, është dhe interlekutori më i fuqishëm ekonomik i Moskës në kontinent, duke vendosur dhe firmosur gazësjellësat rusë.
Përveç kësaj që përbën një tregues më global, Hungaria është dhe mbrojtjësja më e madhe politike në Europë e Nikolla Gruevskit.
Në kohën që e gjithë Europa politike nuk i është qasur Shkupit apo i është qasur vetëm për ultimatum, Viktor Orban jo vetëm që i ofroi strehë politike Gjeorgje Ivanovit pas refuzimit të qeverisë së Zaevit me shqiptarët, por edhe mbajti një fjalim të ashpër kundër “Platformës Shqiptare”. Këtë gjë e bëri edhe ministri i Jashtëm hungarez.
Qëndrimin e Hungarisë dhe sulmin e saj ndaj Tiranës e pranoi edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një seance në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Në takimin e djeshëm të formatit zyrtar që Basha mbajti me Orban, nuk tha asgjë në lidhje me sulmin e qeverisë së Hungarisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe Tiranës zyrtare, shkruan Tesheshi.com.
Në njoftimin për shtyp që Basha pa publikuar në faqen e tij në Facebook, nuk thuhet asnjë fjalë për këtë.
Lulzim Basha vërtet është në opozitë dhe nuk është përfaqsues i Tiranës zyrtare, por ama kujtojmë se në mënyrë publike kreu i PD-së ka akuzuar Ivanovin për mosdhënien e mandatit për Zaev, duke mbajtur pra një qëndrim me BE-në, që do të thotë se fjala e tij ka jo pak peshë, paçka pozicionit inferior politik. Është kreu i opozitës, aspirant për kryeministër, jo shaka.
Edhe pse takimi mes tyre ka qenë brenda një kuadri të ngushtë të familjes politike të PPE-së, fakti që Orban është kryeministër dhe një kokëçarje për BE-në, duhet ta bënte Bashën të ishte më i rezervuar, tashmë që është dhe nën reflektorët e Perëndimit. Nga ana tjetër, ata kanë diskutuar çështje jashtëpartiake, që janë kauza politike me rreze të gjatë veprimi, siç është ajo e opozitës shqiptare.
Rastësia e tangenteve filoruse dhe antishqiptare të këtyre qarqeve që pikëtakohen me frymën momentale të opozitës në Shqipëi, krijon në dizonancë që kërkon të sqarohet ose të ngrihet publikisht.
Ky ka shume “shoke” se Evropa eshte plot antishqiptare !