Rama “thumbon” aleatët e Bashes: Do ndryshojnë emra e flamuj, por opozitë do ketë edhe pa PD

2 Prill 2017, 12:26Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë fjalën përsëri në Asamblenë Kombëtare të PS ku ka folur lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Ai ka ftuar përsëri Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për dialog.

‘‘Kur opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që zgjedhjet të behet vetëm kur do opozita? Demokracia nuk ndalon askënd të hyjë në zgjedhje kur do të zgjidhet por demokracia nuk i detyron të gjithë të hyjnë në zgjedhje kur nuk duan. Nëse diktatura është dhuna e shumicës mbi pakicën, demokracia nuk është përdhunimi i shumicës nga pakica. Misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë lirinë dhe të drejtën e çdo individi të zgjidhet dhe të zgjedhë dhe e çdo subjekti të lindë dhe të vdesë sipas dëshirës, nëse duan ta vdesin PD e kanë në dorë ne nuk e mbajmë dot gjallë, keqardhje për ata që votojnë PD asnjë keqardhje për ata që e drejtojnë,” pohoi kreu i ekzekutivit.

Shefi i qeverisë Rama konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij se se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor.

“Ne nuk marrim përsipër barrën ta ndalim PD të shkojë në drejtim të paditur, opozita është prodhim i lirisë, jo liria prodhim i opozitës dhe përderisa jemi në liri, të jeni të bindur që opozita kurrë nuk do të mungojë, të jeni të sigurt se do ndryshojnë emrat por opozitën në Parlament do ta shikoni. Sepse opozitën e prodhon liria, Shqipëria në 18 qershor bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, PS hyn në zgjedhje dhe të tjerët e kanë vetë në dorë të hyjnë të mos hyjnë, të votojnë. të mos votojnë të vrasin veten. Asnjë merak për qeverinë teknike, është guri i hedhur në lumin e PD kush shkon ta nxjerrë atë gur të bëj kujdes se bie në lumë,”  
tha Rama.

3 komente në “Rama “thumbon” aleatët e Bashes: Do ndryshojnë emra e flamuj, por opozitë do ketë edhe pa PD”

  1. kombi says:

    BRAVOOOO RAMA !! PD. PO E GGJEDH RRUGEN E SAJ DREJT VETEVRASJE. NUK MUND TE DETYROJE NJE SHTET ,NJE POPULL ME KERKESAT E SAJ TE PAPRANUESHME, PER DEMOKRACINE E VENDIT .
    BASHA MDNFON QE ESHTE I PAZDVENDESUESHEM SI OPOZITE . GABOHET RENDE ME KETE TEZE ,PER TE MBAJTUR VENDIN PENG TE REFORMAVE .
    KRIZE NUK KA . SHQIPERIA ESHTE NE NGRITJEN E SAJ SI SHTET ,NGA CDO ASPEKT . RILINDJA URBANE PO I KTHEN SHQIPERISE KRENARINE .
    SHQIPERIA KA SHUME NEVOJE PER

  2. fida says:

    Aha,paska Cecua bicak.Kush do te marre pjese ne zgjedhjen qe do beje populli.Votat do percaktojne se kush do jete ne pozite dhe kush ne opozite.Nuk e vendos as Saliu e as Lulzimi,qe pa u be zgjedhjet enderon se do jete kryeministri pas 19 qershorit.He,vafsh ne esfel skote e qelbur mashtruesish,qe nuk na late rehat ne hallet tona ,27 vjete me rradhe.Ndyresira,hajdute me cizme…..

  3. Nepotizmi says:

    Me duket nje reagim shume i sinqerte dhe i drejte nga Kryeministri.C’do subjekt lind,dhe c’do subjekti i lind e drejta edhe te vdese… dhe nqs do zoti basha le tja lidhi se nuk ju behet vone shqiptareve,pasi as atija nuk i rruhet fort per popullin sesa per parate dhe privilligjet qe gezojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje