Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler, i bëri thirrje partive polike që të dialogojn për të zgjidhur krizën politike.
Nga qyteti i Shkodrës, gjatë një aktiviteti në shkollën austriake, Sattler tha se shpreson që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe zgjedhjet të bëhen normalisht.
“Ne duam që zgjedhjet të bëhen me të gjithë faktorët politik.
Sepse demokracia është e tillë që të gjithë palët të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Sattler.
Ai shtoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është diçka e mirë për vendin, pasi dhe shumica e qytetarëve shqiptarë nuk dëshirojnë që diçka e tillë të ndodhi./ f.b