Vllaznia ndal Kukësin, Partizani kryeson i vetëm

9 Prill 2017, 18:02Sport TEMA

Kukësi është ndalur në javën e 28-të të Kategorisë Superiore nga skuadra e Vllaznisë.

Verilindorët barazuan në “Zeqir Ymeri” kundër Vllaznisë me rezultatin e bardhë 0-0 duke bërë një hap fals drejt titullit kampion.

Një barazim që i kushton shumë skuadrës së drejtuar nga, Ernest Gjoka, të cilët tashmë humbin dhe kryesimin e kampionatit pasi Partizani kryeson i vetëm.

Të kuqtë tashmë janë dy pikë larg Kukësit pas fitores së djeshme ndja Luftëtarit.

90-minutat e zhvilluara në Kukës ishin emocionuese ku vendasit arritën që krijonin mjaft raste për shënim por që nuk arritën dot që ti konkretizonin në mënyrën e duhur.

Pas këtij barazi Kukësi mban vendin e dytë me 56-pikë, ndërsa Partizani është në vendin e parë me 58-pikë.

Ndërsa, në sfidën tjetër Laçi fitoi përballë Korabit.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje