Kam ndjekur me shqetësim gjuhën e dhunës dhe qëndrimet e hapura dhe të ashpra Anti-Perëndimore të Berishës, Bashës dhe disa drejtuesve dhe politikanëve të tjerë të opozitës tek “Çadra e Vetmisë”, që nuk ka asgjë të përbashkët me Lirinë me të cilën ata e kanë pagëzuar këtë çadër, edhe të paligjshme.
Tërbimi anti-Perëndimor që ka mbërthyer Saliun, Lulin e disa opozitarë të tjerë, në fakt është përpjekja më e dëshpëruar për të shpëtuar veten e tyre nga vënia para drejtësisë.
Natyrshëm bëjmë pyetjen: A i mbështesin këto qëndrime anti-Perëndimore të liderëve të tyre mijëra demokratë dhe opozitarë të ndershëm? A janë ata gati të flijohen për drejtuesit e tyre të inkriminuar? A do të dalin ata në protesta të dhunshme të hënën dhe më pas? A mundet ata, ish studentët e Dhjetorit 1990 dhe ish–të persekutuarit politikë thirrjet dhe ëndrrën e Lëvizjes Demokratike të 1990-ës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” t’i zëvendësojnë sot me thirrjet “Larg Europës, kundër Europës”?
Unë dua të besoj se qytetarët e ndershëm të opozitës janë qytetarë të përgjegjshëm që e duan Shqipërinë, e duan vendin e tyre të futet ne Bashkimin Europian, i duan fëmijët dhe të ardhmen e tyre, prandaj nuk do të ndjekin verbërisht liderët Anti-Europianë e Anti-Amerikanë të opozitës së “Çadrës së Ngujimit”, të “Çadrës Anti-Perëndim”. Ndjej dhimbje e dëshpërim që në atë çadër shoh dhe disa deputetë e opozitarë që nuk i lidh asgjë me interesat kriminale të liderëve të kësaj çadre.
Çdo shqiptar i ndershëm kërkon dhe duhet të bëjë gjithçka mundet që zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë dhe zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit të jenë të Lira e të Ndershme. Nëse opozita do të ishte e vertetë në këtë kërkesë të saj ajo duhej të luftonte fort në Parlament për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që në fakt është Kodi më i keq Zgjedhor në Shqipërinë e këtyre 26 viteve, është Kod që ka deformuar dukshëm votën dhe vullnetin e zgjedhësve. Dhe ky Kod është pjella e kompromisit të turpshëm e jodemokratik të pushtetit Berishian dhe opozitarëve socialistë në vitin 2008. Kundër këtij Kodi disa deputetë të partive të vogla në 2008-ën bënë atë që mbase nuk mund të imagjinohej: Grevë Urie brenda në sallën e Parlamentit. Grevë që gëzoi simpatinë e shumë shqiptarëve.
Po të donin mazhoranca dhe opozita që nga 2008 e deri më sot do të kishin bërë ndryshimet aq të domosdoshme në Kodin Zgjedhor për ta bërë atë një Kod demokratik, një Kod që administrimin e zgjedhjeve nuk ua beson partiakëve, pra nuk ua var “mëlçitë ujqërve në qafë”; një Kod për të caktuar një sistem zgjedhor ku deputetët nuk emerohen nga kryetarët e partive, por zgjidhen nga populli, një Kod që u jep fund koalicioneve parazgjedhore (pazarllëqeve parazgjedhore) të partive. Por Partia Demokratike realisht nuk e ka dashur ndryshimin e Kodit që prodhoi vetë në 2008-ën.
Sepse në fakt ashtu u intereson si Partisë Demokratike, ashtu edhe mazhorancës. Klithmat e partive të vogla dhe thirrjet e rekomandimet e OSBE-s dhe ndërkombëtarëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor u kanë ngjarë thirrjeve në shkretëtirë! Për fatin e keq të demokracisë dhe Shqipërisë! Prandaj edhe sot opozita krijon situata të tilla destabilizuese. Dhe kështu do të ketë edhe në të ardhmen nëse Parlamenti i ri nuk miraton që në muajt e parë një Kod Zgjedhor demokratik, një Kod Zgjedhor për Shqipërinë dhe jo vetëm për partitë.
Që nga viti 1996 e këtej në shkrimet e mia në shtypin shqiptar dhe propozimet që u dërgoja komisioneve përkatëse dhe disa deputetëve, kam shprehur opinionin tim dhe kam dhënë sugjerimet e mia për Kodin Zgjedhor, sugjerime që vinin në plan të parë interesat e Shqipërisë dhe jo të partive politike.
Para pak ditësh Basha i vuri mazhorancës edhe një kusht tjetër: Zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm nga populli. Në thelb kjo është një kërkesë shumë e drejtë dhe e domosdoshme, të cilën edhe unë e kam shprehur publikisht qysh 22 vite më parë e deri më sot. Por kur kjo bëhet ndërkohë që procedura për “emërimin” e Presidentit ka filluar, ndonëse akoma edhe pa kandidat, kjo nuk është kërkesë, por lojë politike.
PD duhej ta kishte mbështetur në Parlament këtë propozim ligjor që kohë më parë ka bërë edhe deputetja e nderuar Mesila Doda dhe partia e saj. Atëhere mbase edhe mazhoranca do të pranonte (ose detyrohej ta pranonte). Në fakt kërkesa për zgjedhjen e Presidentit nga populli është bërë herë pas here nga disa politikanë, juristë, si edhe disa parti politike, madje të paktën që nga viti1994. Kur PD e PS ishin në opozitë, edhe ato janë shprehur pro zgjedhjes së Presidentit nga populli. Por sapo vijnë në pushtet partitë ndërrojnë mendim, sepse duan ta emërojnë edhe Presidentin.
Që nga1997 e këtej e ashtuquajtura zgjedhje e Presidentit ka qenë e mbetet komedia e politikës shqiptare, denigrimi i turpshëm i vetë institucionit të Presidentit. A nuk tingëllon qesharake që Parlamenti mblidhet për të “zgjedhur” Presidentin por nuk propozon ndonjë kandidat! Disa politikanë mund edhe të mos u pëlqejnë këto që po shkruaj dhe mund të thonë: “E ka Kushtetuta këtë dhe ti Zef je larg, nuk e njeh Kushtetutën”! Edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe Kushtetutën e 1998-ës dhe të 2008-ës kam shkruar vite më parë në shtypin shqiptar ku kam shprehur opinionin tim.
Qytetarët e Shqipërisë, përfshirë edhe ne emigrantët, duhet ta detyrojmë Parlamentin e ardhshëm që të bëjë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe Presidenti e deputetët të zgjidhen nga populli e jo të emërohen nga kryetarët e partive si deri më sot.
Eshtë dashuria dhe shqetësimi që unë kam për Shqipërinë tonë të dashur, ashtu sikurse i kanë dhe përjetojnë këto ndjenja edhe qindra e mijëra emigrantë shqiptarë dhe qytetarët në Shqipëri, që më shtyjnë edhe këtë herë t’u bëj apel demokratëvedhe gjithë opozitarëve të ndershëm:
Ju lutem qëndroni larg protestave të dhunshme të hënën dhe më pas; Mirëpritni përfaqësuesit Europianë e Amerikanë; Ndëshkojini duke mos u shkuar pas dhe duke mos i votuar kryetarët e partive dhe ata deputetë tuaj që duan ta lënë Shqipërinë larg Europës, që duan të shkaktojnë dhunë e kaos në këtë vit shpresëdhënës për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Mos ia hiqni këto shanse të mrekullueshme vetes tuaj, familjeve tuaja dhe Shqipërisë sonë të dashur, sepse mbase nuk do t’ju vijnë më shanse dhe mundësi si këto!
Mazhorancat dhe opozitat i vendos vota e lirë dhe e pamanipuluar e qytetarëve dhe jo dhuna e bojkoti i institucioneve./TemA/
*Ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë
motren ne vesh o klysh kurvet derr tradhtarit pleher.
ky do karrigen e Adraitik Lllalles……si puna e avokat Spartakut qe e shikojne rolin e tyre te pavarur lidhur me bythlepirje te pollitikes….
–
ju plehrat e demonkracise, nuk ndryshoni kurre, me ose pa pashaporte amerkane
hahahahahahaahaah vellai i josif brozit hahahahahhhhhhhhhhhhh
Jo eshte vellai yt me baba tjeter!
Pyete nenen tende “heroine” se sa tregon!
Motren ku ta kesh o lad maloku, ne pith te motrave do shkoni o injorantet e shekullit qe vetem shqiptar nuk jeni
Zef Brozi mbetet perhere nje profesionist dhe demokrat patriot.
Respekt.
Sido qe te jete,eshte,
nje thirje e nje njeriu normal,
nder njeres normal.
Zef Brozi RESPEKT Per Apelin Drejtuar Shqipetareve qe jane “Shqipetare”…Por i Dashur ne Shqiperi kemi edhe Njerez me “Bishte”..qe shkojne pas Lulezim Bashovicit….VRASES DHE TRADHETARE..lol
Nqs larg qofte nje person humbet jeten neser nga protestat per bllokimin e rrugeve a eshte Lulzim Xhelal Basha pergjegjes ? A duhet te merret ai si i pandehur? Sot nuk ka asnje problem te tille, neser luli therret njerzit te bllokojne rrugen , ne nje nga rruget bllokuesit e rruges konfrontohen me shoferet qe duan te kalojne dhe si pasoje dikush qellohet per vdekje?? Athere gjithe kjo ka nje shkak -nxjerrja e njerzeve ne rruge nga Basha.
Ndersa mbeshtes plotesish dhe e quaj nje qendrim shume qytetar thirrjen e Zef Brozit
Se ku e kam pare keye malokun
Edhe Tramp ,u zgjodh nga populli amerikan……………………………………….!
Ladi, Tito, Luli jane kontigjent vetingu! Policia fotografoni neser, ne menyre qe procesi i drejtesize te filloj shpejte dhe me eficence.
mateo kurva,une nuk shava as me nane as me moter askend mor pederast,pyet nanen tande me cfare thiut eshte shkerdhy se ky shkerdhata me ata ke perfitu deri dje.
Z.Brozi.C’fare mendimi keni ju proamerikanet dhe pro EU per demarkacionin se dhe puna e DETIT nje corbe jane.
Kush je ti ore legen pa byth që flet për Shqipërinë.. Po ca mitër si ty e sillen në këtë gjendje..dhe iket si këlysh kurvash në Amerikë. Mbylle sa mish e pilaf aty ku je…e mos na çaj trapin.
. Populli ynë ,për fat të mirë të tijë, është
pro-Amerikan dhepro-Europian.!
Nuk protestojmë kunër BE-së dhe Amerikës!
??????????????????????????????????
Zef Brozi eshte nga te rrallet intelekrual qe mund te krenohet shoqeria jone jaste.
Si kuptoj disa injorante … ketu siper!?
Konfliktet nuk jane ne dobi te askujt. Kujtoni 1997. U vra ndonje politikan? Asnje!
Populli e peson gjithmone. Akoma vuajme 45 vjet kamunizem, fare e keqe,
Shpresoj qe disa si keta qe komentojne ketu lart te jene nje pakice e pallogaritshme ose jashteshqitja e ketij vendi ,perndryshe ky vend nuk behet me kurre….Dakort me z.Brozi dhe Respekt..
O ju sambistet e internetit mjaft me sharje. Zef Brozi, Shinasi Rame e pak te tjere jane demokratet e ndershem qe rrezikuan koken e tyre e i dolen kunder Sali Berishes ne fillim per deformimet e demokracise.
Fjalet e z. Brozi dolen. sot me 26 prill PD-ja u vetflijua, por ajo duhet shpetuar:
Mosbindja e z. Lulzim Basha ndaj kërkesave të ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së, si dhe ndaj kërkesave të të dërguarit të zonjës Merkel, tregon se klani Basha-Berisha, klani sundues i PD-së vijon të zbatojë planin Katovica, pra ta diskreditojë e turpërojë demokracinë shqiptare.
Mendoj se zotërinjtë Shinasi Rama, Zef Brozi, Eduard Selami dhe veprimtarë të tjerë politikë që kanë qenë nga themeluesit e PD-së duhet të dalin sot dhe të luftojnë për largimin prej PD-së të klanit Berisha-Basha dhe të bashkojnë anëtarët e thjeshtë e të ndershëm të kësaj partie, e cila duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e qershosrit ose korrikut 2017, në mënyrë që të mos i lenë njerëzit me bindje kundërkomuniste të mbeten si dele pa bari.
Shpëtimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë nga thonjtë e mafias dhe largimi i saj prej planit Kotovica, është shpëtim edhe për të ardhmen e Shqipërisë demokratike.