Takimi i dytë Rama-Basha në Presidencë duket se nuk ka sjellë asnjë marrëveshje.
Kryeministri Edi Rama, që ka dalë i pari nga takimi, ka thënë se palët janë sërish në të njëjtin pozicion si një ditë më parë.
“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje.
Oferta që unë i kam bërë Partisë Demokratike nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të krijuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve, ku PD të ketë të dy sytë në process nga brenda qeverisë.
Me një zv.kryeministër të propozuar nga Partia Demokratike, por jo anëtar partie, dhe të drejtojë një task forcë bashkë me tre përfaqësues ndërkombëtar, që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale.
Po ashtu tre zv.ministra të propozuar nga Partia Demokratike, por jo anëtarë partie.
Edhe këta të tre të jenë të përfaqësuar nga tre përfaqësues së komunitetit ndërkombëtar, të identifikojnë çdo ankesë në kohë reale për policinë, burgjet, mësuesit etj”, tha Rama.
Në lidhje me votimin elektronik, Rama tha se ato mund të mbahen vetëm në zgjedhjet vendore të ardhshme.
Ndërsa në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve, Rama tha se as që nuk bëhet fjalë, dhe ato do të mbahen me 18 qershor.
Rama tha se mazhoranca nuk do të bëjë asnjë ofertë tjetër, pasi nuk ka më hapësirë për negociata dhe lëshime të tjera.
Ai u shpreh se Basha e ka refuzuar sërish këtë ofertë.
Epo ne pith te semes pra.
Lajm i mire.
nuk ka e sdo te kete kurre symfoni me sunitet e PD-se……………….lloji i kafshes!
kryeministr poplli te ka votu te punosh jo te brdhesh ne takime boshe…
Rama i shkrete u ofron zgjedhje trasparente dhe te regullta.Po PD vetem zgjedhje trasparrnte dhe te rregullta nuk do.Ata duan zgjedhje ne rremuje e kaos.Rregulli dhe trasparenca per PD do te thote vdekje!
Bravo Rama hic fare mos u terhiq, se e meritojne plehrat e Pderrave. Edhe kaq sa the shume e kane. Ne kohen e Berishmacokut as qe behej fjale ti jepte kaq kredite opozites. Kujton se populli i ka harruar maskaralleqet e tij.