Sonte është e ligjshme të ketë festë në Çadër. Në pamje të parë opozita ka të drejtën të festojë shtyrjen e zgjedhjeve të Kavajës, ku kishte premtuar se do të pengonte procesin e votimit. Në Kavajë nuk do të votohet në 7 maj, por jo vetëm për shkak të presionit të opozitës, por edhe për pasojë të një vendimi realisht të matur të kryeministrit Rama, i cili duket se mendoi për betejën kombëtare, e jo për një “cep elektoral”.
Leximi dhe interpretimet për shtyrjen e zgjedhjeve të Kavajës është normale që të jenë të ndara. Sepse të ndara janë interesat politike dhe elektorale që lidhen me këtë ngjarje. Ajo që publiku shqiptar fitoi në këtë mes, është një tullë më pak në murin e sherrit që po ndan skenën politike dhe që ka stresuar të gjithë shoqërinë shqiptare në më shumë se dy muajt e fundit.
Nuk dihet nëse Kavajë do të ndodhte diçka e errët në 7 maj, nga ato që tranzicioni na ka mësuar t’i shënojmë në kalendarin e kujtesës kolektive si “data të zeza”. E sigurtë është që Kavaja nuk do të jetë një mollë sherri, e kjo e bën konfliktin për zgjedhjet e përgjithshme edhe më të dukshëm, edhe më evident. Mes momentit aktual dhe 18 qershorit tashmë nuk egziston më “lentja” e 7 majit.
Evitimi i ajsbergut të vogël dhe krejt të panevojshëm kavajas, është një gjest sa i përgjegjshëm, aq edhe i zgjuar taktikisht i Edi Ramës. Sepse, përtej faktit që Kavaja, me degëzimet e saj të rrezikshme të ditës së votimit, mund të absorbonte energji të kota në fushën e shahut të zgjedhjeve kombëtare, ajo paraqitet edhe si një njësi zgjedhore me peshë krejt simbolike në kandarin e madh të votave. Rikonfirmimi i mandatit të Elvis Roshit nga ana e PS, është një shqetësim fare periferik, krahasuar me ndarjen e tortës së madhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv për katër vitet e ardhshme. Dhe në këtë aspekt, Rama kishte shumë për të humbur në 7 maj, kurse Basha shkonte aty thjesht me parimin “sa më keq aq më mirë”.
E parë nga jashtë duket sikur shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë do t’i kontribuojë uljes së gjakrave dhe shanseve për dialog. Mund të ndodhë pikërisht e kunderta. Pas fashitjes së gëzimit të fitores djathtas dhe të tulatjes e hutimit majtas, ajo që mund të mbetet si produkt i prekshëm i shtyrjes së zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, mund të përmblidhet në dy pasoja direkte: nga një anë opozita mund të bëhet edhe më refraktare, me besimin e shtuar se presioni prodhoka fitoren. Mund të shohim forcimin e gjuhës dhe të sjelljes së kreut të PD Basha dhe të eksponentëve të tjerë të opozitës, si dhe insistimin e shtuar të tyre në tezën e qeverisë teknike. Në anën tjetër, mund të shohim një reagim të ngjashëm edhe nga qeveria. Edi Rama mund të thotë fare mirë se e dha ç’kishte për të dhënë, si kontribut të paqes e stabilitetit të vendit. Paralajmërimi i tij se është i disponueshëm për Bashën deri të hënën, pra pasnesër, është prova e parë se këtej e tutje kreu i shumicës mund të jetë edhe ai shumë më refraktar në sjellje dhe veprime.
E parë kështu, Kavaja e shtyrë duket se afron dhe konsolidon në thelb 18 qershorin. Gjithmonë nëse opozita do të sillet nën efektin “rakisë elektorale” të Kavajës, pa lëvizur nga kushtet e saj të njohura. Mosmbajtja e zgjedhjeve në qytetin e vogël të Shqipërisë së mesme eliminon vërtetë një problem delikat rendi që lidhej me ditën e zgjedhjeve, por pritet të vështirësojë procesin e negociatave për krizën e 18 qershorit në Tiranë. Dhe në këtë mes, me raportet e pabarabarta që ka krijuar kriza e zgjedhjeve kombëtare, është e qartë që Lulzim Basha ka pak për të festuar nesër, kur tamtamet e daulleve të Kavajës do të kenë pushuar. (Javanews.al)
Sa te mendohet i mencmi ,
budalli e ka be punen.
eshte me qitje te larget… nen ethet e “fitores” Basha fluturaku do i thote JO marreveshjes neser… pastaj te puth halla ne dy faqet… PD jashte parlamentit dhe nese keshtu e do Amerika, keshtu do behet se nuk u be nje by…cadre te luaje me interesin amerikan.
Analize interesante Minxhozi .
Pergezime.
Te gjithe duhet te jemi te bindur se ne Kavaje do te ndodhte nje perplasje midis popullit. Do te ndodhte se te gjithe duhet te dime e jemi te bindur se Ne krye te PD eshte ende Sali Berisha e jo LUlzim Basha. Jam i ndergjegjshem se nuk kam thene ndonje gje te re ,pasi te gjithe edine se ne krye te PD este Sali Berisha. Duke ditur se ne krye eshte Sali Berisha,syte e te cilit ne c’do moment kerkojne vetem gjak, falenderoj Edi Ramen i cili terhoqi kandidatin. Ne krye te bashkise se Kavajes eshte po nje socialist e po vazhdohen projeketet e percaktuara nga po socialistet e Kavajes. Cili do ishte fitimi i Rames , gjakosja e popullit te pafajshem Kavajas nga rrugecet e PD, apo terheqja ? Fitimqe terheqja. A fitoi Pd? Ne dukje po. Po ne realitet fitouan nenat Kavajase apo edhe mnare shqiptare qe nuk u veshen me te zeza. Po c’duhet te mendoi populli Shqiptar? E para : Populli shqiptar duhet te kuptoi se PD nuk eshte parti demokratike,por me gjithe kuptimin e plot te fjales Nazi-fashiste. E dyta: A do vriste saliu ne Kavaje ? Une them po. Eshte ai Sali qe armatosi militantet e tij me 1997. E per kete e ka pranuar vet se hapi depot si kunderpergjigje e revpltave ne Jug. E treta : A do kursetnte popullin qe te mos vritej ? Jo e jo,pasi eshte ai Sali qe dergoi avionet qe te bombardonin jugun, madje ,do hidhte edhe lende helmuese. Pse ? Te ruante pushtetin. Pse jam i bindur qe Saliu i fshehur nen lekuren e LUlzim Bashes do vrste ne Kavaje ? Sepse eshte Ai Sali qe per pushtet vrau Azem Hajdarin e organizoi !998-ten kunder qeverise Nano. A e mori pushtetin me dhune ? Po e mori. Pse nuk e mbajti as nje ore. SEpse ishin nderkombetaret me ne krye SHBA qe i dha ultimatimin e mos njohjes……. PO tani ? Perseri duhet te jene NDERKOMBETARET e SHBA-ja qe ti thone Troc. : 1. Sali e Lulzim ! Hiqeni cadren nga bulevardi e shkoni ne zgjedhje me ate platforme qe u kemi dhene ne. 2. Po nuk shkuat ne zgjedhje jeni te perjashtuar nga PPE dhe jeni te izoluar duke mos levizur jashte Shqiperise. Kete Ultimatum e duane edhe morracaket si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi,Nard Ndoka e ai klani i zemunit Agron Duka…. 3. Po nderkombetaret e ShBA te na thon troc : Popull shqiptar ,Socialist e demokrat votoni me 18 qershor sipas rregullave kushtetuese e ligjit mbi zgjedhjet ose ekunderta heqim vizat e perjashtimin nga nato. Keshtu i do mushka drute. PO mbi te gjitha Izolimin e SALI RAM BERISHES ,pasi LULI eshte kot. Eshte kot pasi ne c;do rfast si para e pas negociatave shkon e falet te Saliu. Pra kryetar nuk eshte LULZIMI po Saliu. C’eshte LULZIMI ? Si LULI e BUjari NISHANIT jane lovace ne duaret e saliut. Ndaj mos te shqetesohemi pse u terhoq Rama naga Kavaja . Kavaja shpetoi nga nje gjakderdhje………… Per mua si qytetar i thjeshte them te faleminderit Edvin Rama !
Te lumte komenti sh godites , e keq ka e shqiptareve vetem Berisha.
Edvini eshte me I miri I te gjitha koherave .
Nuk ka as nuk do vij shqiptare si Edvini vetem te na rroj dhe ta gezojme o I nderuar.
Oh te keqen e truve qe te paska pjerdhur.
Z Minxhozi pona e paraqet opoziten si gjermane apofranceze,kur perball eshte nje opozit shpellare ku efekt mund ti bej vetem dhuna e ligjit dhe jo perkedheliet qe po i benEdi Rama .Vetem ligji e sjell ne isllakete opozit.
Edi Rama kur nxehet te kap prej veshi dhe ta terheq fort.
Kete e ka vertetuar PD-ja. ?
Mirepo kete here nuk e ka kapur per veshi Lulushin por “prej flokesh” mbi veshe…
Dhe vazhdon t’ja terheqe edhe tani qe une po bej kete koment… ? ? ?
Ehhh,Lulush,Lulush,c’te ka gjetur… ?
nuk eshte edi rama .e ka ndryshuar emrin quhet durim madh e kjo eshte nje gje e mire per njerezit e thjeshte te cilet duan paqen qendrimi i durimit ishte i mencem e kjo vjen nga virtuti i nje njeriu te kulturuar i cili mendohet 100 here per te marre nje vendim te pjekur ne interes te gjithe shqipetareve ,beni dallimin me kreret e cadres te cilet cirren ,bertasin .shajne, genjejne ofendojne jo vetem qeverine por gjithe votuesit arrijne te shkojne deri atje sa te kercenojne .besoj tek antaret e thjeshte te pd se edhe ata duan paqen sociale unitetin e vendit,imagjinoni ne nje familje jane e prindrit mendojne ndryshe e femijet ndryshe po keshtu ne fis ne lagje etj po kjo nuk ka qene e smund te jete pengese per te jetuar e gezuar ne harmoni