Zyrtare: FIFA i heq dënimin Lionel Messit

5 Maj 2017, 16:26Sport TEMA

Lionel Messi i është hequr dënimi prej katër ndeshjeve për të mos luajtur me Argjentinën.

Ylli argjentinas, tashmë do të jetë në dispozicion të kombëtares së tij për ndeshjet e radhës pasi FIFA ka pranuar ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës.

Messi u pezullua me katër ndeshje, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.

Megjithatë, pas ankesave të bëra apeli i ka hequr dënimin Messit, dhe sulmuesi i Barcelonës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën.

“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve. Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje