“Të lëna në harresë dhe pa asnjë mirëmbajtje, ballkonet në shumë pallate të Tiranës ofrojnë një pamje ekzotike, që nuk lidhet aspak me funksionin arkitekturor të një ballkoni,” vëzhgon fotografja Loreta Cuka në një seri fotografish të shkrepura muajt e fundit në kryeqytet.
Konceptuar nga aspekti arkitekturor si një nga hapësirat e frymëmarrjes së apartamenteve në jetën e ngushtë urbane, ballkonet zakonisht duhet të shërbejnë si një “dalje” çlodhjeje për në jetën e qytetit.
Megjithatë, tradita shqiptare vazhdon t’i shohë ballkonet si një depo të jashtme të shtëpisë, ku familjarët ngjeshin sendet e panevojshme, varin rrobat për t’u tharë (problem që shumë shtete të përparuara e kanë zgjidhur me tharëset elektrike) apo thjesht i lënë ato të palyera dhe të rrënuara.
Kjo të përcjell ndjesinë se ballkonet kanë reshtur së kryeri funksionin e tyre arkitekturor të kalimit të një kohe qetësie dhe soditjeje duke u shndërruar në një hapësirë ku kalohen fare pak minuta për një punë të caktuar.
Përgjatë muajve të fundit, në një gjueti të vazhdueshme të pamjeve të tilla ekzotike në Tiranë, ajo që të bën më shumë përshtypje është kontrasti i këtij neglizhimi me merakun e shumënjohur të shqiptarëve për t’i pritur miqtë në gjendjen më të mirë të shtëpisë.
Parë në kontekstin më të gjerë social, e gjitha kjo reflekton disa faktorë kyçë të jetës së qytete të mëdha dhe shoqërisë shqiptare.
Së pari, planifikimi urban i qyteteve është inekzistent dhe ka çuar në një kaos ndërtimesh jashtë çdo standardi jetese, pa respektuar hapësirat ndarëse, normën e gjelbërimit dhe lejet ndërtimore – duke mos lënë asnjë dëshirë për të dalë në ballkon për ta këqyrur.
Së dyti, duket se shqiptarët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë jashtë shtëpisë për arsye të ndryshme, që nga angazhimet e punës te kalimi i kohës në kafene. Shqipëria është vendi i dytë në botë për proporcionin e numrit të kafeneve për 100.000 banorët pas Spanjës.
Së treti, gjithnjë në mendimin dhe frymëzimin personal të një fotografeje, mirëmbajtja e kësaj hapësire dhe dalja në ballkon për të soditur kërkon një qetësi mendore dhe mirëqenie sociale që shumëkujt i mungon. Përballë dëshirës së përhapur për të gjetur një të ardhme më të mirë në një shtet tjetër europian, në sytë e mi ballkonet e shëmtuara ose janë shenjë e një shprese të humbur ose neglizhencë që vjen prej përqendrimit te largimi nga Shqipëria./BIRN/
Shihni rrobat qe ndehen jashte ballkoneve dhe se sa pune prishin qofte per pamjen e shemtuar qe krijohet, ashtu edhe per higjenen e atyre rrobave qe vecse marrin pluhurin e ruiges dhe tymin e gazrave te makinave. Mund te gjinden fare mire mundesi qe teshat te varen brenda ballkoneve, nen parvazet dhe jo siper neper telat qe te rrijne mbi koke e qe teshat te duken tre kilometra larg. Shemtira dhe papasterti. Ne asnje vend te botes, vec dy tre lagjeve ne Napoli, lejohet te nderen e te valviten rrobat jashte ballkoneve.
Problem real dhe shume i rendesishem per Tiranen. Ne shumicen e qyteteve metropole nuk lejohet tharja e rrobave ne ballkon. Ne ballkon nuk lejohet asnje send fare. Kurse tek ne bej cte duash me ballkonin. Fillimisht caktimi i Administratoreve te afte ne cdo pallat, pastaj nje studim teresor i arkitektures urbane do te jene hapat e duhura per rregullimin e gjendjes aktuale te ballkoneve ne Tirane.
Cdo vend ka rregullat e veta dhe ne duhet ti krijojme ato duke perfituar nga vende me te zhvilluara.
Keto ndertesa tejet te amortizuara ,duhet te prishen dhe te ndertohen te reja te larta dhe te lirohen hapesira per parqe, ndryshe Tirana do te jete me dy standarte, TALIBAN DHE MODERN.
Eshte ne metro kjo idiotja?
Jysh do siguroje tharese elektrike? Ai qe nuk ja te paguaje per ndricimin?
Varferia?
Ne nje kohe ku qindramijera familje kerkojne nje strehe per te futur koken kjo kerkon te mos perdoret ballkoni si depo?
Po ku i kane depot njerezit zonjushe, apo zonje?
Te parlamenti apo vilat e qeveritareve.
Te merr frymen shemtia apo varferia?
Pastaj mundohu te komentosh dhe te kritikosh traditen shqiptare te te nderurit te rrobave.
Ca jane keto lloj hajvanesh qe ngrejne jeto lloj teorish pordhacesh, fshati digjet kurva krihet i thone.
Ne ati ballkone njerezit luftojne me dritat dhe me ujin qe mezi vjen, kjo i bie gozhdes, jo patkoit.
Lloj letyrash qe me acarojne
Mire kjo qe i bije patkojt, Po kta komentusit e tjer jan komplet jasht orbites shqiptare sikur jetojn te gjith ne Amsterdam.
Ndersa zonjes Loreta Cuka do ti thoja qe varferija eshte e shemtuar dhe nuk zhduket duke zbukuruar ballkonet apo rrugulluar fasadat e qenderes se qytetit.
MJAFT ME,me foto nga Aleppo dhe Afghanistani……………allah uakbar!
Banoret do ti rregullijne Ballkonet ….ekskluzivsiht ashtu siq i lejon Qeveria Komunale.
kto pamje “artistike” jan per monument culture,sepse nuk ka asnje vend tjeter qe te ket antiarkitektur sic ka shqipnija jon heroike. e bukra e dheut.
ndertesa artitektonike gje sa t dush,por ndertesa antiarkitekturr vec ne shqipni gje,
esht komb talent I antigjithckaje shqiptari.
esht antishtet
antiligj
antinatyr
antirregull
antieurop
antiamerik
antidemokraci
antivotimeve
eshte komplet komb per s mbrapshi komb anti,kundra…
edhe njerzit sesi jan ,si anti homo sapiens,si bicim figurina allcije apo balte me kemb te shkurtra,bark te madh dhe shpatulla te ngushta .. kurse koken e kan te shtrember,ballin te pjerret,koke te vogel si zog,krahet si pulastrena..lekur te zeshket si te pist..flok te palar dhe plot dyll si mi kanalesh…
dhe natyrisht,kta qenije do “prodhojn” katrahura te tilla ndertimore qe edhe karrikaturisti me me fantazi nuk I krijon dot.
edhe derrat jan me te civilizu sesa shqiptart.
Qyteti kampion eshte gjirokastra ,me vetem 900 metra fasade ne bulevardin kryesor ka vetem shtesa pallatesh pa forme ,te pa perfunduar dhe ballkone pa fund si keto ne foto.Sa turp per gjirokastren qe per kete masaker qe ka bere s mund te nderhyet edhe pas 100 vjetesh.Te marrin shembull nga Fieri !