Diten e djeshme TemA TV, publikoi ne fraze te shkurter nga audio-rregjistrimi qe nje sekser kishte tentuar te korruptonte lojtaret e Partizanit per te toleruar ne perballjen kunder Kukesit.
Sot ne pas nje investigimi kemi arritur qe te sigurojme nje tjeter pjese nga audio rregjistrimi, ku sekseri i ben oferten lojtarit te Partizanit per te toleruar.
Ne biseden qe ne do t’iu servirim me poshte dallohet shume qarte tentativa e sekserit per te bindur futbollistin e Partizanit per te lene ndeshjen ne favorin e tyre.
Nderkohe, ne media ka qarkulluar dhe nje pjese tjeter e bisedes.
Biseda e siguruar nga TemA TV.
Sekseri: Krahu tjetër ka thënë, atë ditë që u takuam ne unë ti… në tavolinë
Partizani: Po
Sekseri: Ishte ai menaxheri i Kukësit aty
Partizani: Po
Sekseri: Ai tani i ka thonë atij të “MADHIT”, Drini i njef ato, Drini flet me ato. Ai më coi mua mesazh
Partizani: Po
Sekseri: Më mori vet i modhi. Fol tha sa duan, a kupton. Të na “TOLEROJN” “TOLEROJN”, jo të bëjën gjëra që të duken
Partizani: E mor vesh
Sekseri: Shif vet më thuaj dhe të veprojm