Kur dukej se Flamurtari po largohej nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe gjërat po shkonin në rrugën e duhur te vlonjatët, ata përfshihen përsëri në çështje të cilat kanë pak të bëjnë me futbollin e luajtur në fushën e lojës. Futbollistët vlonjatë kanë kërkuar rrogat e tyre të prapambetura dhe kjo temë ka sjellë bojkotin e stërvitjes së sotme.
Një pjesë e futbollistëve janë takuar me shefin e klubit, Ardi Behari, duke i kërkuar llogari këtij të fundit për situatën e krijuar dhe pse rrogat që u ishin premtuar që do të paguheshin para ndeshjes me Partizanin, nuk kishin kaluar ende në llogaritë e tyre. Pas një debati mes Beharit dhe një pjese të futbollistëve, këta të fundit i kanë bërë të ditur drejtuesit se nuk do të merrnin pjesë në stërvitjen e planifikuar për pasditen.
Futbollistët nuk kanë pranuar të dalin në seancën e sotme stërvitore nën urdhrat e trajnerit Duro, ndërsa kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe dy ndeshjet e fundit të kampionatit nëse nuk marrin të gjitha detyrimet e prapambetura.
Sipas burimeve pranë klubit vlonjat, pavarësisht pretendimeve dhe premtimeve të administratorit Idrizi, lojtarët kanë që në dhjetor pa u paguar.
O re Idrizi do mbledhesh mendjen ti apo do qe te shkosh me te tjeret. Cjane keto poshtersi ne kurrizin e lojtarve qe jo vetem ushqejne vweten por mbajne gjalle nje tradite suksesesh ne futbollin vlonjat .Nese nuk ke byth shitu atje ku te shkon e jo ne nje aktivitet qe eshte nderi i ketij qyteti .
Nuk do keni hair nga Qami Idriz ,te jeni te sigurte ,qamet jane vetem per te vjedhur dhe perfituar per veten e tyre ,as mos kini shprese, ne kategorine e katert do perfundoni me Qamin ne krye.
mire ja u ben qelbesirave ,s kane fuqi te luajne ,lere qe s shikohen me sy sa here shkon ne stadium shikon parazitet qe e presin topin tu veje te kemba