Kandidati për deputet i Partisë Socialiste pë qarkun e Tiranës Arben Ahmetaj, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Lagjes nr.1 në Rrogozhinë foli për programin qeverisës në katër vitet e ardhshme dhe prioritetet kryesore për ekonominë dhe qytetarët, me fokus rritjen e punësimit dhe të mireqenies për familjet e tyre.
Duke u ndalur tek reformat Ahmetaj tha se Rilindja urbane që nisi një process të rëndësishëm transformimi të qendrave të qyteteve, ka filluar tashmë të shtrihet edhe në Rrogozhinë:
“Në katër muajt e punës time me ju, janë gati 9.3 milionë dollarë të investuara në këtë bashki. Projekti i parë janë rrugët hyrëse të qytetit. Qyteti po merr formë, ka qenë një fshat, ju e dini më mirë se mua, ka qenë një fshat i harruar. Sot ka filluar të marrë formën e një qyteti dhe në katër vitet që vijnë kemi mundësinë që ta kthejmë në një destinacion turizmi se detin e kemi vetëm 8 kilometra larg. Me Kryeminsitrin Rama kemi projekt për rrugën e Vilbashtovës, e cila është 14 kilometra dhe e lidh qytetin njëherë e mirë me detin dhe e kthen qytetin në një destinacion turistik me një bregdet që në fakt është i rrallë dhe fatmirësisht është i padëmtuar dhe ne kemi për detyrë ta ruajmë të padëmtuar” – tha Ahmetaj.
Ai I ftoi qytetarët e Rrogozhinës që cdo votë e cuar dëm në favor të partive të vogla, është në dëm të Shqipërisë dhe te ardhmes që dëshirojmë për vendin tone:
“Alternativat kërë rradhë janë shumë të qarta. Çdo votë jashtë koshit të Partisë Socialiste shkon dëm. Është koha që Partia Socialiste e Shqipërisë si partia më e madhe e shqiptarëve, të marrë të gjitha votat e majta dhe ta lëmë atë trafikimin e votës në favor të partive të vogla që premtojnë vende pune në këmbim të votës e japin vende pune në këmbim të votës. E në finale Shqipëria ngelet mbrapa dhe Shqipëria, e ardhmja e Shqipërisë, për këtë shkak, ngelet si plaçkë tregu, e vidhet e ardhmja duke trafikuar vende pune në këmbim të votave. Kjo histori ka mbaruar.
Kemi alternativën shumë të qartë! Edi Rama, Kryeministri i të gjithë Shqiptarëve. E për këtë arsye shtëpia e shqiptarëve është Partia Socialiste. Prandaj secili nga ju që ka halle të vogla apo të mëdha, secili nga ju që mund të ketë qejfmbetje me ne, secili nga ju që ka një hall të pazgjidhur, secili nga ju që ka një problem të paadresuar, do duhet të mendojë thellë në favor të Shqipërisë dhe të mendojë që qejfmbetja ime e vogël apo e madhe, halli im i vogël apo i madh, a duhet të pengojë Shqipërinë të ecë përpara? A duhet unë të shkoj tek kutia e votimit me dilemë, apo unë duhet të shkoj i vendosur që Partia Socialiste e Shqipërisë, është e vetmja forcë që mund të bëjë Shqipërinë dhe Edi Rama është kryeministri i të gjithë shqiptarëve që mund ta çojë Shqipërinë përpara!”
Ahmetaj theksoi gjithahstu se Reforma në Drejtësi është reforma kryesore që Partia Socialiste dëshiron të cojë përpara, për Shqipërinë me shtet, punë, mireqenie, prandaj 25 qershori është datë e rëndësishme për të vendosur të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mos u kthyer mbrapa:
“Ne kemi bërë shumë reforma. Reforma në Drejtësi është reforma më e rëndësishme që ne duam të çojmë përpara. E detyruam Partinë Demokratike të vinte të votonte Vettingun, e nxorëm nga çadra. U ngujuan në çadër nga frika e Reformës në Drejtësi. Lëshuam pushtet, për herë të parë ka ndodhur në Shqipëri që një burrë shteti si Edi Rama shkon dhe lëshon pushtetin e tij në favor të të bërit shtet. Në favor të nxjerrjes së tyre nga çadra. Në favor të votimit të Vettingut, të Reformës në Drejtësi!
Bravo per punen e palodhshme ndryshim total per Rrogozhinen tone ?
Kandidati i duhur per rrogozhinen, ju falenderojme per cdo pune te mire te bere per kete qytet qe per me shume se 20 vjet u la ne harrese nga pushtetaret, te cilet kujtoheshin per te vetem per ti vjedhur votat, jeni me te miret dhe kte e keni treguar me pune ndaj me fitorja e padiskutueshme ne qershor.
vallai cope cope ishin rruget, hyrja qytetit te jepte nje impresion per faqe te zeze, tani ka pamje tjeter, vertet problemet e hallet nuk kane mbarur, por ama edhe te thuash nuk eshte bere gje nuk e thua dot se flet puna vet atje mjafton njehere me shku me e vizitu, dua te them shume bukur dhe halla per punet qe po beni, pak, pak por te sakta
ju lumte i keni dhene nje tjeter hije Rrogozhines suksese e ishalla me projekte re reja per kete qytet me nje prespektive te madhe per turizmin detare uroj qe keto projekte ti vini ne pune e te kene zhvillim sa me te shpejte per Rrogozhinen e gjithe zonen perreth
hallla per punen e bere per ndryshimin e qytett tone. Shume mirenjohje per ju z.Ahmetaj padiskutim i duhuri per Rrogozhinen, suksese dhe pune te mbare ne rrugetimin tuaj dinjitoz