Në takimin elektoral me banorë të njësisë administrative Kozare në Kuçovë, kandidatët e Partisë Socialiste të Qarkut të Beratit apeluan për sa më shumë pjesëmarrje në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Pjesëmarrja më e lartë do ti japë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, mundësinë për të vijuar ndërtimin e shtetit” – deklaroi drejtuesi politik i këtij qarku Blendi Klosi.
Duke qenë një garë ku çdo parti garon më vete, do të shihet forca reale e çdo partie deklaroi Klosi, duke shtuar se fuqizimi me vota i Partisë Socialiste do ti japë mundësinë asaj të jetë në qeverisje dhe parlament më e fortë në mbrojtje të interesave të çdo qytetari.
“Asnjë parti tjetër nuk do të ketë shansin të bëjë presion me vendin e punës dhe të ardhmen e askujt, nëse shumica dërrmuese e shqiptarëve, e qytetarëve të qarkut të Beratit që e kanë kuptuar se kush punon për ta, dalin dhe japin votën për Partinë Socialiste në 25 qershor” – deklaroi Klosi.
Blendi Klosi: “Të dalim të gjithë në votim, pasi kërkohet një qeverisje e fortë dhe një mbështetje maksimale për Edi Ramën kryeministër dhe Partinë Socialiste. Gara kësaj rradhe është krejtësisht e veçantë, ku çdo parti do të vlerësohet në bazë të votave që ka. Ndaj duhet ta bëjmë çdo orë të qartë sa e rëndësishme është një votë në 25 qershor, sepse mendoni sikur të mos kemi mundësi të mos marrim 71 vota të vetëm. Rikthimi mbrapa te Sali Berisha, do na kthejë Shqipërinë vite dritë mbrapa”
Kandidatja për deputetë e Partisë Socialiste në Berat, Ermonela Felaj deklaroi se çdokush e ka më të qartë se për kë duhet të japë votën, nëse I bën vetes vetëm disa pyetje të thjeshta:
Ermonela Felaj – Kush ndërton shtet?? – Partia Socialiste dhe asnjë tjetër, është përgjigjia e parë. Partia Demokratike e dogji Shqipërinë në ‘97-tën, ju e mbani mend shumë mirë në Kuçovë janë djegur edhe njerëz për së gjalli, në ’98-tën synuan ta rrëzonin shtetin. U desh të vinte Partia Socialiste të ndërtonte shtet, të sillte sigurinë, dhe mundësinë që njerëzit që të rrinin në Shqipërinë dhe të mos merrnin rrugët në fakt sic i morrën në ato vite të errëta.
Kush deshi ta destabilizonte me çadrën që ngriti tre muaj rresht me çadrën në bulevard, kush ndërton një qeverisje më të drejtë, më të mirë, kush ndërton një qeverisje me rregulla?
Partia Socialiste, as PD dhe asnjë parti tjetër !!! Kandidati i PS Saimir Plaku – ‘’Ne duam të vazhdojmë me Edi Ramën kryeministër. Në 25 qershor votat I shkojnë Partia Socialiste dhe asnjë partie tjeter”.