Tirana e ka mbyllur në avantazh pjesen e pare të sfidës finale të Kupës së Shqipërisë kundër Skëndërbeut.
Autori i golit për skuadrën bardheblu është sulmuesi Ede, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 20-të.
Në momentin e golit Ede shkoi për të festuar tek tifozët e tij, por me këta të fundit që nuk pranuan të festonin duke protestuar.
Menjëherë pas golit tifozat kanë ndezur tymse për të ndërprerë për disa minuta ndeshjen si dhe duke vijuar koret kundër presidentit Reik Halili.