Policia franceze ka mundur që të neutralizojë një person i cili me çekiç në dorë tentoi të godististe një oficer policie.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi në afërsi të “Notre Dame” në Paris dhe se oficeri i policisë pësoi dëmtime të lehta.
Policia ndaloi menjëherë trafikun përreth zonës dhe u bëri thirrje kalimtarëve që të qëndronin sa më larg të ishte e mundur.
Dëshmitarë të rastit tregojnë se disa turistë u larguan të tmerruar për të gjetur vende të sigurta strehimi pasi kishin frikën e një sulmi të mundshëm terrorist.
Franca është në gjendje të jashtëzakonshme, që pas sulmeve terroriste në Paris ku humbën jetën130 persona.