Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ka deklaruar se ndonëse po punon fort për të fituar një mandat tjetër qeverisës, ka menduar edhe për tu larguar nga politika.
Ai zbuloi edhe emrin e një personaliteti botëror, që e kishte këshilluar për mënyrën se si duhej të tërhiqej nga pushteti, pa ia kërkuar të tjerët largimin.
“Kam pasur një jetë më përpara, e kam shijuar shumë.
Nuk erdha në këtë jetë se ajo s’më pëlqente.
Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon”, tha kryeministri.
Pasi Çani e ngacmoi duke i thënë se nuk e kishte të vërtetë këtë frazë, kryeministri shtoi:
“Është diçka që ka kohë që e përgatis.
Është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë ik.
Kam pas biseda interesante me liderë që i kam admiruar shumë.
Kam dashur ta kuptoj këtë.
Njëri prej tre më tha (Joschka Fischer, ish-ministri i Jashtëm gjerman) më ka thënë se ky është një proçes shumë i shëndetshëm kur nis ta përgatisësh më herët”, tha Rama.
Rama , me diference nga te tjeret, ka nje pasardhes te denje, dhe ndoshta edheme te zote, dhe me ndonje kualitet me shume se ai,,,,,Erion Veliaj po tregon se si duhet administruar nje vend,dhe qe eshte pozitive per ne sepse, do i detyroje kundershtaret te bejne si ata, dhe per te fituar duhet te bejne me mire,, dhe pse ne periudha te ndryshme, te dy kane analogjite e tyre, nje gjet te perpashket e te dyve eshte, aftesia per te shikuar pak me larg se te tjeret, jane te pa kapshem nga kundershtaret e tyre, vec se ti akuzojne, qe njeri ka shitur fiq, dhe tjetri ka dal me bolet jashte ne france, kjo e fundit pike e dobet e saliut.