Mikel Shallari, i dyshuar si vrasësi me pagesë i Artan Cukut më 8 prill 2017, dy javë para arrestimit është ndaluar nga policia rrugore, ndërsa gjithçka ka shërbyer që Shallarit t’i merrej ADN-ja me anë të mbetjeve të gojës.
Me aparatin dragger Mikel Shallari i është bërë testi alkoolit pranë “Rrugës së Elbasanit” dhe menëjherë mbetja e tij biologjike e të riut është përcjellë në Policinë Shkencore ndërsa atij i është kryer dhe kontroll për sende të ndaluara në mjet.
Përgjigjet e profilit të ADN-s së përftuar nga testi i alkolit u përputhen me ato të mbërritura nga Zvicra e menjëherë Shallari u vë nën vëzhgim 24 orë, raporton Report TV.
Vetë Shallari që prej arrestimit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, ndërsa tashmë familja e tij është marrë në mbrojtie nga institucionet shtetërore.