"Shteti i Nëndheshëm" në SHBA/ Ish-kongresmeni amerikan thotë se ka një organizatë që vendos për shumëçka

19 Qershor 2017, 10:25Bota TEMA

Ish – kongresmeni amerikan i Teksasit, Ron Paul ka deklaruar në një intervistë të premten se ai beson se në SHBA ekziston realisht ai që quhet “Shteti i Nëndheshëm – Deep State”, i cili konsiderohet se bashkon organizata dhe aktorë të fuqishëm në programimin e politikave amerikane, për të cilat edhe presidenti, apo instiucionet janë zëdhënës.

Paul deklaroi se dakordësia gati e plotë për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë në një Senat ku ka shumë kundërshtime për këtë qasje, provon se një dorë e caktuar ka lëvizur gjërat për të pajuar njerëz që kanë mendime publike kaq të kundërta.

Ekzistencën e një kaste të tillë e ka pranuar edhe ish- kryetari Kogresit, Newt Gingrich.

Nuk mund të mos theksohet se intervista lidhet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, një vend me të cilin mund të ketë shumë aktorë në SHBA që kanë interesa të mëdha.

2 komente në ““Shteti i Nëndheshëm” në SHBA/ Ish-kongresmeni amerikan thotë se ka një organizatë që vendos për shumëçka”

  1. uns says:

    mos valle eshte Tema media e blere nga Putin?! se kshu doli lajmi nga raportet sekrete mbi shqiperine. Ah Mero mero, nga komunist u bone me Salen, Pastaj me Edin. Po nga ish komunist, ne kapitalist…sme habit qe mund te ribehesh sovjetiko7sahanlepires per 2 lek me shume

  2. dialektika says:

    Ky “Shtet i Nendheshem” nuk eshte gje tjeter vecse interesat ekonomike te Amerikes qe nuk pajtohen me interesat e ekonomise se korruptuar ruse. Nese keto interesa do te pajtoheshin, atehere ekonomia amerikane do te binte ne nivelin e ulet te ekonomise ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje