VIDEO/ Pamje shqetësuese: Torturat ç’njerëzore në burgjet e Koresë së Veriut

20 Qershor 2017, 07:49Sociale TEMA

Vdekja e studentit amerikan, Otto Warmbier,  të sapoliruar nga burgu në Korenë e Veriut, ka risjellë edhe një herë në vëmendje torturat dhe kushtet ç’njerëzore në të cilat mbahen të burgosurit atje.

Warmbier u arrestua një vit më parë, pasi sipas autoriteteve koreano-veriore, tentoi të vidhte një poster propagandistik. Ai u lirua vetëm një ditë më parë dhe u dërgua në SHBA në gjendje të rëndë shëndetësore. 20-vjeçari nuk mund të shihte dhe as të fliste, ndërsa prindërit e tij deklaruan se dukej gjithmonë i frikësuar.

Ndërkaq, janë bërë publike së fundmi edhe pamje nga torturat e disa të burgosurve gjatë marrjes në pyetje në Korenë e Veriut, si edhe janë risjellë në vëmendje dëshmitë e atyre që kanë mundur të arratisen nga vendi i izoluar.

1 komente në “VIDEO/ Pamje shqetësuese: Torturat ç’njerëzore në burgjet e Koresë së Veriut”

  1. Fjala shqipe says:

    Otto ishte ne koma qe nga marsi i 2016. Si mund te dukej i frikesuar ne gjendje kome? Erdhi para nje jave dhe ishte 23 vjec
    Ne se nuk i kuptoni lajmet mos shkruani kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje