Denoncimi i LSI-së për blerje votash, reagon Rama: I ka ardhur fundi lojës i treti i vërteti, hajduti bërtet kapeni hajdutin

24 Qershor 2017, 15:32Politika TEMA

Denoncimit të LSI-së për blerje të votave në Ksamil i është kundërpërgjigjur kryeministri i vendit Edi Rama.

Rama i konsideron akuzat e LSI-së s itë pabaza duke thënë se hajduti thërtret kapeni hajdutin.

Më tej, ai është shprehur se “LSI e ndjen që lojës së  saj i treti i vërteti tashmë i ka ardhur fundi”.

News 24 raporton se ka zbuluar mesazhin që kryeministri Edi Rama u ka dërguar deputetëve të tij ku ironizon ku ironizon ngjarjen, ndërsa thekson se ajo makinë ku u gjetë paratë ishte e LSI-së.

Mesazhi i Ramës

Sapo LSI ka denoncuar tentative per blerje votash ne Ksamil, me makinen qe rezulton te jete e nenprefektit, anetar i LSI?

D.m.th kesaj i thone bertet hajduti kapeni hajdutin?

E ndjejne qe loja me i treti i verteti mbaroi dhe njerezit nuk hane bar?

Ju lutem vigjilence maksimale per te bllokuar cdo hiene qe synon te bleje vota?

Per te garantuar procesin dhe mosdeformimin e votes se shqiptareve?

Forca dhe beteje dere me dere per te ngulitur tek cdokush mendimin se kush mungon gabon! Perqafime✌??

2 komente në “Denoncimi i LSI-së për blerje votash, reagon Rama: I ka ardhur fundi lojës i treti i vërteti, hajduti bërtet kapeni hajdutin”

  1. Lennard says:

    Ashtu eshte .Fjale e vjeter qysh mga Antikiteti.U ke prere Ushkuret Banditeve.Jane zene keq ne Cark.Po ate zyren e LSI kush e eksplodoi Mor Aman .Gjejeni se me duket sikur eshte Personazhi i Njalave qe e ka vene!!!
    Mos je gje mik me te Z.Moderator???

  2. Xen deledashi says:

    Likja e kuptoi që ishte hera e fundit që e drodhi.
    Tani ska me “dridhe Like se na fike” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje