Ndryshimi radikal i “Mapo”-s në 4 vite, nga e djathta Regan-Berisha, te “71+” për reformatorin Rama

24 Qershor 2017, 13:34Politika TEMA
Ndryshimi radikal i “Mapo”-s në 4 vite, nga e djathta

Gazeta Mapo është hapur sot me mbështetjen maksimale për Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Ramën, të cilin e konsideron reformator.

Kjo gazetë ndan të njëjtën dëshirë me Ramën që socialistët të fitojnë më shumë se 71 mandate në zgjedhjet e të dielës.

Por vetëm katër vite më parë, Mapo do të hapej një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit me një fjalë: “Djathtas!” Në faqen e parë ishin vendosur karikaturat e Sali Berishës, Ronald Regan, Margaret Thatcher dhe Winston Churchill.

Kjo luhatje nga njëri krah në tjetrin, brenda një mandati, është vështirë të gjendet në modelet perëndimore të gazetarisë, të cilave Mapo u referohet kur shpall publikisht mbështetjen për kandidatët./politiko.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje