Al Jazeera shkrim për zgjedhjet në Shqipëri: Sheshi “Skënderbej” "model i rindërtimit urban" për ambiciet e vendit

25 Qershor 2017, 19:54Politika TEMA

Mediat më të njohura botërore flasin për një fitore të Partisë Socialiste duke vlerësuar përpjekjet që janë bërë për ndërtimin e shtetit ligjor si dhe për transformimin e vendit ku si modeli më i mirë i këtij ndryshimi është Tirana.

Al Jazeera citon kryebashkiakun Veliaj duke e cilësuar atë si aleatin dhe njeriun më të besueshëm të kryeministrit Rama.

“Erion Veliaj – kryebashkiaku i Tiranës dhe një aleat i besueshëm i Ramës – i tha Al Jazeera se beteja kryesore e qeverisë është të pastrojë gjykatësit e korruptuar.

“Vendi është mbajtur peng për një kohë të gjatë nga një klikë prej rreth 300 gjyqtarësh që kontrollojnë dhe balancojnë veten dhe kanë zero kontroll nga publiku i gjerë”, tha Veliaj për Al Jazeera.

 Duke raportuar nga Tirana, gazetari John Psaropoulos i Al Jazeera thotë se sheshi kryesor i rinovuar i qytetit është bërë një “model i rindërtimit urban” për ambiciet e vendit.

“I shtruar me gurë nga të gjithë zonat e Shqipërinë, është një simbol i modernizimit dhe i unitetit”, thotë John Psaropoulos i Al Jazeera.

 Al Jazeera  shkruan se që nga marrja e detyrës, socialistët kanë arritur të përmirësojnë mbledhjen e taksave dhe të rrisin performancën e sektorit të energjisë elektrike.

Rritja ekonomike u përshpejtua në 3.45 për qind vitin e kaluar, krahasuar me 0.97 për qind në vitin 2013.

“Unë erdha për të votuar për Edi Ramën sepse e shoh dorën e tij në çdo cep të vendit”, tha një mbështetës i Ramës për Al Jazeera në Tiranë.

“Gjëja më e rëndësishme që ai po përpiqet të vendosë është sundimi i ligjit.

1 komente në “Al Jazeera shkrim për zgjedhjet në Shqipëri: Sheshi “Skënderbej” “model i rindërtimit urban” për ambiciet e vendit”

  1. Besniku says:

    Me duket mua, apo ne kete foto duket qe besimtaret myslimane te radhes se fundit, jane te kthyer ne falje ne drejtim te Skenderbeut tone, e duken sikur i falen atij??!!
    Ne se po, do ishte shume e bukur, e une u uroj dyfish per festen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje