Blendi Fevziu: Katastrofa që po çmonton PD-në, demokratët bojkotuan ofertën e Bashës

26 Qershor 2017, 13:43Blog TEMA

Gazetari Blendi Fevziu në një analizë të rezultatit të parë pas numrimit te gjysmës së kutive në rang vendi dhe trendit të fitores së PS-së, shkruan se gjithë sa ndodhi vjen pasi e djathta e ka bojkotuar PD-në.

Në shkrimin postuar në “Opinion.al”, Fevziu analizon refuzimin që elektorati i djathtë i bëri ofertës së kreut të partisë, pra Lulzim Bashës.

Nga Blendi Fevziu

Ka ende shumë për t’u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.

LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.

PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?

Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.

LSI po ashtu i ka shtuar votat. Ajo pritet jo vetëm të konfirmojë 15 mandatet e 2013 që i mori në koalicion me PS, por mund të shkojë deri në 20 mandate. Pra në këtë rast, e majta ka arritur të nxjerrë më shumë votues se sa në 2013, ose të marrë disa votues që në 2013 kanë votuar Berishën.

Katastrofa ka ndodhur djathtas dhe arsyet se përse janë shumë. PD, jo vetëm që nuk ka konfirmuar mandatet e 2013, që mendohej se ishin të ulët pas 8 vjet qeverisje, por ka marrë shumë më pak vota se në 2013 dhe akoma më pak se në 2015. Besohet se 300 mijë votat e munguara kanë qenë kryesisht të PD. Kanë qenë demokratët që nuk janë paraqitur në apel. Arsyet më mirë se kushdo i di vetë lidershipi i PD, por ajo që është e qartë është se nuk ka qenë një mosdalje apo neglizhencë ndaj zgjedhjeve, por një bojkot, një protestë e heshtur dhe spontane. Pak rëndësi kanë gabimet në fushatë. Ata që votojnë PD kanë votuar kundër një qëndrimi politik dhe unë dyshoj se kjo braktisje ka qenë një protestë ndaj qëndrimit flirtues me PS në fushatë. Po ashtu ka luajtur rol lista dhe spastrimi nga disa emra të njohur. Për fatin e saj të keq, PD do ketë në parlament një grup diletant, me mungesa të ndjeshme dhe të paaftë për të marrë mbi vete peshën që i takon opozitës.

Së fundmi, kjo që ndodhi në këto zgjedhje, po stabilizon një trend të frkshëm të çmontimit të partisë më të madhe të djathtë në vend. Në 2009, PD kishte 70 mandate bashkë me aleatët e saj; PS 66 dhe LSI 4. * vjet më pas, PS po shkon në 74 dhe LSI në 20. Të dyja janë rritur, madje akoma më shumë se sa në 2013, ndërsa PD thuajse është përgjysmuar. Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo…

28 komente në “Blendi Fevziu: Katastrofa që po çmonton PD-në, demokratët bojkotuan ofertën e Bashës”

  1. Xen deledashi says:

    me duket se do ngelesh pa bukë edhe ti o pllazmë

    1. Gimi says:

      Kjo qe po i behet LSI eshte skandaloze . Ka filluar frika tek cdo anetar dhe thuhet se eshte marr lista e anetareve dhe do shantazohen. Nje nga nje. Ky eshte vendi i padrejtesive te medha . Une vetem dje kam komunikuar me disa miq te mit dhe menduam qe resitencen ta bejme duke mos folur me cdo person te LSI DHE I THENE qe tani qe do jemi nne opozite duhet te grupoheni dhe idealet qe kemi mos bejme kompromis dhe mos tutemi.

  2. Vesi says:

    Te dhjefsha mendjen. Ti je injorant I semure. PD u ndertua keq dhe vazhdon te administrohet keq. Kryetari saj nuk u zgjodh me vota por si trashegimtar. Vota perzgjedh me te mirin mes garusve. Kush zgjidhet shfaq aftesite dhe cilesite e tij. Trashegimtari eshte I parapelqyeri i kryetarit, Jo I partise. I tille eshte Luli, I besushmi I Berishes. Ju, si gazetare, nuk e keni thene kurre nje gje te tille.

  3. Fori says:

    U lodhe shume qe e gjete ? Fantomasi si gjithone si kofini mbas te vjelit.

  4. lori says:

    Basha e hengri karemin e helmuar te Rames zoti B .Fevziu.Pa aftesia e juaj,Shullazit,anadollakut modern Zheji eshte shprehja me ideale e percaktimit professional te Grupit tuaj te ”opinionisteve” qe nuk e kuptuat e s`deshet ta kuptoni(sepse Basha ja hoqi breket Rames,diplomaci e shkelqyer e karizem I pa pare ndonje here nga Basha) e uli nivelin intelektual tuajin ne kufirin e nje intelektuali fshatarak gjenetikisht.Prandaj do ishte e arsyeshme edhe nda ana juaj te terhiqeni nga drejtimi I programit skifos ” OPINION”.Cdo fillim ka nje te mire e ka nje fund te mire apo te keq.Do ishte ne te miren edhe te Tv. Klan largimin nga ekrani televiziv I ketij programi jashtezakonisht te dobet estetikisht e mashtrues politikisht.Pranojeni fajin zotni Blendi se edhe ju e banda juaj ndikuat ne humbjen e thelle te PD e fale udheheqjes “brilante” te Bashes

  5. marenglen says:

    fitoj komunizmi!
    proletaret nuk kan me nevoj te “leftojne” neper barrikadat prolletare,me flamurin e luftes se kllasave ,si Gavroshi ne Franc dikur mbi barrikada,por ata,vetem me nje cop leter votimi fitojn tash fare leht.
    a nuk esht e mir demokracija pra?!
    tash e tutje ne gazeten komuniste nuk do shkruhet kushtrimi “prolletare te t gjith vendeve bashkonju”! por thirrja “proletare,votoni”!

    1. enter"" says:

      hahaha, sa injorant qe je. Faktikisht 25 qershori shenoi shkaterrimin final te komunistit Berisha.

  6. Mjeshteri says:

    Nje nga arsyet e humbjes se PD jeni edhe ju Z. Fevziu …

  7. Kapedani says:

    O Blendi o kokebole ,PD-ja perveçëse ne vitin 1992 dhe 1996 nuk ka fituar zgjedhje te tjera.Biles edhe ato te 96 -es qe i kishte te fituara donte qe ti fitonte me rezultatin 99,99 % si ne kohen e Enverit.Aty populli pa fytyren e vertete te PD-se .Reagimi ndaj protestuesve ishte i frikshem.Populli e pa qe Sali KAR*axhiçi ishte nje qelbesire .U shkulen gjithe horrat e Tropojes dhe zune postet ne Tirane.Gabimi ne ate kohe ishte qe Tosi kur erdhi ne 97-en e fali Saliun.Qe ne ate kohe duheshin hequr qafe nja 100 plehra qe te shpetonte pjesa tjeter.Keshu qe o Blend palla mos na shit dengla kot me ato ANAL-izat e tuaja .Ti vazhdo si ke bere gjithmone dridhe pak dhe e ke ne rregull. Merru me fytyren tende ti se te eshte bere si bytha Fantomasit .

  8. Une says:

    Lutem Z. Baze te botoje komentin!Blendi duhet te shoqeroje Bashen,Berishen dhe gjithe PD! Misioni i PD te vertete dhe misioni i Berishes si spiun i UDB-se morren fund! Kete e kuptoi edhe Vucic qe u bashkua me Ramen! Keshtuqe nje kapitull kriminal mendoj qe u mbyll ne Shqiperi! Populli e kuptoi! Kush votoi LSI jane mafia dallkauket dhe hajdutet si puna e Shyqeri Buzos ne Pogradec! Edhe fundi i Metes eshte shume i afert! Le t’i lutemi Zotit dhe Amerikes te vendosin drejtesi ne Shqiperi!

  9. Diamond says:

    O Fevzi o ditezi….harron ose ben sikur harron
    Kush i rregullonte listat e zgjedhesve ne ato vite qe i referohesh ti?
    I harrove si i dogjet fletet e votimit ne 2009?
    Per 2013 ishte diferenca aq e madhe qe nuk kishit nga ta luanit bishtin o gazetar medioker..
    Pd-ja jote aq vota merr. …dhe per perqindjen e pjesmarrjes ne zgjedhje emigrantet shqiptare qe nuk ndodhen ne Shqiperi jane qindra mijra i kane emrat ne lista por nuk votojne.
    Te shohim tani Ps-ne a do e mbaj premtimin e votimit te emigranteve?
    Ky eshte nje argument qe duhet pare me vemendje…te tjerat i keni perralla kazani

  10. timo lika says:

    z. bled pervec disa analizave te thella qe duhet te bej PD , eshte nje fakt i pa kontestushem qe ne SHQIPERI po fryn nje ere e re, dhe te them te drejten kjo eshte qe me gezon me shume . Sot, edhe pse koha dhe njerzit qe u moren me fushate ishin pak un prap shof ne horizont nje drite jeshile e cila do te rritet me teper, shoh te te dy krahet politik majtas dhe djathtas nje fryme e cila ul gjakrat dhe tensionet ,prandaj mundohuni o te shikoni gjerat me drejt ose eshte mir qe te largoheni nga ajo pune se asnje shqiptar nuk duron dot me ate lufte politike dhe klasore qe eshte bere deri me sot.

  11. E DJATHA ... says:

    … Sigurisht PD-ja do shkermoqet perfundimisht dhe eshte e pashmangeshe … ashtu si gjithe Partite-Motra ish-Lindore te 1990-tes te CEKIS, POLONIS, BULLGARIS, RUMANIS … qe sot pothuajse nuk ekzistojne SOT …

    … E Djathta shqiptare duhet te bashkohet ne nje PARTI tjeter Moderne-Europiane jo me injorante-provinciale-maloke por me intelektuale si ne fillimet e saj dhe kur lideri tyre i largoi apo luftoi ne menyra mizore (sic beri Sali Berisha) …. Verioret kurre nuk kane ditur te bejne SHTET !

  12. Turi says:

    Nga ju o pleraxjinenhumbi basha. Na ju o kazanxhinje. O plera qe e mendoni veten sikur kush jeni. Ju jeni me te huryer se politikanet

  13. lori says:

    SHQIPERIN e beri vetem veriu.Te tjeret(jugu) ishin krejtesisht fshatra injorant bile Vlora nuk numronte as 10000 banore e nuk donin shqiperin por donin “baben”(turkun)

    1. enter"" says:

      Veriu?
      hahahahaha, boll o kerrme, boll, mjaft me te tilla idiotesi percarese.

      Shqiperine e ben Edi RAMA

  14. taraboshi says:

    O Bled mjeran opinionist fashist antishqiptar lexoj mire ketu te komenti im ,arsyet e hombjes se P.D se jane 1 Kurre P .D .ja nuk ka fitu por i ka vjedh dhe mund te jeme i vetmi njeri ne Shqiperi qe e kam thene qysh ne vitin 92 qe shoket me quanin si nostalgjik (gjej dhe hap kutite e votimeve te cdo zgjedhje kur dhe ku ju duket ju qe ka shkelqy P .D ,ja)ME KETE RAST I KERKOJ EDI RAMES TE HAPE DISA KUTI VOTIMESH TE CILIT DO VIT VOTIMESH E TE SHOHE GJITHE POPULLI MARE XHEVAHIRET E P.D se CFARE MASAKRASH KA BERE NE CDO VOTIM .2 Me duket qe elektorati blu filloj me e kuptu kush jane drejtusat ne P .D .ne sa te pa afte e pa vizion jane vetem me vjedh leke per vehte dhe mos me bere gje. 3 Ne humbjen e P .D .se keni ndihmuar edhe ju si gazeter dhe opinonista qe i thoni vehtes te pamvarun por qe i sherbeni dhe keni perfitu pare dhe prona prej tyre athu se i kan patur te babave tyre e jo prone e popullit qe i keni bere me fluturu me p ……sh ne b ……….yth vetem duke i lavdruar pa ju vene ne dukje asnje te mete e brava u qofte se ashtu keni ndihmuar dashje pa dashje P .S ,ne.

  15. kakami says:

    zoti fevzi pd dihej qe do te humbiste

  16. taraboshi says:

    O z Mero pse nuk e nxjerrin komentin e taraboshit

  17. HEKTOR KAJO says:

    NUK BEHET OPOZIT ME ROLEX MIJERA EURO NE DORE.
    TANI MERE ATE REPUBLIKEN E RE E FUTE ATJE KU FUTE CADREN ZOTI BASHA

  18. Shqupisti says:

    Ndigjo,ti i ke mbush mendjen vetes se je dikushi,por ti ne te vertete nuk je askushi,ti ne rradhe te pare nuk ke stature gazetari,pra nuk je gazetar,e dyta eshte se ti je i paedukate dhe gjate komunikimit ne studio,ne shume raste ty te humb objekti i emisionit ,si rezultat i humbjes se ekujlibrit mendor,qe pasqyrohet si gjate komunikimit ashtu dhe gjate levizjeve qe ben,pra per nje njeri normal,ty asgje sduhet te te merret per baze,por me qe tenton te na besh analizen e humbjes se p.d dhe te nxjerresh pergjegjesine e Bashes,ti akoma nuk ke tentuar te analizosh humbjen e p.d ne 2013,shkaqet dhe shkaktarin e kesaj humbje,se ti je servil dhe frikacak,dhe para atyre qe e din se te tregojne shkopin ,rri si dhi e zgjebosur,per rritjen e l.s.i prap ben sikur nuk kupton,per shume arsye qe ti i din shume mire,por nje gje te pakten duhet ta thuash,qe votat e l.s.i jane vota nga vendet e punes qe i la p.d deri ne 2013 dhe p,s deri ne 2017,do kesh mundesi qe kete ta vertetosh ne zgjedhjet lokale te 2019,ku me shume gjasa,l.s.i. do ta gjejne ne opozite

  19. PeterDoda says:

    O Bled Koqa! PD ka humbur vetem nga cadra dhe nga ju gazetaret e opinionista leshi qe ja shpifet te gjithe shqiptareve. Lidership me karagjoz se ky, nuk ka patur kurre ne politiken shqiptare. Juve duhet ta mbyllni halen tani dhe te respektoni verdiktin e sovranit. Tregoni pak kulture dhe civilizim, sepse jeni katastrofe fare. Ne qofte se nuk pajtoheni me bindjet politike te Edi Rames, duhet tju bindeni ligjit dhe etikes se komunikimit me kryeministrin.

  20. artan says:

    O qeros i keq. Kam nderin te te emeroj kryetar te Shoqates se Anal isteve te Kazanit. U sikletose per brekushet e Edi Rames. Te rekomandoj t’i kerkosh nje pale dhe t’i veresh ne dhomen trende te gjumit, ne vend te portretit te Saliut.

  21. Profesori says:

    Po pse o Kazan per injorantat e Sales do votoj populli.Ti ishe pro Sales se te dha nji prone ne mes te Tiranes qe nuk te takonte.Ti dhe emisioni jot i pavlere jeni nji nga shkaqet qe nuk u votu per PD:

  22. Don says:

    Vete emisionet jo realiste dhe rrugacerore te ketij perversit te OPINIONIT kane ndikuar ne humbjen e PD. Fevziu, Shkullaku, Preci i Zogajve, Artur Zheji, Artan Hoxha spiuni president, Fariu me i bukuri i kafsheve, Robert Rakipllari (qe nuk dihet cfare lloj grerez eshte se gazetar zor se mund ta quash) mblidheshin bashke dhe dizinformonin publikun me sofizma dhe tifozllek gangsteresh. Fevziu do ti laje mire edhe ato palacolleqe ne intervistat e tij sidomos me kryeministrin. Detyra e nje gazetari eshte te marre sa me shume opinion nga politikanet pavaresisht si eshte ai dhe jo te beje sherr, te nderprese fjalen ne menyre brutale sikur te jete politikan agresiv. Gazetari nuk ka te drejte te gjykoje politikanin por vetem ti marri intervisten dhe te jete kortez me te. Pastaj le te shkruaje ne media si e mendon ai te beje analiza dhe artikuj apo edhe emisione televizive.
    Ketyre gazetareve perverse te PD ju ka humbur bova dhe nuk dine se ku te ankorohen tani.

  23. Po says:

    Po, po … Sigurisht PD-ja do shkermoqet perfundimisht dhe eshte e pashmangshe … ashtu si gjithe Partite-Motra ish-Lindore te 1990-tes te CEKIS, POLONIS, BULLGARIS, RUMANIS … qe sot pothuajse nuk ekzistojne SOT …

    Sot e djathta shqiptare duhet te bashkohet ne nje PARTI tjeter Moderne-Europiane jo me injorante-provinciale-maloke por me intelektuale si ne fillimet e saj dhe kur lideri tyre i largoi apo luftoi ne menyra mizore (sic beri Sali Berisha) …. Verioret kurre nuk kane ditur te bejne SHTET !

  24. Ledio says:

    Me ne fund doli ne pension spiuni i Serbeve edhe anti-shqiptari me i madh ne historine e pupullit shqipta, serbi Sali Berisha. Spiunin, hajdutin edhe komunistin tjeter do ta kemi president edhe per pak kohe…

  25. GazmorToptani says:

    Fevziu kur te lexoj ty zotrote nukc e dij pse me kap nje e qeshurme ndodh edhe me ca te tjere nga zanati i jot.hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje