Atentati ndaj biznesmenit/ Zbardhen detaje të reja, konflikt me të vëllain për pronën

28 Qershor 2017, 19:53Kronika TEMA

Zbulohen detaje të reja nga jeta e biznesmenit Tofik Hyka, të cilit iu bë atentat ditën e sotme në Tiranë.

Tofik Hyka mësohet se ka pasur një konflikt pronësie me vëllanë e tij, Sinan Hykën. Konflikti ka nisur ligjërisht në vitin 2012.

Sinan Hyka ka bërë padi civile në Gjykatën e Tiranës ndaj vëllait Tofik Hyka, duke kërkuar që të njihet si pronar i një toke me sipërfaqe 350 metër katror në fshatin Lalm të Tiranës.

Në padinë e civile, Gjykata e Tiranës vendosi që Sinan Hyka, vëllai i biznesmenit Tofik Hyka, të njihet si pronar i pjesës së tokës që i takon. Këtë vendim të vitit 2012, biznesmeni Tofik Hyka e ankimoi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Në vitin 2014, edhe Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi gjithashtu që Sinan Hyka të jetë pronar i tokës në fshatin Lalm të Tiranës, duke rrëzuar ankimimin e biznesmenit Tofik Hyka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje