LETRA/ Plarent Ndreca i drejtohet Edi Ramës, ja shkeljet e Ministres së Arsimit

29 Qershor 2017, 11:48Politika TEMA

Pas përplasjes me Ministren teknike të Arsimit, Sekretari i Përgjithshëm i MAS Plarent Ndreca i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon me shkeljet sipas tij të Ministres Mirela Karabina.

Përplasja mes Ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca, është përshkallëzuar pasi ky i fundit vijon të ushtrojë detyrën pavarësisht kërkesës së Ministres për pezullim.

Në një deklaratë për mediat gjatë ditës së djeshme, Karabina akuzoi Ndrecën se futet në ambientet e Ministrisë i shoqëruar nga njerëz të armatosur duke firmosur madje dhe tendera.

Nga ana tjetër Ndreca sqaron se kërkesa e Ministres për pezullimin e tij është nul, pasi është refuzuar nga DAP dhe ai vazhdon të ushtrojë detyrën e caktuar në bazë të ligjit.

Karabina ka kërkuar pezullimin e Ndrecës nën pretendimin se ndaj tij ka një kallëzim penal për dëmtim të maturës shtetërore.

2 komente në “LETRA/ Plarent Ndreca i drejtohet Edi Ramës, ja shkeljet e Ministres së Arsimit”

  1. kombi says:

    KUR DO TE LARGOHEN IDIOTET E LULZIMES ???PD ESHTE MESUAR ME GALLATA DHE ME OPERACION FSHESA ,POR SOCIALISTET DUAN TE PUNOJNE ,KOHA ESHTE FLORI .

  2. Savon says:

    U be mode nga gazetare amatore te Tema-s qe tjeter vene di titull dhe tjeter ne artikull.
    Cfare i ka raportuar Rames Ndreca se ne shkrim nuk ke thene gje?
    Autori vetem gazetar nuk eshte.
    Mero,mos ver kalamaj te mbushin gazeten me mbrockulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje