Zyrtare: Barcelona rikthen në skuadër Deulofeun

30 Qershor 2017, 17:10Sport TEMA

Barcelona ka zyrtarizuar rikthimin e Gerard Deulofeu në “Camp Nou”

Klubi katalanas ka paguar 12 milionë euro për ta rikthyer Deulofeun sërish në Spanjë, lojtar që ka dalë nga akademia “La Masia”.

“FC Barcelona ka aktivizuar klauzolën e riblerjes së Gerard Deulofeu”, thuhet në njoftimin e klubit blaugrana.

“Në ditët në vijim, do të arrihet marrëveshja me lojtarin dhe Evertonin, që ka kontratë me anglezët deri në vitin 2019”, shkruhet më tej në këtë njoftim.

Deulofeu pritet të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje