Krimet e Rënda kanë hequr sot sekuestron për pasurinë e deputetit Alfred Pezës, e cila prej disa kohësh ishte bllokuar për shkak të një hetimi.
Vendimi u mor në seancen e sotme i cili ndryshoi vendimin e dhënë nga shkalla e Parë.
Shkalla e Pare vendosi sekuestro në bazë të ligjit “Antimafia”, ndërkohë që sot ky vendim u rrëzua.
Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar.
Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të rinj.
Sipas Prokurorisë, vlera e aseteve në pronësi të tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare, është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të rinj.
Bazuar në këto të dhëna, organi i hetimit pretendon se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekësh të rinj, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.
Bravo “vetingu” !!!!!!!! Ja mbaruan zgjedhjet dhe fillon rehabilitimi i kuadrove te grupimit “I ladri” Bravo shume i talentuari kryeministeri Rama me profesion “peintre” ……. di ti perdore mire penelat dhe furçat ……. dhe delet e perendise rrine e veshtrojne “bariun” ne çaçke te syrit per nje dore…. bar ….. dhe blegerijne gezueshem kur ju tregon barcaleta …… Ze vertete vend shprehja … nje bie mijera ngrihen ….. i ladriiiiii…!!!