Pas gjyqtarëve e prokurorëve, tani radhën e kanë politikanët

6 Korrik 2017, 10:12Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Filloi kontrolli i gjytarëve dhe prokurorëve.

Ka katër ditë që specialistë shqiptarë dhe të huaj kanë filluar me intesitet punën për kontrollin e pasurisë së tyre.

Ka katër ditë që ka nisur puna për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një kontroll profesional i imët dhe radikal ka filluar kundrejt tyre, dhe me intesitetet të lartë në lidhje me pasurinë.

Këta do të kontrollohen sipas këtij rendi:

Kur e ka mbaruar shkollën e lartë gjyqtari dhe prokurori;

Kur janë martuar;

Sa pasuri ka pasur gjyqtari dhe prokurori në ditën që ka filluar punën si gjyqtar ose si prokuror.

Çfarë pasurie ka pasur çifti ditën e martesës.

Çfarë pasurie kanë këta tani;

Çfarë pasurie kanë pasur njerëzit e afërt që janë fis me gjyqtarin dhe prokurorin përpara se këta të jenë bërë gjyqtarë apo promurorë;

Çfarë pasurie kanë sot të afërmit e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Gjithçka do të ecë me një metodë të lartë profesionale dhe shumë shpejt shqiptarët do të shohin rezultatet e para.

Kjo tregon se Reforma filloi implementimin e saj. Asnjë nuk do të shpëtojë nga kontrolli i imët profesional; dhe kjo sigurisht që është një fitore e madhe e shqiptarëve në luftën e tyre për dinjitet kombëtar dhe për dinjitet individual.

Historia jonë e degraduar nga korrupsioni filloi të flasë sipas ligjit, më në fund, dhe asnjë i korruptuar nuk do të mund të shpëtojë.

Menjëherë pas kontrollit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të nisë puna për kontrollin e politikanëve të rangjeve të larta që kanë alternuar pushtetet me gjyqtarët për mosndëshkim.

Gjithçka tani erdhi në fund: shqiptarët do të fillojnë të shpresojnë realisht për jetën e rë. Kurse zvarritja që i bëri kësaj çështjeje grupi i Berishës sigurisht që do të konsiderohet si një turp historik.

Zbatimi i kushtetutës dhe ligjeve të Reformës, nuk kanë më asnjë pengesë. Dhe gjithçka do të jetë transparente dhe e gjykuar me drejtësi.

14 komente në “Pas gjyqtarëve e prokurorëve, tani radhën e kanë politikanët”

  1. mikel says:

    kto jane lajme qe japin kenaqsi,,,,taku vazhdo kshu si e ke nis

  2. shigjeta says:

    opa opa opa , mos u nxitoni , ku jane gjykatesit e denuar , ??? ku jane prokuroret ??? ku eshte tiku me 6 llogari , dhe vetem ato qe duken , si shume nxitoheni , deri tani degjojme zhurme dhe jo vepra , as vetting e as meting , rumpalla dhe korupsioni ne drejtesi jeton dhe mbreteron , keshtu zoti avukat si shume nxitohesh , po qe se duhet te thuash dicka kundra politikaneve , thuaj , ama akoma nuk ka filluar vettingu te funksionoj mbarazi , deri tani akumulojne fjale , si ta thuash gjendemi ne bisede , gjith ajo vjedhje dhe padrejtesi nuk do kaloj keshtu pa lagur te gjithe ti neneshtrohen ligjit , po qe se kane shkelur , tek vendi , e dine ata , po qe se jo ne punen e tyre , ky eshte vettingu , dhe qe te jemi akoma me te drejte , kushdo qe ka punuar drejt , pa pervetesuar pasuri shteterore , ne punen e tij si punonjes shteteror nuk ka bere veprime te pa ligjshme , le te jete i djathte apo i majte os e asnjanes , te qendroje ne vendin e tij , per te tille ka nevoje shoqeria jone , keta i sherbejne me zell dhe ne menyre te drejte aparatit shteteror dhe shoqerise , te tjeret , ska nevoj vetting , dhe pa vetting i ras brenda , ligje ka plot dhe te forte , thjesht sekreti eshte zbatimi , ai eshte celesi i suksesit , zbatimi i ligjit dhe per te gjithe njesoj

  3. spartaku says:

    Zoti Ngjela! Jame dakord me ty,dhe shkruan mire duke i dhene shprese popullit se do kemi drejtesi.Por ama nuk eshte e lehte te zbulosh paran e madhe qe kane vjedhur te korruptuarit ne drejtesi e sidomos ne politike.Ata kane vjedhur,dhe per kete ç’do shqiptare e di mire,por ata dine edhe te fshehin.Format dhe metodat e fshehjes jane nga me te ndryshmet,nga me te sofistikuarat.Pra edhe pse vetingu eshte ne prag,ata nuk tremben,se parat jane te siguruara,dhe ata presin nje dite te jetojne si Konti i Monte Kristos. Keta prokuror,gjykates,dhe politikan shqipetare,jane me te forte se Amerika dhe Europa.

  4. perkthyesi says:

    Pse, filloi vetingu per gjyqtaret e prokuroret? Une di se ende nuk ka nisur! Te shohim njehere ata me byzylyke ne duar, pastaj politikanet! Jane shume, si politikanet dhe njerezit e drejtesise! Ne se do realizohet vertete vetingu, do jete nje fitore e madhe e shqiptareve! Por……mos te nxitohemi! Deri tani ka vetem fjale!

    1. Lugati says:

      o perkthysi te uroj jete te gjate ta shofesh vetingun..une ma mer mendja se do iki perpara..se shof vetingun..sme del koha

  5. pokeristi says:

    Spartak!
    Bjeri e mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak
    Jemi ne demokraci
    Te gjithe derrat pasi te kalojne
    Nje skaner-grafi
    E kane te domosdoahme
    Nje kirurgji

  6. Shqiptar i Ndershëm says:

    PROPOZOJ:
    ZOTIN SPARTAK NGJELA,
    KANDIDAT 1º SI PRESIDENT I SHQIPERISE,
    NE ZGJEDHJE TE VERTETA DREJTEPERDREJT NGA POPULLI.

  7. Lennard says:

    Te kemi shume per zemer Z.Ngjela se na ke mbajtur me Gajret. Na ke dhene shprese dhe e kemi vene re se gjithmone ke qelluar ne shenje.Nje gje nuk kuptoj do ta zere Like Floririn Skaneri i Vetingut ???.Se po nuk e pesoi Ky Delenxhi dhe Sali Krimineli ,Kot qe behet Vetingu!!!

  8. Lennard says:

    Te kemi shume per zemer Z.Ngjela se na ke mbajtur me Gajret. Na ke dhene shprese dhe e kemi vene re se gjithmone ke qelluar ne shenje.Nje gje nuk kuptoj do ta zere Like Floririn Skaneri i Vetingut ???.Se po nuk e pesoi Ky Delenxhi dhe Sali Krimineli ,Kot qe behet Vetingu!!!
    Po te vjen keq per Liken z.Moderator?

  9. Jolanda says:

    I dashur Spartak,
    kjo qe thua ti eshte vertete shterpe. Besoj e di se Luan Daci eshte jurist plepash…. Si do guxoje ai te vleresoje kur e kane mbaruar shkollen koleget e tij? Nje i pa shkolle dmth… .
    Ju dhjefsha vettingut qe po e beni me breke neper kembe

  10. Eri says:

    Ngjela “,prifti”i mehalles.
    “Nistradamusi” shqiptar.

  11. Fernando says:

    Do ta ndjek situaten me qetesi… jam pak pesimist por ndoshta ndodh keshtu. Duket se klasa jone politike do kaloje pa prekur nga kjo reforme peshqit e medhenje mund te shpetojne eshte krijuar nje pershtypjw sikur jane shume te paprekeshem kane patur situata shumr te veshtira dhe ja kane hedhur por shpresojme se deri ketu ishte sespse ne fakte cdo fillim e ka nje funde. Ndoshta ky ishte fundi i tyre dhe fillimi i popullit shqiptar. Fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje