Alo, Luli më dëgjon...

8 Korrik 2017, 19:18Politika TEMA

Nga Julian Deda

Alo, ju flas nga çadra e lirise. Ju flas nga vendi me i sinqerte i demokrateve te kater viteve te fundit, moment i cili u keqperdor sigurisht ne kurriz te idealisteve.

Kush e mban mend çadren? E bej kete pyetje jo sepse ka kaluar shume kohe nga mbyllja e saj, por sepse menyra se si u sollen “pronaret” me pas e zbehu aq shume zhurmen e saj, sa na duket sikur ka ndodhur para 20 vitesh. U sollet keq me çadren, me njerezit, me vokacionin, me idealet, me besimin, me zellin, me shpresen, me leket e harxhuara, me kohen e secilit qe erdhi aty, me idete e gjithkujt, me netet pa gjume, me brohoritjet, me syte dhe zemrat e demokrateve te sinqerte. U sollet shume keq.

Dhe mos pyesni pse u perçame keshtu? Por pyesni kush na perçau dhe kur nisi. Besoj se po te kthehemi ne kohe veme re detaje, qe te bejne te kuptosh se nata e 17-18 Majit ishte thjesht finalizimi i diçkaje, qe kishte kohe qe kishte nisur. Mos u trembni, nuk po bej teori konspiracioni, por semundja nuk shfaqet papritur, medoemos i ka dhene shenjat me pare dhe per vigjilentet nuk jane te panjohura keto qe po them. Nejse, se sot jemi teper vone per t’a parandaluar, sot eshte fakt, semundja na eshte shfaqur 100%.

Shikoni pak forumet e Partise Demokratike. Keshilli Kombetare eshte i ndare ne dysh, Kryesia eshte e ndare ne dysh, Sekretariatet jane te ndare ne dysh, Forumi rinor eshte i ndare ne dysh, anetaresia e partise eshte ndare ne dysh. Ç’eshte kjo gjendje idiote? Kush e shkaktoi? Cili eshte pergjegjesi kryesor? Kush jane ata, qe ne menyre te vazhdueshme nen rrogoz kane hedhur pika helmi per ta kontaminuar situaten? Une sigurisht i di dhe kam pershtypjen se edhe ju dini diçka. Doni emra? Nuk do mjaftonte ky shkrim nese i them te gjithe.

Jane shume, ata te cilet kriter te vetem per lartesimin e tyre ne karrieren politike kane servilizmin e tepruar. Individe, qe jo vetem nuk kane kokrren e kontributit, por nuk kane asnje rezultat pozitiv ne karrieren personale dhe krejt te panjohur per publikun, po dijne shume mire te thurin intriga, te fusin ne sherr gjysmen e bashkepunetoreve dhe mjafton ky kriter per te shkuar lart. Keto kritere, zonja dhe zoterinj nuk kane qene kurre pjese e statutit te PD-se ne kohen kur drejtonte Sali Berisha. Perkundrazi meritokracia ndante shapin nga sheqeri dhe nuk ishin bizneset qe prodhonin antare Kryesie dhe delegate, por baza antikomuniste, qe ishte furnitori dhe themeli i forumeve. Por kjo me sa duket ishte nje here e nje kohe. Po sot?

Pash Zotin, kujt i intereson kjo situate? Kujt i intereson, qe ne partine qe ne vitet 1990, “shpiku” garen politike ne nje vend te izoluar siç ishte Shqiperia e asaj kohe, te mos kete nje gare te mirefillte? Kujt i intereson, qe ne koridoret e saj te qarkulloje nje farse elektorale brenda llojit, si kjo qe po perjetojme te gjithe? Dhe mbi te gjitha kujt i interesoi, qe kjo parti ne 2017 te merrte 1.3% me pak se ne 1997, kohe kur kandidatet e PD-se nuk lejoheshin te benin fushate ne gjysmen e territorit te Republikes? Une mendoj se askujt tjeter perveç se kundershtarit tone.

Demokrateve te vertete as nuk behet fjale. I intereson fort vetem atyre, qe per fat te keq kane ne xhep teseren e PD-se per kamuflim, qe e shohin kete force politike si mjet fitimi, si mundesine me te mire per te vene gjoba, per shantazhuar dhe per ta kthyer ne nje miniature politike, qe mund te sherbeje sa per te realizuar planet e ngushta. Ketyre u intereson keshtu, sepse nuk kane asnje lloj kintributi aty, por vetem sa e kane zhvatur dita dites duke e katandisur ne kete derexhe. Dhe keta nuk jane pak, sepse jane brenda dhe jashte sigles. E moret ne qafe. Haram.

Por PD nuk eshte per ju, nuk eshte ajo partia e qokave dhe kontratave, por eshte partia e te gjitheve. E themeluar per te ndryshuar nje epoke, per te kaluar nga nje sisitem i ndyre dhe çnjerezor, ne nje tjeter ku aspirata ishte ta benim kete vend si gjithe Europa. Ky grupim vlerash, ku ne thelb jane familja, prona, individi dhe liria e mendimit dhe e fjales, i ka dhene shume ketij vendi dhe nuk meriton, qe te trajtohet si nje kuplara per te kenaqur orgazmat e dhjete vetave, qe papritur kane vendosur ta marrin peng. Partia Demokratike eshte aset kombetar dhe une jam vetedijshem krenar, qe jam pjese e strukturave te saj dhe sigurisht, qe do ta mbroj. Une dhe shume demokrate te tjere, qe akoma nuk kemi lejuar te na shkelet shtylla kurrizore, do flasim dhe do pengojme çdo invazion gerryres ne ate parti. Dhe ju siguroj, se nuk jemi pak, por shume fare.

Si zgjidhet? Keshtu siç jemi sot, rruga drejt tkurrjes eshte e sigurte. Ulemi dhe marrim pergjegjesite qe na takojne, respektojme kontributin e secilit dhe ngrejme ne nivele te larta perfaqesimin sipas meritokracise. Te bashkuar fitojme gjithmone. E kemi bere ne 1992, ne 1996, ne 2005 dhe ne 2009 dhe mund ta bejme perseri.

Une s’bej lufte personale me ndonjerin, por i vihem perballe çdokujt, qe kerkon ta konsideroje PD-ne si nje tepsi. Nese po kerkoni tepsira dhe kazane, kthehuni te partia meme, atje ka sa te doni.

Respekt per çdo demokrat te ndershem.

37 komente në “Alo, Luli më dëgjon…”

  1. ### says:

    Alo Juli, jam Luli!
    A sme ha mutin!
    Shko dhe merri ndonjë tjetri fytyrën borxh dhe bëj kllounin, se je me i zgjuar kur flet karagjozlleqet që të shkruajnë, se kur flet me kokën tënde!

    1. Lugati says:

      aloooo..aloo ambulanca….ke pesa pacienti DEDA

  2. santiago says:

    e meriton me te vertet dekoraten Mut i Madh

  3. Llustra aga says:

    O Jul,ca thu mor burr i dheut,paske fituar ne 1996 a???

  4. Ik mor koqe bej ndonje pune tjeter se nuk je per politike ti.

  5. Arber Iliri says:

    Julian te keshilloj te meresh me humorin se nuk ja thua per kete pune.pa ofendime por si qytetar vertet,ti bej si te dush.

  6. Dimoro says:

    Dream on, dream on……….

  7. andromeda says:

    O toçi i kukllës së Zef Dedës, ti s’arrin të kuptosh asgjë nga politika se ti s’ke as formimin minimal për këtë. Ky mllefi yt pathetik rreket të gjejë shkaqet e humbjes së PD-së. E para ti s’na thua se cilat janë idealet e vërteta të kësaj lloj partie që ti e mbron me zell të pashoq. Nuk mjafton parrulla ‘ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’ për të shpjeguar me një fjalë goje idealet e larta të kësaj force medemek demokratike. Jul, ti je fanatik i verbër jo mbas idealeve të PD-së të cilave s’ia ke haberin fare, por pas liderit madhështor Sali Berisha, i cili, as më pak as më shumë, është përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të kësaj force që ai në mënyrë diabolike e shndërroi në një firmë private nga ku nxori fitime kolsale duke abuzuar me pushtetin e pakufishëm që i dha vetes gjatë 20 e ca viteve. Si e mbushi me sejmenët e vet, kryesisht bashibuzukë të marrë nga trevat e veriut ai e shndërroi PD-në e idealeve të tua në një strehë ku mund të kapte shtetin në çdo rrethanë thjesht dhe vetëm që të mbronte kapitalet që i kishte vënë padrejtësisht. A s’është fakt që Sali Berisha ka kontrolluar e kontrollon dhe sot prokurorinë, gjykatat, presidencën, KLD-në, Shik-un, dhe Edi Rama ka pasë në dorë vetëm çelësat e kashtës? S’po rri të numëroj zullumet e qeverisë Berisha se janë shumë, por ky njeri që i bën thirrje popullit për të rrëmbyer armët e për ta degdisur vendin në luftë civile e ka një hall të madh dhe mundohet me çdo mjet të invokojë dhunën ashtu siç ka bërë shumë herë por sidomos në 97. Kuptoje pra që një njeri i tillë është fatkeqësi kombëtar, rrezik eminet dhe meriton izolimin dhe llogaridhënien. Por ti këtë s’ke për ta kuptuar kurrë se ti je demokrat dhe antikomunist berishist.

  8. Voica says:

    Vete e ke shkruar?

  9. shvejk says:

    As ne 1992,as ne1996,as ne2005 e as n2009 nuk keni fituar, vetem keni vjedhur e keni manipuluar votat. Megjithate ben mire qe na e kujton vitin 96, sepse ky eshte viti ku treguat fytyren tuaj te vertete.

  10. Yllson says:

    Alo
    Julian

    Kush e covi PD ne kete derexhe?
    Kush e covi Shqiperine ne kete derexhe?
    PD mori rrugen teposhte ne kohen e babait tend Sali Berishes qysh ne 2013 mos e haro dhe vazhdoj se akoma mbani Saliun ai drejton akoma PD dhe per sa kohe do jete Saliu PD nuk do te ngrihet dot.
    Alo
    Julian
    Po te pyes: pse eshte katandisur te gjithe instuticion ne nje korupsion gjigant.Pse shoqeria jone nuk po gjene veten akoma?Kush e ka katandisur ne kete gjendje?

  11. L leshi says:

    O idjot ne 96 dhe ne 2009 i vodhet dhe nuk i fituat por plehra si puna jote nuk dine ti ndajne…

  12. Atros says:

    Ju kam bashkangjitur PD ne fillim fare,ne vitet 90 .Kurr nuk e kam pare si mjet fitimi dhe kurr nuk kam fituar prej saj ama vazhdoj te jem i flakte.Por shpesh here jam zhgenjyer nga njerezit qe ka mbledhur rreth vetes,te cilet ja prishen dhe imazhin PD.
    Shpresoj dhe mendoj qe PD do te ringrihet akoma me e forte.
    Po nje gje nuk e kuptoj pse mungon transparenca,pse Lulzim Basha nuk tregon per ate marrveshje te Majit te mallkuar…..
    Pse deputet u zgjodhen nga kryetari dhe jo nga propozimet e bazes?????Pse 10 personat qe ju prek karrikja u bene kaq agresiv saqe kerkuan doreheqjen e kryetarit ne mes te fushates???Pse Rama doli dhe beri fushat me simbolet e PD dhe la te nenkuptohet qe ndoshta do te kete dhe bashkeqeverisje duke çoroditur mijera demokrate ….Pse Basha nuk e bashkoi PD dhe nuk beri shtab elektoral vetem beri aq sa mundi te bej krejt i vetem per nje jave…
    Dhe une po them ALO Lulzim Basha??????

  13. Vlonjati says:

    Shume fole e s’the asgje. I erdhe rrotull, por me gisht nuk tregove askend.
    Dhe me ne fund e dhjeve me ato datat “historike”. Po pse mor derdimen, fitore i thenke asaj te 96-es?
    Goxha mjeshteri te madhe perdore, por s’na bere as per te qeshur e as per te qare.
    Na bere per te vjelle.

  14. Oltion says:

    Ik mor gomar e injorant

  15. Elio Gora says:

    Nese kete shkrim e ke bere vete e nese vertet mendon keshtu,e meritoni postin qe ju kane zgjedhur antar i asanblese se partise demokratike a ku di une.Te lumte per bese.Ore cafre kishte Arben Imami me shume se ty?Aktor medioker qe kishte luajtur ne disa filma,qe nuk dinte te artikulonte dot as tekstet e shkruara dhe hop u be politikan.Ai nuk kishte as titullin mjeshter i madh,kurse ti je ne avantazh te theksuar.Fundja lere zanatin e aktorit sic beri ai.Diksionin e ke shume te mire dhe mund te jesh i domosdoshem ne parlament per te bere zhurmuesin e per te kundershtuar propozimet e pozites.Bravo Juli.Ju jeni e ardhmja e partise demokratike,ju do ta eklipsoni edhe Flamur Noken.

  16. lulushi says:

    Gerrmo Jul gerrmo se do ta gjejsh Saliun e ngordhur. Nuk je ti nga ata burra qe flet me emra. E kush shkodran tjeter e ben kete?

  17. BUJARI JU DEGJON says:

    Respekte,Edi Rama!…
    U ke futur te gjitheve ne fjalor “tepsi” e “kazane”… ?
    Mundohen te te shajne
    Duke lepire ca “sahane”
    Por… m… do te te hane…

  18. Haka Tekizoti says:

    Jul Deda duket se po ndjehet si Jul Qezari. Flet për PD-në sikur ajo të qe vërtet siç e përshkruan ai e jo si një parti, veprat e veprimet e lidërshipit të saj (edhe të fanatikëve) kanë qenë në vijimësi antishqiptare. Këto dihen nga të gjithë ata që e duan atdheun, vetëm ata që bëjnë sikur e duan i dinë; janë ata që nuk i përmendin krimet me shpresën se ashtu mund të harrohen. Vrasje të panumërta (jo vetëm Gerdeci), zhvatje e popullit (jo vetëm me skemat piramidale), shitje e atdheut (jo vetëm deti), veprime e qendrime kunder pavarësisë së Kosovës (kundër Rambujesë; thyerja e embargos për furnizimin e vrasësit të kosovarëve-Milosheviçit, etj. etj…); vjedhja sistematike e votës, domethëne vjedhja e pushtetit… Të tëra këto partinë e Julit e bëjnë një pasuri kombëtare, që duhet mbajtur gjallë e duhet dhënë edhe më shume fuqi!……

  19. Gjoni.Shkoder says:

    Artist me paterica.(i biri i …..)
    Politikan zvarranik.(magari crescendo).

  20. Arben says:

    Ore derr..ju ka marre lumi. Mos kerkoni fajtor..kundershtari juaj eshte me i forte dhe pike…ju nuk dini te punoni jeni vetem per llafe. Shikoni RAmen dhe Veliajn..

  21. Sit back and relaks says:

    BOLE, as simple as that.

  22. pc says:

    Jo , Julian jo, nuk eshte partia e te gjitheve, por e tarafeve dhe klaneve, pa ide, dhe vizion , Shiko kauzat qe ka perdorur , thellesisht te paqarta e destabilizuese, ku mungon forca e llogjika intelektuale , tashme e trembur dhe larguar masivisht prej prej saj. Vlerat demokratike nuk jane merite e te katapultuarve por e atyre qe udhehiqen nga qytetaria dhe jo harbuteria, nga kolegjialiteti dhe jo diktati, nga aftesia per te shprehur me argumenta dhe per te pranuar argumenta , si dhe ballafaquar ato. Kulisat e prapaskenat nuk i sherbejne demokracise ne kete parti, qe duhet te ekuilibroje politiken shqiptare dhe jo ti mungoje asaj fatkeqsisht. Te gjithe kane te drejten e zgjedhjes si dhe te zgjidhen. Ju shikoj shume larg akoma.

  23. Bogonica says:

    Me te vertete e keni kete qe shkruani i nderuar Julian? Kujt ja thua fjalet: “Ky grupim vlerash,ku ne themel jane familja,prona individi dhe liria e mendimit dhe e fjales,i ka dhene shume ketij vendi dhe…”.Po ta them une,qe ashtu si ti mendova se vertet PD do sillte, ashtu sic proklamoi ne fillim.sistem vlerash-por promovoi me pas sistem …(nuk dua te ndyj gojen).Familja ne themel? C’thua more djale? A ka me ne zgrip se eshte familja shqipetrare sot?A ndjek ti mor djale sistuaten e te rinjeve qe u kane dale prej duarsh familjeve dhe gjithe shoqerise?A di ti mor Julian se te rinjte ne fshat duan te ikin nga syte kembet dhe asnjeri nuk ngul nje bel ne bahce?Po ne qytet,a di ti mor Julian se c’behet ne ish Bllokun komunist?Mos o zot ! Te rin j qe vrasin kohen me ore te tera me pislleqe e me droge dhe snjeri se ka mendjen per pune?Kjo eshte familja e lire dhe individi i lire qe solli PD(edhe parti te tjera ne qeveri)keto 27 vjet ?A dini ju more Julian se c’eshte bere me pronen keto 27 vjet?Ta them une-KATRAURE eshte bere.A te kane zene syte ne periferi te Tiranes ,Durresit e me tej,tabela te ngulura “Tok e Xanun”.Kjo eshte lirai e prones?A e di ti more Julian qe qeverite Shqiptare kane nje mal me fatura nga Gjykata e Strasburgut?Kjo eshte zgjidhja qe PD i dha prones dhe pronareve?A e di ti more Julian se ne korrik 91 PD me 75 deputete bertiste ne parlament se ne do i bejme te gjithe shqiptaret pronare duke bere presion per ta ndare token sipas ligjit 7501,ligji ne dukje demokratik, por qe e ka futur(edhe per arsye te tjera) problemin e bujqsise ne kolaps?Kush je ti qe shqiptaret do t’i besh pronare?Pronar nuk te ben as shteti dhe as partia,pronar kane qene thujase te gjithe shqiptaret,para se te shtetezoheshin me 1945.A e di ti more Julian se toka ne Malsine e Madhe u nda jo sipas ligjit,por ne kufijte e vjeter,ndersa ne Bregdet as sipas ligjit dhe as sipas kufijeve te vjeter,ndersa ne fshatart e tjefre fshatari e mori token ne 5 vende nga nje cope?C’i thua ti kesaj?C’fare shteti eshte ky qe ndertoi PD ?Si eshte e mundur qe mbasi miratoi ligjin 7501 me presion,z.Berisha deklaron pas 22 vjetesh se “po te ishja me keto mendje ligjin 7501 nuk do ta kishja lejuar…”.Prandaj z,Julian mendohu kur shkruan.Lidhur me te ashtuquajturen “liri e individit” qe ju ja dedikoni PD-se ,per kete drejtohuni z.Patozi i cili e tha pas humbjes se 2013-es deklaroi :”Nuk drejtohet fushata nga bodrumet e errta te selise se PD-se”.Dhe e di perse e tha kete? Se nga ato bodrume jane intimiduar dhe u jane kontrolluar llogarite e adresave private te tere atyre brenda PD-se,qe nuk ishin dakord me politiken e PD-per lirine e mendimit?Per cfare parti te lirive flisni ju i nderuar Julian?Ku jetoni ju ku?

  24. Bobo CNA gjeti says:

    KY Luli dihet qe eshte Kot,PO kto idealistet qe vdesin per Berishen KU i con mushka,
    Te mbeshtesesh ne 2017 nje njeri qe shkaterroj gjithcka te mjeruar dhe solli 97 dmth I vuri vulen mjerimit ne Emer te Lirise KY eshte kulmi ,,
    O dedë mentalitetin tend prej epoke te guritme mire ta marresh me indiferenze te heshtur ??????

  25. Shqipe says:

    Arrita të lexoja deri “në kohën e Berishës ka pasur meritokraci “. ???!!!!! E kotë të vazhdoja më.

  26. Quebec says:

    Ti mor julian i biri zefit je nj e kerric mbas bythes se zenit

  27. Vjola says:

    Partia meme ne se i futeshe tepsise ta tregonte vendin po shikoni se tepsine ne kete vend e para e shijoi PD qe s’la gje ne kembe nga gjith tepsia qe ju doli para kur moren pushtetin.

  28. vertino says:

    Ti ke ik per lesh more cunak,ti sapo u fute ne tepsi bashke me babin tend shpirteror S.Berisha ben “idealistin”.
    Ti nuk je Arben Brozi,qe babi yt shpirteror e vrau dhe vazhdon ta rivrase.
    Go and make funny.You aren’t for that job.

  29. Mahmut koxha says:

    Ke vene piken mbi I ! Julian Deda Le te kandidoje I dorehequr si kryetar Lulushi qe nuk ka fituar asnje beteje vete,qofte dhe ate qe pati brenda PD-se para 4 vitesh ( nuk e kuptoj pse nuk e pranon ).? Le te shtyhen zgjedhjet per ca kohe( dhe kjo per faj te tij ,se pati kohe boll) dhe tu jepet mundesia dhe te tjereve qe kane pretendime Kuptohet te kete kritere.Le te jene te barabarte te gjithe qe kur te shikojne seline te shikojne shpresen dhe obligimin njekohesisht dhe jo si godine ku behen gjemat,per kandidate te caktuar.Nqs nuk sigurohen zgjedhje te rregullta sic e percakton statuti,mund te thuhet me plot gojen qe Lulushi bashke me ata qe kane dore ne kete pune do te ngelen ne histori si varremihes te shpreses se idealisteve, dhe PD-ja nuk do ngreje me koke “.Nuk rregullohet fisi dhe komshinjte pa rreegulluar shtepine tende “. Por mesa duket kush eshte mesuar qyl gjithe jeten nuk I interesojne aksimat.Prandaj shtresa me e keqtrajtuar per gjithe keto vite jane ata qe kane dhene mbeshtetje dhe contribute reale per PD-ne,pasi PP-ja ja la spiunet brenda dhe qe me 1990 -en tha :”ta gezoni Partine e re se dhe me ju ,prape ne do qeverisim”.Forca per rregulla dhe drejtesi brenda PD-se.Te ngrihet zeri per zgjedhje te rregullta per kreun e PD-se.Le te fillojne te gjithe nga A-ja si anetare te thjeshte !

  30. tahipi says:

    hhahahahhahah ca lloj b..le je o karragjoz …..po akoma nuk e ke kuptuar qe idealet e partise dmeokratike vdiqen ne momentin qe partine e zaptoi berisha o idiot. vjen dhe ngre pikepyetje mbas 25 vjetesh qe cdo gje ka qene ne driten e diellit hahahhahahahah o b..le !!!!

    1. Palla says:

      “Me kan shkodran te tana po i ban”, o Julian e tan shkodra po e din qe je kopil, ndaj shko e kerko se ku asht baba biologjik, manej shkruj per Bashen. Ty te ka klonue sal ram sheqere berisha naj ke per me met bishti i qenit tan jeten.

  31. xhulio says:

    Ah eshte teper vone.Veshtire te ndahen djejte nga engjejt.Djajte jane shume tashme.Kush i futi? Dihet.

  32. befana says:

    i paske hy thelle politikes ti mor mik,komik qe qesh vete me banalizimet qe thua.

  33. Artan Bano says:

    Do mundohem zJulian te jap nje pergjigje qe sipas mendimit tim eshte arsyeja qe ju çoi ne keto rezultate :1. E para sepse nga viti 1992 e mbrapa cdo anetar i PD qe ishte ne nje post me rendesi shteterore nuk po flas per deputete e ministra se keta nene moj u bo milioner dhe populli ka sy ai popull qe thua ti baza 2. E dyta sepse cdo person qe kishte pak pushtet dhe testen e PD ne xhep bente si nipi i Skenderbeut dhe mender nuk pirdhte per shtet. 3. E treta sepse nuk kishte nje pale zgjidhje ku baza e popullit qe thua ti te mos kuptonte qe ju po vidhni zgjedhjet. 4 E katerta sepse nuk late prone e pasuri e toke e shtepi pa tjetersuar pronarin dhe Ndoci apo Frangaj shpalleshin pronare legjotim ne mes te Tiranes ose ne bregdet kur ne jeten e tyre asnjeri nga fisi tyre nuk kishte pare det. 5 E pesta sepse shumica e perberjes se PD qe eshte veriore nuk ka kod nderi qe kane shqiptaret ne teresi jane me te felliqurit qe kemi pare kane vrare njeri tjetrin per pushtet kane rrembyer tanket per te rrezuar tjetein nga pushteti pastaj jane bere ministra te tankeve me po kete kryeminister keni bere kurthe kunder njeri tjetrit ne nje minje menyra cfare nuk kemi degjuar dhe pare dhe keni mpleksur dhe familjaret dhe femijet direkt ne pushtet ose ne ndarjen e pushtetit dhe pasurise se kesaj baze te popullit qe ti flet z Julian . 6. E gjashta sepse bete shume pak gjera te mira per Shqiperine dhe popullin dhe shume gjera te keqija per Shqiperine dhe popullin ose bazen Z julian po i rendis me kryefjale me poshte:vjedhjet e zgjedhjeve lokale ne 96 dhe rrahja e opzites ne shesh,vjedhja me skemat piramidale ku presidenti garantoi se jane te pastra kishte cdo mjndeai ti parandalonte ,98 ku u vra Azem Hajdari ?????????? Edhe sot nuk e shpjegon njeri si doli jashte PD dhe djegia e kryeministrise ne te njenjtin vit,2011 Gerdeci ku djali Berishes dhe Mediu si minister i mbrojtes e shume te tjere ishin te perfshire ,aleancat me Ilir Meten qe ju nuk i merrni ne konsiderate me bllokun ne dore ju e mbrojtet nga Burgu ( kryetari juaj) mos marrja pjese ne reformen territoriale ,shitja e detit Greqise dhe bllokimi i reformes ne drejtesi qe dhe bufi e kuptonte qe nuk donit te shkonte perpara Çadra e fameshme ne bulevard ku gjithe bota u thoshte futuni ne parlament e zgjidhje dhe ju i shpallnit armiq te radhes dhe njerezit medioker qe mbani per mbrapa .Keta jane ne pak fjale z Julian arsyet me madhore ah po harrova dhe medaljet qe shperndan presidenti republikes me breke me siglen e PD z Nishani ( per medaljen qe te dha ty u be gazi botes mendo cdo thoshte Kadri Roshi Sander Prosi Robert Ndrenika e minjera te tjere) PA HARRUAR QE NUK ISHTE NJE PARTI ANTIKOMUNISTE E MIREFILLTE PO TE SHIKOSH PERBERJEN E THEMELUESVE E KUPTON QE 70-80% ISHIN KOMUNISTE PRANDAJ UNE MENDOJ QE DO KETE FATIN E TE GJITHA PARTIVE SIMOTRA TE ISH BLLOKUT KOMUNIST.Te fala Nishanit mos e hiq nga qafa medaljen nje ish demokrat me teste PD student i Dhjetorit pjesemarres ne sallen e Tv te Godines 15 ne Qytet Studenti.

  34. Tung says:

    Me vjen keq o Zef Deda …por djalin e ke torollak(gje qe ti pbrenda teje e di).
    Zoti Julian…kauza e vertet e pd-istave nuk ishte cadra mor i mjere.Cadra u be sepse keshtu ishte propaganda…disa e hengren, disa jo!Ata “qe e hengren” jane si puna jote.Si jane ata si puna jote?
    Jane cunat e babit,jane cunat e hashashit,jane cunat qe nuk jane mesuar me pune por vete me vjedhe…dhe kjo vjedhje vjen ne cdo lloj menyre( me e qelbura eshte kur vidhni leket e shteti), jane cunat qe ne vend te pare kane xhepat e tyre se per Shqiperine as nuk duan tja dine…etj etj.
    Julian…kur ta kuptosh ti se cfare eshte ne te vertete pd-ja…athere do pendohesh,por per tani po te le me idiotizmin tend: Pd-ja ishte parti e sakte kur e kishte Sala thua…e pikerisht ketu fillon edhe “demokracia jote” …ishte e sakte sepse preu pyjet Lures?ishte e sakte sepse dha Valbonen per hidrocetral?ishte e sakte sepse vrau shqipetaret?
    Kauca juaj politike eshte nje…nuk doni shqiperine!!!
    Dhe nqs disa nga ju e doni,nuk keni kapacitetet e duhura qe ndjenjen ta zhvilloni per hajer te saj.

  35. Pallosh says:

    U ftillua edhe nje idiot tjeter..
    Se mos ftillohesh deri ne fund o gaztor se kembet do te çojne tek dera e errat e Berishajve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje