Koço Kokëdhima: PS-PD do të qeverisin së bashku. Është pjesë e marrëveshjes

8 Korrik 2017, 18:19Politika TEMA

Koço Kokëdhima ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë”, në News 24. Ish-deputeti i PS ndër të tjera ka thënë se pjesë e marrëveshjes së 17 majit mes PS dhe PD është dhe bashkëqeverisja.

Si e lexuat rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit?

25 qershori shënoi zgjedhje pa asnjë progres. Ishin zgjedhjet më të këqija se të shkuarat. Provoi që kishim shumë të drejtë për ti refuzuar këto zgjedhje. Duke qenë zgjedhje që do të administroheshin nga PD dhe PS, Zgjidhja zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet.

Sa mendoni se e dëgjuan thirrjen tuaj?

Ne s’kemi bërë fushatë për të vendosur “Z” në fletën e votimit, por kemi bërë një fushatë që të bojkotoheshin zgjedhjet. Sa më i thellë bojkoti, aq më shpejt do të vijë reformimi elektoral në Shqipëri.

74 mandate për zotin Rama, a ishte në pritshmëritë tuaja?

Rama mund të ndihet edhe më keq nga ky egzagjërim i deputetëve. Sepse në këto zgjedhje luajtën rolin e tyre blerjet e votave.  Edhe pse me 74 mandate nuk do të qeverisi dot e vetme. Nuk pres të krijojë stabilitet në Shqipëri. Unë mendoj që do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.

Marrëveshja e 17 majit nuk i shërbeu vendit, nuk i përmisoi standartet e zgjedhjeve. Ishte një marrëveshje e detyruar për opozitën, pasi u izolua nga në çadër, u izolua nga ndërkombëtarët. Marrëveshja ndihmoi vetëm Partinë Socialiste. Do ishte absurde të ishte një marrëveshje veç për 6 ministrat teknikë. Nëse ka një arsye serioze do të jetë një bashkëqeverisje.

3 komente në “Koço Kokëdhima: PS-PD do të qeverisin së bashku. Është pjesë e marrëveshjes”

  1. saliu says:

    Ik ore trap. Kush ta var teneqen ty.

  2. Briklona says:

    Mos u turpero ne pleqeri, Koço, shiko punet e tua, jetoooo, se per ty Edi Rama pagoi nje kosto jo te vogel ne PS.
    Shko me mire andej nga krahu tjeter se ata duan nje te menćur si ty.Ata te hoqen nga parlamenti, ata te marin prape, te mer Saliu, mos ki merak fare, mjafton te flasesh keq per Edin si Kaçi dhe behuni bashke, Koço-Kaçi – qeni-maçi.

  3. fatmir says:

    Pleherat bejne fushate kunder pjesmarrjes ne zgjedhje, qe per kushtet e vendit tone perben krim. Pjesmarrja ne zgjedhje beshte detyre e cdo qytetari, por koqja u mundua te bojkotoje ato. Por a e pyeti njeri, besoj se jo, nuk di gje per te shoqen dhe vajzat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje