"Iliri dhe Monika do të kenë ditë të vështira politike"

8 Korrik 2017, 10:37Politika TEMA

Baton Haxhiu mendon se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të kenë ditë të vështira politike.

Ja çfarë thotë ai në një intervistë për gazetën Mapo.

LSI është përfshirë nga zhvillime të rëndësishme pas 25 qershorit, të diktuara padyshim nga periudha para asaj date. Largimi i detyruar i Ilir Metës pasi u zgjodh president, solli Petrit Vasilin në krye të kësaj partie. Ai dha dorëheqje pasi LSI nuk doli parti e parë dhe në krye të kësaj partie, tani është Monika Kryemadhi. Si e parashikoni ju fatin politik të kësaj partie në të ardhmen. Besoni se LSI do të forcohet në opozitë, do të jetë një problem serioz për mazhorancën e Ramës apo pritet të ketë tkurrje të saj…?

Në politikë, ashtu si në çdo sferë tjetër të jetës, ka humbje poshtëruese që vijnë kur nuk pranon të nxjerrësh mësime nga gabimet, por ka edhe humbje të dinjitetshme që vinë kur të ardhmen dhe përparimin e siguron përmes reflektimit të sinqertë dhe të thellë të arsyeve të humbjes, kur i analizon me paanshmëri dështimet dhe gabimet dhe kur e korrigjon kursin e lundrimit drejt një qëllimi madhor si mirëqenia e një shoqërie dhe stabiliteti dhe zhvillimi i një shteti dhe sistemi politik.

Humbja e Petrit Vasilit për postin e Kryetarit të LSI, për faktin se nuk doli partia e parë, nuk bazohet në parimin e qasjes së dinjitetshme ndaj humbjes dhe as reflektimit të arsyes se pse u humben zgjedhjet. Petrit Vasili ishte personazh transitor i afërt me familjen Meta. Investimi i madh i Ilirit dhe Monikës ne LSI, nuk besoj se i besohet një njeriu të mirë siç ishte Vasili. Ai është vetëm njeri i mirë. Nuk është lider dhe nuk është për atë punë.

Nëse duhet gjetur humbësi i këtyre zgjedhjeve atëherë ai ka emër tjetër. Zgjedhjet humbën nga ish-Kryetari i LSI, zoti Ilir Meta.

Por kjo humbje e tij – ishte fitorja më e madhe LSI që prej kur është formuar. Dhe fitorja ka bazën tek elektorati i djathtë.

Elektorati i djathtë i shoqërisë shqiptare duket se ka patur pritshmëri për një zhvillim më të shpejtë të vendit.

Partia Demokratike e ka neglizhuar këtë pritshmëri dhe s’ka bërë shumë në eliminimin e shqetësimeve. Kjo e shpjegon edhe dështimin në bastionet e së djathtës. Shumë prej tyre u ndjenë të neglizhuar apo të lënë në baltë. Këtë situatë e ka shfrytëzuar sidomos LSI-ja, për ta rritur numrin e votave. Këto janë arsyet e kësaj rrjedhjeje të elektoratit të djathtë drejt LSI-së.

Ku është Monika në këtë histori? Gjatë kësaj periudhe Lulzim Basha dhe lufta e tij e vakët kundër Edi Ramës, tërthorazi i dha rëndësi dhe faktorizoi LSI dhe Ilir Metën, duke e fuqizuar në opinion imazhin e saj si forcë vendimtare kingmaker-e që do të përcaktonte fatin e fituesit të zgjedhjeve edhe këtë vit, gjë që nuk ndodhi si një “profeci e realizuar”. PD e ndihmoi fuqizimin e LSI-së, sidomos në Jug të Shqipërisë duke i dhënë hapësirë politike për të gjithë ata që dëshironin një punë në shtet.

Tash kjo histori ka përfunduar.

Monika dhe Iliri do të kenë të vështira dy rrugë:

E para ka të bëjë me rolin e opozitës. Kush do ta fitojë primatin e betejës opozitare. Besoj se tashmë dihet që PS dhe PD po angazhohen ta dobësojnë LSI-në deri në atë pikë sa të bëjnë të panevojshme jetën e saj politike. Ose të jetë aq e margjinalizuar sa të jetë e parrezikshme në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale do ta lënë LSI-në pa asnjë bashki.

E dyta, sjelljet e Ilirit dhe Monikës do të jenë të kufizuara në politikë për shkak se Ilir Meta do të jetë në lëkurën e Presidentit.

Zgjedhjet lokale do ta përcaktojnë edhe fatin e Ilir Metës. A do të mundet ai të shohë LSI-në të pafuqishme dhe në shkatërrim e sipër? A do të japë Iliri dorëheqje nga Presidenca dhe do t’i kthehet LSI për zgjedhjet e ardhshme politike? Këto mbetet të shihen.

Përcaktimi për Monikën si kryetare është vendim i duhur. I saktë. LSI brenda botës së saj nuk ka personalitet më dinamik se sa ajo. Monikës vetëm i duhen kontrolluar emocionet. Ka energji të shumtë dhe është burim i krijimit të gjeneratave të LSI. Si personalitet dhe karakter është e kundërta e Ilirit në politikëbërje.

Një bashkëpunim me PD-në në opozitë do të ishte një mundësi për forcimin e saj dhe hedhje e themeleve të një bashkëqeverisjeje me PD-në në mandatin e ardhshëm. E shihni të mundshëm këtë opsion?

Angazhimi i PD-së dhe LSI në fillim do të jetë armiqësor. PD në të ardhmen duhet të ketë për prioritet kthimin e besimit te shtresa të zhgënjyera me PD-në. Për gjetjen e strategjisë së kthimit të besimit te PD-ja dhe e djathta, duhet të bëhet elaborat i veçantë i cili nuk do të ishte vetëm demagogjik por rezultat i një procesi të dialogut të sinqertë me të pakënaqurit dhe nëse nuk duhet që PD t’i përsërisë gabimet që çuan deri te zhgënjimi i elektoratit në radhë të parë. E fituesja më e madhe e elektoratit të djathtë është LSI.

Duke qene e tillë, PD ka tri beteja brenda vetes:

Një: Veten e saj;

Dy: beteja do të jetë e përqendruar me LSI-në;

Tre: E pastaj me PS;

Dhe e fundit do të jetë një mundësi tjetër; bashkërendimi PD-LSI kundër PS. Nëse mund të ndodhë.

Sot LSI drejtohet nga Monika Kryemadhi, e cila është bashkëshorte e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Pritet të kthehet ky fakt në një problematikë pas 24 korrikut.. sepse presidenti mund të përballet me një situatë, ku mund t’i duhet të marrë vendime të rëndësishme e që mund të kenë lidhje me LSI-në, atje ku kryetare është bashkëshortja e tij….?

Presidenti Ilir Meta nuk mund ta mohojë bashkëshorten politikane. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën. Iliri ka afinitet të bëjë politiken e kujdesshme në formë. Por kam përshtypjen që do ketë përplasje ndërmjet këtyre dy energjive politike. Iliri dhe Monika do të kenë ditë të vështira politike.

24 komente në ““Iliri dhe Monika do të kenë ditë të vështira politike””

  1. Vlonjati says:

    …….thjeshte te peshtire.

    1. shvejku says:

      He mo se rregullohen ne krevat!

  2. Labi says:

    …..thjeshte te peshtire.

  3. shigjeta says:

    pak fjale kam per te thene , nuk ka me turp me te madh per shqiperine dhe shqiptaret ta perfaqesoje shqiperine dhe shqiptaret , ilir meta ne postin me te larte dhe me te nderuar te presidentit te republikes , ta kemi me shendet

    1. Argita_B says:

      Peshqesh i injorancesh fshatare qe mbizoteron Shqiperine prej 1990-tes, dhe nje peshqesh i bere popullit nga Edi Rama qe pretendon se duhet te udheheqe i veterm Shqiperine dhe President na emeron nje kryehajdut!!

  4. Soj says:

    Te qerohen nga politika keta te zgjebosur mafjoz te korruptuar.

  5. Sheiku Like i skraparit says:

    Like floririt,sheikut te skraparit ,po arriti te votohet si president,do behet presidenti i leshelise dhe jo i shqiperise,sepse shumica e shqiptareve e njohin mire dhe i kane te fresketa videon e tij me Dritanin,gojedhenat per floririn e krrabes dhe te tjera e te tjera.Shqiptaret ne shumicen e tyre nuk do ta pranojne kurre liken si perfaqesues dinjitoz te tyre.Kurse e shoqja duhet te zgjedhe: ose kryetare partie e leshelise se interesave dhe vendeve te punes ose si gruaja e presidentit,pavaresisht se do jete i leshelise dhe duke zgjedhur te dyten,ka nje protokoll shqteteror qe duhet te respektoje.Nuk mundet te mbaje dy kunguj ne te njejten sqetull.

  6. Treviso says:

    Ne qofte se vetingu nuk e perfshine Ilir Meten atehere do te jete ipabesueshem.

    1. undefined says:

      Vetingu , duhet te filloje nga EdiRama, apo je ne kundershti?

  7. piter pan says:

    Po mo Baton po, shume llafe per asgje, edhe njerezit e thjeshte e kuptojne shume mire dhe nuk kane nevoje per analizat e analisteve te leshit, cdo gje behet per PARANE, si do ta ruajme ate te shkrete qe e kemi vjedhur dhe si te shpetojme nga burgu, te tjerat jane llafe boshe, si keto ketu siper, po edhe keta analiste marrin ndonje lek, edhe gazeta merr klikim, dhe cdo gje rreth PARASE vertitet!!!

  8. Tenda e Qypit says:

    President dhe K.Partie?!
    Dy figura te perlyera e shume te perfolura.
    Turp, jo vetem per skraparlijte qe e kane votuar dhe i kene dhene perkrahje masive!
    Tani edhe per PS dhe gjithe votueset e saj.
    Turp , turp e asgje me teper !

  9. J says:

    Familje e lumtur!!! …Hajdute.

  10. piter pan says:

    Dhe na fund fare, kam ende shprese se do te vije nje dite qe ne libra brezi i ri do te mesoje per keta 2 personazhe si per 2 palaco dhe 2 hajdute ordinere, si 2 fantazma te nje kohe sa te erret aq edhe qesherake!!!

  11. Fredi says:

    Fiona e Shrek,vissero per sempre orrendi e felici.

  12. Aseni says:

    Familia Meta brenda 3 muajve beri disa levizje te cuditshme. Shkon Iliri president; Vasili vjen dhe iken si kryetar; Monika kryetare. Keto levizje behen nga qe nuk dine apo nga qe kane humbur qetesine?

  13. Ku eshte komenti im o te censuruar,nuk kishte as ofendime pervec te vertetes qe eshte ofendimi me i madhe qe i behet ketij pis mileti duke zgjedhur nje hajdut ne krye te presidences.

  14. Lennard says:

    Ka ende kohe per te vendosur qe keta horra te dalin jashte politikes si dhe te marrin DENIMIN e MERITUAR

  15. likja says:

    Baton. Me qene realist, duhet t’ia japesh Bashkine e Skraparit leshelise, me teper nuk merr.

  16. owl says:

    Ja te martohen te bejne dasmen pastaj mbase regullohen.

  17. Alidemsi ri says:

    Tamam SHREKU me MONEN origjinal..

  18. soli says:

    U.ulen.malet.u.ngriten.halet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje