Raporti i KLSH: Prokurorët, lum abuzimesh me paratë për hotele, dreka dhe udhëtime luksoze

8 Korrik 2017, 09:12Politika TEMA

Fluturimet VIP, me klasin ‘biznes’, janë vetëm një pjesë e luksit të padukshëm të njerëzve të organit të akuzës në Shqipëri, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të vjetra nata, ndërsa 70 mijë lekë të reja i konsumon për ushqim. Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.

“Nga dokumentacioni i vitit 2015, konstatohet se me urdhër shërbimi nr. 13, datë 2.02.205, është bërë pagesa e dietave brenda vendit për z…prokuror, i komanduar në Vlorë, për periudhën 31 dhjetor 2014 dhe 4-9 janar 2015, përkatësisht për fjetje 54 000 lekë dhe dietë e plotë ditore 42 500 lekë.

Fatura e hotelit nuk është firmosur nga blerësi. Me urdhër shërbimi nr. 64, datë 17.03.2014, janë paguar dieta brenda vendit në shumën 140 500 lekë.

Janë paguar 10 punonjës për shërbimin e kryer. Kryerja e pagesë është urdhëruar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Për pagesat janë paraqitur dokumentet justifikuese si urdhër shërbimet, faturat tatimore dhe kuponët tatimorë për fjetje në hotel.

Me urdhër shërbimi nr. 252, datë 15.09.2014, është paguar dieta brenda vendit në vlerën 114 000 lekë, për shtatë punonjës, lidhur me shërbimin në Përmet, gjithsej katër ditë dietë e plotë dhe akomodim në hotel, vlera 22 000 lekë”, thuhet në raportin e aludimi të Prokurorisë së Përgjithshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, raporton Shqiptarja.com.

Njerëzit e organit qendror të akuzës, në shumë raste kanë preferuar udhëtimet luksoze dhe të shtrenjta me avion. “Me urdhër shpenzimi nr. 263, datë 1.10.2015, është paguar…, për blerje bileta avioni copë 3, për itinerarin Tiranë-Zyrich-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe dy bileta klasi ekonomik). Vlera e ofertës është 265 000 lekë, sipas faturës së thjeshtë tatimore nr. 4, datë 0.09.2015.

Fituesi i renditur në vendin e parë është tërhequr nga gara. Me urdhër shpenzimi nr. 359 datë 25.11.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Strasburg-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik).

Procedurat janë zhvilluar mbi bazën e marrëveshjes kuadër të nënshkruara nga palët Prokuroria e Përgjithshme dhe operatori ekonomik… Me urdhër shpenzimi nr. 392 datë 23.12.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Paris-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik)”, thuhet në raport.

2 komente në “Raporti i KLSH: Prokurorët, lum abuzimesh me paratë për hotele, dreka dhe udhëtime luksoze”

  1. llalle harapashi says:

    jepi llalle harapashi jepi sa te mundesh,se mban xhepi i popullit shqiptar dhe buxheti i varfer i ketij shteti.Te lumte bytha,e ke kthyer prokurorine ne han pa porta dhe mejhane xhaba!

  2. butrinti says:

    PSE BENI HAM HAM HAM GAZETA . DERGOJINI PUSULLATPI DHE TE KTHEJNE MBRAPSHT TAT E MARRA PADREJTESISHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje