Mustafa Nano komenton në një intervistë për gazetën Mapo, të ardhmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
LSI është përfshirë nga zhvillime të rëndësishme pas 25 qershorit, të diktuara padyshim nga periudha para asaj date. Largimi i detyruar i Ilir Metës pasi u zgjodh president, solli Petrit Vasilin në krye të kësaj partie. Ai dha dorëheqje pasi LSI nuk doli parti e parë dhe në krye të kësaj partie, tani është Monika Kryemadhi. Si e parashikoni ju fatin politik të kësaj partie në të ardhmen. Besoni se LSI do të forcohet në opozitë, do të jetë një problem serioz për mazhorancën e Ramës apo pritet të ketë tkurrje të saj…?
Unë besoj se pjesë e marrëveshjes Rama-Basha ka qenë edhe eliminimi i LSI-së. Mirëpo kanë dalë dy pengesa qysh në fillim. Së pari, LSI-ja doli më e fortë se më parë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe së dyti, Basha është në pozita shumë të dobëta brenda PD-së, e kështu mund të mos i qëndrojë më marrëveshjes. Nëse pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe hartimi e miratimi i një ligji elektoral mazhoritar, me anë të të cilit kanë dashur të dëmtojnë LSI-së, tani PD-ja nuk duket më e interesuar për këtë gjë.
Sidoqoftë, LSI-ja me shumë gjasë do të dobësohet gjatë katër viteve të ardhshme. Spastrimet e militantëve të saj nga administrata (duket se PS-ja është e vendosur për ta bërë këtë gjë) do të jenë një goditje e fortë për këtë parti. Do të jenë të shumtë njerëzit e saj që do të demoralizohen, e do ta braktisin, ose do ta këmbejnë me partinë në pushtet. Por LSI-ja do të mbetet më këmbë, pasi do të jenë të shumtë edhe ata që do t’i qëndrojnë besnikë asaj. Ajo do mund të dëmtohej rëndë veç nga një ligj elektoral me prag të lartë ose nga një ligj mazhoritar. Mirëpo, siç thashë, nuk ka më garanci më se ky ligj do të kalojë në parlament.
Një bashkëpunim me PD-në në opozitë do të ishte një mundësi për forcimin e saj dhe hedhje e themeleve të një bashkëqeverisjeje me PD-në në mandatin e ardhshëm. E shihni të mundshëm këtë opsion?
LSI-ja është shumë e interesuar që të ketë një bashkëpunim të fortë me PD-në në opozitë. Madje, ajo qysh tani ka filluar t’i dërgojë sinjale bashkëpunimi. Ata të PD-së nuk u janë përgjigjur këtyre sinjaleve, pasi hë për hë nuk dinë ku kanë kryet, por fuqia absolute e Berishës në PD është një garanci për këtë bashkëpunim. Paradoksalisht, këtë bashkëpunim do ta bëjnë të mundur dy personazhe që “de jure” nuk kanë lidhje me partitë e tyre, por që “de facto” mbeten kryetarë të tyre. Është fjala për Berishën e Metën.
Nëse do të bëhet i mundur ky bashkëpunim, me këtë do t’i shtrohej rruga një koalicioni parazgjedhor PD-LSI pas katër vitesh. Por ky është një arsyetim teorik, kuptohet. Katër vjet janë shumë, e askush nuk e di se ç’do të ndodhë. Nuk dimë se si do të dalë PD-ja nga humbja katastrofike, nuk dihet nëse Basha do të rikuperojë forcë (aq sa e ka pasur), nuk dihet se si do t’i vejë filli marrëveshjes Rama-Basha, e nuk dihet më në fund se ç’efekte do të ketë Reforma në Drejtësi që do të fillojë të zbatohet në këtë legjislaturë.
Sot LSI drejtohet nga Monika Kryemadhi, e cila është bashkëshorte e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Pritet të kthehet ky fakt në një problematikë pas 24 korrikut.. sepse presidenti mund të përballet me një situatë, ku mund t’i duhet të marrë vendime të rëndësishme e që mund të kenë lidhje me LSI-në, atje ku kryetare është bashkëshortja e tij….?
Problemi presidencial në këto rrethana nuk vjen prej faktit që Ilir Meta ia ka lënë vendin Monika Kryemadhit në krye të LSI-së, por prej faktit që Ilir Meta do të vijojë të luajë politikisht nga zyrat e Presidentit. Ilir Meta do të jetë presidenti më politik qysh prej vitit 1997. Me këtë nuk i bëhet mirë Republikës.
Muci, duhet thene qe perzgjedhja e Metes te lere Meteshen Kryetare te LESHEIS eshte koncekuence e filozofise se tij per ta ktheyer ne ciflig cdo gje qe mund te kthehet ciflig ne kete Shqiperi. Shfrytezon te gjitha hapesirat qe: edhe Presidenca te mbetet ciflig, edhe LESHE-ja te mbetet ciflig, edhe politika per kete shkak te mbetet ciflig. Njelloj sic i shfrytezoi per keto 10 vjet qe kaluan. Te nxjerre c’mund te nxjerre. Domethene kthim ne feudalizem i koheve moderne.
Ka ngjasa qe kjo parti te perfundoje si Parita e Kreshnik Spahiut. Te presim kur te behet reforma ne administrate.
Jane bere te gjithe pragmatiste! Me analiste ,militante hajdute dhe vrases politikane! Nuk flet njeri se kush eshte Likja,Monika ,Basha Berisha e gjithe LSI e gjithe PD! Flasin se cfare mund te ndodhe! Asnje muk permend burgun! PSE? Edhe Nano eshte paguar me para te pista ,nen dore!
Ka dy arsye perse Shqiperia ecen mbrapsh.Se pari sepse ka politikan si Ilir Meta&co dhe se dyti sepse ka gazetare fyej siç je ti Muçu.Dhe sa te ngelet qofte edhe 1 nga hordhia juaj ne kembe Shqiperia ka per te pasur vuajtje.
Shenim:kur them fyej kam parasysh jo fyej qe leshojne melodi kur perdoren nga ustalar por fyej qe u hyn ajri nga njera ane dhe u del nga tjetra pa degjuar asnje melodi por vetem nje zhurem idiote e te pakuptimte.Megjitheate ,duke e ditur qe komenti do censurohet,siç censurohet çdo gje kundra ritmit te çmendur te kohes nuk perjashtoj nga kjo as hordhite e gazetareve qe jane shaku i dyte i kaosit 27 vjeçar shqiptar.
Kjo eshte politika se po te vijne me valixhe druri si Saliu dhe skrapalliu kjo do ndodhte.pra duhet nxjere nje ligj qe presidenti duhet te kete 2 ose 3 breza qyqetari si e ka Amerika.
Muci! Po si i behet qe metesha do jete dhe kryetare e leshelise dhe zonje e pare e shtetit?Dakort qe floriri like ka berishen si mendoras te tij dhe mund te bejne marreveshje para e pas zgjedhore,por si do i behet hallit me liken,me te shoqen,me kushtetuten,me protokollin qeverritar rigoroz te detyres se presidentit?Likja eshte duke vuajtur shpirtetisht qe leshelija nuk doli fporce e pare(ne fakt doli,por nga fundi,se shqiptaret e braktisen dhe nuk e besuan)dhe kam frike se mos na peson ndonje gje.Jo per gje ,por te tille tip si likja,qe loz dhe poker dhe shah apo kumar pa vene leke nga te tijat ne loje por duke perdorur leket e ketij populli,eshte veshtire te gjendet se dhe padrinoja i PD-se eshte plakur dhe s’ka me takat tani.Kush do e zevendesoje lamashin-kandidat per president?Lulushi ka hallet e tija dhe genjen aq shume gjithe diten e lume,sa nuk mban me mend se cfare ka thene e cfare nuk ka thene dhe pret dhe ai vetingun.Nard humoristi nuk e ben dot vezen e like sheikut.Nga sa kam ndjekur une komentet qe behen per te,nuk kam lexuar asnje qe te thote te kunderten e kesaj qe shpreh dhe une.